GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Kuvendi me 94 vota pro, i kërkon qeverisë të strehojë 5 mijë ukrainas

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 4 min
A A
Kuvendi me 94 vota pro, i kërkon qeverisë të strehojë 5 mijë ukrainas
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën me vota 94 pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim ku dënon ashpër agresionin e Rusisë në Ukrainë. Në njërën nga pikat Kuvendi i kërkon qeverisë që të aplikojë për anëtarësim në NATO dhe BE.

Po ashtu shprehet kërkesa e Kuvendit ndaj qeverisë për gatishmërinë për strehimin e 5 mijë refugjatëve nga Ukraina. Në tekstin e rezolutës thuhet se Serbia s’është distancuar nga krimet dhe gjenocidi në Kosovë dhe në vend se Serbia të ishte e dënuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht, duke aluduar në eprorët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

“Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshem, te paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federates Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion”, thuhet në pikën e parë të Rezolutës së Kuvendit.

Teksti i plotë i Rezolutës:

Nisur nga gjendja e krijuar në Ukrainë, ku kontinenti evropian po përballet me situatë të paprecedent që nga Lufta e Dytë Botërore.

Duke e pasur parasysh se sulmi i Federatës Ruse ndaj Ukrainës është kërcënim për sigurinë e popullit te saj, por dhe kërcenim ndaj vlerave demokratike, sigurisë në Evropë dhe pages në botë.

Duke njohur vuajtjet e sakrificat e luftës, i japim mbështetje të plotë popullit te Ukrainës, institucioneve demokratike të cilët po mbrojnë atdheun, duke luftuar e duke u mbrojtur nga sulmi pushtues i Federatës Ruse, i nisur më 24 shkurt 2022 dhe i paraprirë me aneksimin e dhunshëm dhe arbitrar të Krimesë dhe rajoneve të Donbaskut prej vitit 2014.

Duke ritheksuar shqetësimin e lartë për ndikimin dhe ndërhyrjen e Federatës Ruse në vendet e Ballkanit perëndimor përmes Serbisë, Republikës Serbe në Bosnjë e Hercegovinë dhe manifestimet e saj obstruksioniste si përpjekja e dështuar për grushtin e shtetit në Mal të Zi, përpjekjet e ngjashme në Maqedoninë e Veriut, deri tek përfshirja e ambasadorit të Federatës Ruse si kërcenim i bashkrenduar me Presidentin e Serbisë në inspektimin ushtarak të Forcave Serbe në kufirin me Kosovën gjatë shtatorit 2021.

Duke theksuar se çështja e Kosovës në Jugosllavi dhe ndërhyrja humanitare e NATO-s në Kosovë për të ndalur aparatin shtetëror të ish-Jugosllavisë dhe Serbisë nuk ka asnjë ngjashmëri me Ukrainën e sotme dhe institucionet e saj legjitime. Ndërhyrja humanitare e NATO-s kishte për qëllim ndalimin e spastrimit etnik te Kosovës dhe shpëtimin nga gjenocidi i shkaktuar nga agresioni i Serbisë, që deboi 1 milion shqiptarë, vrau mbi 12.000 civilë, në mesin e tyre mbi 1300 fëmijë, kreu më shumë se 400 masakra, dhe moi rreth 20.000 gra dhe vajza, dogji qindra mijëra shtëpi, shkatërroi pasurinë, monumentet kulturore, fetare e historike, si dhe plaçkiti artefaktet. Kur Aleanca më e madhe e shteteve e prirë nga NATO ndërhyri në Kosovë në vitin 1999, ajo e bëri këtë pas dekadave të diskriminimit e shtypjes të drejtuar nga Serbia, dhunës sistematike dhe spastrimit etnik të vazhdueshëm.

Rruga e Kosovës drejt pavarësisë u cel pas viteve të spastrimit etnik, burgosjeve e vrasjeve mbi baza etnike dhe abuzimeve masive të të drejtave të njeriut. Ndërsa ligjshmëria dhe legjitimimi dekombëtar i pavarësiseë së Kosovës shpalluar më 17 shkurt 2008 është vërtetuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë me vendimin e marrë në vitin 2010. Kuvendi i Kosovës perkujton se shteti i Serbise asnjehere nuk eshte distancuar nga krimet dhe gjenocidi ne Kosove, si dhe ende heziton të nxjerrë para drejteësisë kriminelët e luftës. Në vend se Serbia të ishte e denuara, sot Kosova dhe lufta e saj po gjykohen padrejtësisht. Duke marrë parasysh vullnetin e fortë të popullit të Kosovës dhe konsensusin politik e shoqëror për integrim euro-atlantik të Kosovës. Në funksion të ruajtjes së pagës dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor. Kuvendi i Republikës së Kosovës, në mbështetje të nenit 65 të Kushtetutës së Kosovës, dhe nenit 6, paragrafi 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e grupeve parlamentare nënshkruese, miraton këtë rezolutë.

  1. Kuvendi i Republikës së Kosovës e dënon në mënyrën më të ashpër të mundshme agresionin dhe invazionin e paligjshëm, të paprovokuar dhe të pajustifikuar ushtarak të Federatës Ruse ndaj Ukrainës si dhe përfshirjen e Bjellorusisë në këtë agresion.
  2. Kuvendi i Republikës së Kosovës renditet krahas aleatëve perëndimorë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit të saj, si dhe kundërshton fuqishëm qasjen dhe sjelljen pak vendeve të rreshtuara krah agresionit dhe terrorit Rus ndaj Ukrainës, nisur nga fqinji ynë verior Serbia.
  3. Kuvendi i Republikës së Kosovës mbështet popullin dhe institucionet e Ukrainës, si dhe dënon vrasjet e civilëve dhe femijeve. Gjithashtu përshëndet fillimin e hetimeve nga Gjykata Ndërkombëtarëve Penale për krime lufle dhe mbështet dërgimin e rastit nga Ukraina në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.
  4. Kuvendi i Kosovës mbështet vendosjen e sanksioneve ekonomike dhe politike nga Qeveria e Republikës së Kosovës ndaj Federatës Ruse, në linjë me sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe të gjitha vendet demokratike.
  5. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosovës që, krahas gatishmërisë për strehimin e 20 gazetarëve ukrainas, t’i koordinon të gjitha veprimet e mëtejshme me partnerët ndërkombëtar, si dhe të shpreh gatishmërinë për strehimin eventual të deri 5000 refugjatëve nga Ukraina.
  6. Kuvendi i Republikës së Kosovës i kërkon Qeverisë së Republikës së Kosoves që, të ndaj një fond të veçantë për ndihmë ndaj popullit ukrainas, sipas koordinimit ndërmjet të dy qeverive respektive, Kosovë – Ukrainë.
Etiketa: BEbisedimeKosovaKuvendiLuftaNATORusiSHBAukraina

Lajme të lidhura

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci
Kosovë & Rajon

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja
Kosovë & Rajon

“Tym i bardhë” pas takimit, Vetëvendosje dhe LDK pranë marrëveshjes për institucionet e reja

08:50 - 11/07/26
Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së
Kosovë & Rajon

Mbyllet pa rezultat konkret takimi i Albin Kurtit me kreun e PDK-së

12:32 - 10/07/26
Para
Lufta në Ukrainë/ Deputeti rus: Pushtimin e planifikuam një vit më parë

Lufta në Ukrainë/ Deputeti rus: Pushtimin e planifikuam një vit më parë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj shpërthen ndaj Ramës: Premtoi shëndetësi falas e pensione dinjitoze, ku janë? Le të vijë këtu!

20:48 - 11/07/26

Aktori i njohur Mehdi Malkaj ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë një fjalimi publik, duke e...

Lexo më shumë
Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

Përmbytet varka me turistë, humbin jetën 15 persona

20:29 - 11/07/26
E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

E rëndë në Shkodër! Gjendet i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

20:13 - 11/07/26
Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

Hashim Thaçi kërkon lirim me kusht në Hagë, ofron 50 mijë euro garanci

20:02 - 11/07/26
Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

Protestuesi: Rama deshi timonin dhe e mori, tani po na çon në humnerë!

19:44 - 11/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com