GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi miraton amnistinë, përfitojnë dhe të korruptuarit

23:13 - 04/04/24
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Amnistia “mollë sherri” në Kuvend – Debatet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Me 116 vota pro në parim dhe 110 vota në votimin final, amnistia pritet të nxjerrë nga burgjet të paktën 700 të burgosur dhe të ketë ulje dënimi për 400 të tjerë, sipas statistikave të Ministrisë së Drejtësisë.

Deputeti Agron Shehaj ishte e vetmja votë kundër, ndërsa deputetja socaliste Ermonela Felaj abstenoi.

Projektligji i qeverisë u mbajt peng për mungesë votash për disa muaj dhe u ndryshua në komisionin e Ligjeve nga deputetët e shumicës, duke futur në kategoritë e përfituesve edhe subjektet e dënuar nga Gjykata e Posaçme.

Opozita e kundërshtoi këtë gjë, por në amendamentin e saj edhe pse përjashtohen zyrtarët e lartë shtetërorë, gjithsesi përfitojnë ulje dënimi zyrtarë të mesëm që janë dënuar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.

Gjatë seancës plenare, Bardhi këmbënguli se nuk do të përfitonin zyrtarët e lartë, “Me amendamentin tonë dhe analizën e ekspertëve, asnjë person zyrtar i lartë i dënuar për korrupsion, tendera, nuk përfiton nga amnistia,” deklaroi ai.

Amendamenti i Bardhit përjashton nga përfitimi një grup funksionesh kushtetuese, të tillë si presidenti, kryeministri, ministra, zëvendësministra,  deputetë dhe funksionarë të tjerë të lartë të drejtësisë e të ngjashme, por lejon uljen e dënimit për një seri veprash penale në kompetencë të GJKKO-së për zyrtarë të tjerë të nivelit të lartë, gjyqtarë, prokurorë apo persona fizikë të dënuar për korrupsion, abuzim me tenderat dhe të ngjashme.

Ky amendament u kundërshtua nga nga grupimi opozitar i drejtuar nga Lulzim Basha, të cilët ngritën akuza për pazar politik mes grupimit tjetër opozitar që njihet si “Rithemelimi” dhe mazhorancës në pushtet.

Enkelejd Alibeaj tha se “djalli fshihej në detaje” duke iu referuar amendamentit “Bardhi” dhe rreshtoi veprat penale që përfitonin ulje dënimi që lidheshin me korrupsionin. Ai e quajti pazar politik bashkimin e votave mes kolegëve të tij opozitarë dhe shumicës në pushtet.

Pavarësisht kundërshtimit, grupimi i Bashës nuk votoi kundër projektligjit.

Ndërsa Shehaj që votoi kundër,  argumentoi se amnistia po jep mesazh të gabuar për punën e SPAK-ut duke pranuar ulje dënimi për të dënuarit për korrupsion duke iu referuar amendamentit të miratuar në seancë.

“Mesazhi për SPAK-un është i qartë; ju i kapni, ne i nxjerrim,” tha ai para mediave, duke shtuar se “unë nuk bëhem pjesë e kësaj loje”.

Edhe deputeti i PD-së, Dashnor Sula foli për mungesë transparence për mënyrën se si u fut në votim brenda ditës pa u lënë mundësi deputetëve të propozonin amendamente.

Në versionin final të miratuar u zgjat afati kohor i përfitimit deri 31 mars 2024, u rritën vitet në uljen e dënimit në 2 vite për gratë dhe në 1.5 vite për burrat dhe përfshiu dhe kategorinë e protestuesve kryesisht të opozitës që janë në proces hetimi apo të dënuar. Amendamenti për faljen e protestuesve përfshiu në debat dy grupimet e opozitës dhe u paraqiten dy amendamente të ndryshme, por u miratua versioni i Bardhit.

/Reporter.al/

Etiketa: Amnistiaamnistia fiskaleKryesore1kuvendPDPS

Lajme të lidhura

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën
Breaking Views

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26
Para
PS bojkoton për 13 arsye Komisionin për ‘Shëndetësinë’

PS bojkoton për 13 arsye Komisionin për ‘Shëndetësinë’

Discussion about this post

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com