GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK

23:14 - 26/07/24
në Breaking Views, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Iranianët u përdorën si justifikim”, Salianji: Të dhënat e TIMS gjenden ‘online’, të aksesueshme nga krimi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas punës 4 mujore hetimore në Komisionin Parlamentar për rrjedhjen e të dhënave të sistemit TIMS, Kuvendi ka miratuar në seancën e fundit të kësaj legjislature vetëm raportin e mazhorancës. Palët nuk gjetën dakordësinë për të dalë me një raport, ndërsa ai i PS u miratua me 76 vota pro dhe 3 kundër u miratua në Kuvend.

Gjetjet e opozitës, kryetari i Komisionit, Ervin Salianji paralajmëroi se do t’i çojë në SPAK, duke thënë se duhet zbuluar kush është ai që i bën emërimet e paligjshme në strukturën e Policisë së Shtetit. Për deputetin e PD, hetimi parlamentar duhej të ishte zgjatur edhe me dy muaj të tjerë.

Salianji prezantoi raportin e opozitës në Kuvend, duke thënë se drejtori i IT, në Policinë e Shtetit, Ervin Muça është emëruar në mënyrë të paligjshme, ndërkohë që theksoi se të dhënat e TIMS i janë shitur grupeve kriminale.

“Dy raportet kanë verifikuar, emërimet e paligjshme të drejtuesve të lartë policisë, ndërhyrjet në sistemin TIMS, vjedhjen e tw dhënave të TIMS, manipulimin e të dhënave, dhënien e të dhënave grupeve kriminale, mbrojtjen e paligjshme që bën PS për tim, aksesin e paautorizuar të njerëzve që s’kanë punë me TIMS. Njerëz në byrektore aksesojnë TIMS,. Për çfarë persona të caktuar fshihen nga TIMS. Pavarësisht se futen emrat, është sikur nuk ka ekzistuar. Do ta çojmë në SPAK për ta hetuar, kush është ky njeri që ka fuqi të bëjë baske dy ministra të brendshëm, drejtuesit e lartë, që të bëjnë emërime të paligjshme, të bëjnë ca i do qefji. Dini gjë kush e ka këtë fuqi? Prandaj duhej hetimi edhe dy muaj të tjera”, tha Salianji.

Salianji, sfidoi edhe PS që raportin e saj ta çojë në SPAK, ndërsa e akuzoi se mbajnë në detyrë drejtorë të cilët janë përgjegjës për kalime të njerëzve në pikat kufitare pa u regjistruar në TIMS.

“Rezultoi qartazi shkelje ligjore, ka ndonjë përgjegjës? Keni ndonjë diferencë ju nga raporti që kishim ne. Për personat e krimit të organizuar nuk funksionin. Të thuash që nuk ka asnjë problematikë po të kesh frikë ta çosh në SPAK. Pse nuk e çoni raportin në SPAK. Ne u themi çojeni ligjin për policinë e shtetit në shtator dhe ju thoni do ta votojmë tani. Ka pas ndërhyrje në TIMS, jo nga iranianët, ta kanë thënë drejtorët e policisë. Ka pas persona të paautorizuar në TIMS, ka pas njerëz që kalojnë pikat e kalimit kufitar pa u regjistruar, ka përgjegjës direkt që i keni drejtorë. Keni guxim ta hiqni, merreni hiqeni”, vijoi Salianji.

Nënkryetari Toni Gogu, prezantoi në Kuvend raportin e PS. Gogu renditi rezultatet e hetimit katër mujor e gjithëpërfshirës dhe tha se ky raport nxjerr në pah kontrastin e thellë midis dy qasjeve hetimore: njëra e karakterizuar nga akuza të nxituara dhe tjetra e bazuar në ekzaminim të plotë dhe metodik. Në emër të mazhoranës në këtë komision hetimor, i cili e përfundoi mandatin e dhënë nga Kuvendi, Gogu propozi 4 masa që duhen ndërmarrë.

gijotina.com/

Etiketa: Ervin SalianjiKomisioni TIMS

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Kryemadhi dhe Mediu bashkojnë votat me PS-në për strategjinë e ushtrisë

Kryemadhi dhe Mediu bashkojnë votat me PS-në për strategjinë e ushtrisë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com