GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi nis punimet pa konsensus, çështjet ku priten debatet e forta

21:17 - 01/09/23
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Arrestimi i nënës lehonë në Shkodër ndez debate në Kuvend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Konferenca e Kryetarëve nuk arriti në një konsensus politik të premten për miratimin e kalendarit e punimeve të sesionit të ri parlamentar që nis javën e ardhshme.

Kuvendi njoftoi se “Konferenca nuk ra dakord për miratimin e programit dhe kalendarit të punimeve të Kuvendit dhe çështja i kaloi seancës plenare”.

Mbledhja u mbajt pa praninë e mediave por burime nga Kuvendi thanë për BIRN se debati u fokusua tek rendi i ditës së seancës së parë për këtë sesion.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi kërkoi që kjo seancë t’i kushtohej problemeve të zgjedhësve, sipas praktikës parlamentare të përfundimit të “Javës së gjelbër” që ishte në javën e fundit të sesionit të kaluar.

Ky rend dite parashikon disa orë diskutime të lira të deputetëve pasi “Java e gjelbër” i kushtohet takimeve të tyre me zgjedhësit në zonat elektorale.

Përfaqësuesit e Partisë Socialiste kanë kundërshtuar me argumentin se seanca e parë e një sesioni të ri parlamentar ka natyrë ceremoniale dhe nuk mund të jetë një seancë e zakonshme parlamentare.

Në kalendarin e punimeve të këtij sesioni parlamenti pritet të zgjedhë Avokatin e ri të Popullit, që mbetet peng i mosmarrëveshjeve politike prej më shumë se një viti e gjysëm.

Vetëm 7 nga 15 kandidatët për këtë detyrë kanë depozituar në Kuvend firmat e 28 deputetëve për vijimin e garës, ndërsa emri që do të arrijë të marrë votat e 3/5 e të gjithë anëtarëve pritet të dalë nga një marrëveshje politike mes palëve.

Një konsensus politik kërkon edhe rikonfigurimi dhe dhënia e një mandati të ri për Komisionin e Posaçëm për Reformën Zgjedhore, që ka një strukturë bipartizane. Ky komision u ngrit që në shkurt 2022, por ka bërë vetëm dy mbledhje deri më tani dhe pavarësisht mungesës së produktit, Kuvendi i ka dhënë atij mandat të ri çdo 6 muaj.

Debate politike pritet të ketë për projektligjin e ri të qeverisë për lojërat e fatit, që rikthen bastet sportive online.

Në relacionit shoqërues të këtij projektligji qeveria pretendon se po e formalizon tregun e lojërave të fatit për këtë kategori loje, i cili është ushtruar në mënyrë të paligjshme që prej vitit 2018, kur u ndalua si aktivitet.

Në muajin korrik mazhoranca miratoi me forcën e kartona disa ligje të kontestuara nga opozita dhe grupime të shoqërisë civile, si ligji që parashikonte masa ndaluese për mjekët e rinj, ai për legalizimin e kanabisit mjekësor dhe një ligj që i jepte mundësinë të qëndronte për një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushit, një ish-politikan në karrierë./BIRN

Etiketa: DebatetkonsensusKuvendi

Lajme të lidhura

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën
Aktualitet

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare
Aktualitet

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Para
“Më mungon shumë”/ Adelina poston mesazh prekës për nënën e saj

“Më mungon shumë”/ Adelina poston mesazh prekës për nënën e saj

Discussion about this post

TË FUNDIT

‘Prit t’i çoj fjalën atij k*rvës që kërcënon…’, dalin përgjimet mes Ballukut dhe Berberit
Aktualitet

300 apartamentet e Belindës/ Del sms nga dosja, Balluku-Berberit: Më bëj pasqyrën sa apartamente ke shitur!

08:07 - 13/03/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka nxjerrë një detaj të ri nga dosja që SPAK dorëzoi...

Lexo më shumë
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 13 Mars 2026

07:49 - 13/03/26
E marta ditë e butë pranverore, parashikimi i motit për 10 mars 2026

Parashikimi i motit për sot, 13 Mars 2026

07:47 - 13/03/26
Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com