GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

“Kuvendi nuk zbaton vendimin e Kushtetueses për tubimet”, Vasili: Rilindja do të dekurajojë protestat qytetare

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Taksa e karbonit dhe qarkullimit/ Vasili thirrje Ramës: Boll u qurravite në Facebook!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një postim në Facebook, nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, shprehet se Kuvendi i Shqipërisë ka bllokuar Vendimin e Kushtetuesës për Tubimet, duke e cilësuar këtë si “kulmi i antiligjit. Vasili shkruan se kuvendi në mënyrë banditeske arrin deri aty sa nuk zbaton as Vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila sipas tij ka vendosur ndryshimin e Kodit Penal për tubimet, që dënon padrejtësisht qytetarët.

“Kulmi i antiligjit, Kuvendi i Shqipërisë bllokon Vendimin e Kushtetueses për Tubimet!
Kuvendi i Shqipërisë në mënyrë banditeske arrin deri aty sa nuk zbaton as Vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Gjykata Kushtuese ka vendosur ndryshimin e Kodit Penal për tubimet, që dënon padrejtësisht qytetarët! Gjykata Kushtetuese shfuqizoi në Kodin Penal ndalimin për zhvillimin e protestave pa lejen e policisë. Ky Vendim i Gjykates Kushtetuese duhej të ishte zbatuar që në dhjetor të vitit 2021. Kemi depozituar në Kuvendin e Shqipërisë që në 18 mars Projektligjin për ndryshimet në Kodin Penal për Tubimet ashtu siç urdhëron Gjykata Kushtetuese, me firmat e Monika Kryemadhit, Petrit Vasilit dhe Erisa Xhixhos. Por këtë Vendim Rilindja në Kuvendin e Shqipërisë e zvarrit dhe e bllokon qëllimisht në dhunim hapur të Kushtetutës dhe ligjit. I kam kërkuar publikisht edhe Kryetares së Kuvendit L.Nikolla, që të bëjë detyrën dhe të imponojë shqyrtimin dhe miratimin urgjent në seancë plenare të ndryshimeve të Kodit, por ajo duke ju bindur vetëm urdhërave politike të Rilindjes nuk ka bërë asgjë. Rilindjes i intereson të mbajë qytetarët nën kërcënim, ti mbajë me procese të hapura me qëllimin e vetëm për të dekurajuar protestat e qytetarëve kur atyre ju dhunohen të drejtat e ju rrëmbehet prona dhe liria nga rilindja. Sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetutese është i detyrueshëm reflektimi në Kodin Penal në nenin 262, paragrafi i parë dhe shfuqizimi i shprehjes ” pa marrë më parë lejen nga organi kompeten sipas dispozitave të veçanta..”
Ja Vendimi i Gjykates Kushtetuese i dates 4 maj 2021:
V E N D O S I:
Pranimin e kërkesës. Shfuqizimin e shprehjes “pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta” në paragrafin e parë të nenit 262 të Kodit Penal.
Detyrimin e Kuvendit të plotësojë normën ligjore nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Marrë më 04.05.2021
Shpallur më 02.06.2021
Rilindasit ne Kuvend, qe ulerasin plot histeri per dashurine e tyre per Reformen ne Drejtesi nuk zbatojne as Vendimet e Gjykates Kushtetuese sepse ashtu i urdheton per turpin e tij Edi Rama. ” – shkruan Vasili në facebook.

 

Etiketa: KushtetuesjaKuvendiPetrit VasiliRilindjatubimetvendimi

Lajme të lidhura

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?
Breaking Views

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale
Breaking Views

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton
Aktualitet

Vajza e Ilir Beqajt heq dorë nga shtetësia shqiptare, Presidenti Begaj e dekreton

14:23 - 07/08/26
Para
Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, mediat greke: ‘Kolumbia’ po vjen në derën tonë

Legalizimi i kanabisit në Shqipëri, mediat greke: ‘Kolumbia’ po vjen në derën tonë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane
Botë

Krijohet “NATO-ja” e tri superfuqive myslimane

23:30 - 07/08/26

Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një marrëveshje të përbashkët mbrojtjeje, të ngjashme me atë të NATO-s, sipas së...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

“Rama jepe dorëheqjen”, mesazhi në Bulevard për Prokurorinë e Posaçme: SPAK, ç’pret?

23:03 - 07/08/26
Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

Banorët e Memaliajit protestojnë kundër bashkimit me Tepelenën, bllokohet rruga nacionale

22:55 - 07/08/26
Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

Shkrumbohet nga flakët banesa në Shkodër, nuk ka të lënduar

22:40 - 07/08/26
Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

Zgjedhja e presidentit, Kurti i ofron PDK postin e kryetarit të Kuvendit, i kërkon mbështetje për zgjedhjen e presidentit

21:30 - 07/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com