GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Kuvendi shpenzon shuma marramendëse për udhëtimet e deputetëve, kush janë ligjvënësit që refuzuan dietat

16:20 - 06/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Kuvendi shpenzon shuma marramendëse për udhëtimet e deputetëve, kush janë ligjvënësit që refuzuan dietat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kuvendi i Shqipërisë ka shpenzuar rreth 100 mijë euro në dy muajt e fundit vetëm për dietat e deputetëve për të mbuluar shpenzimet e tyre në udhëtimet brenda dhe jashtë vendit.

Në listëpagesën e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit, rezulton se vetëm në muajt mars dhe prill, lëvizjet e 127 ligjvënësve, kryesisht për të takuar elektoratin që përfaqësojnë, i kanë kushtuar buxhetit të shtetit plot 120 milionë lekë, ose rreth 100 mijë euro. Vetëm gjatë muajit prill, 105 deputetë, pasi 22 e kanë refuzuar, kanë përfituar vetëm si dietë shumën e konsiderueshme prej 5 milionë e 842 mijë lekë.

Shuma më e madhe e përfituar vetëm për dieta në këtë muaj është 75 mijë lekë, të cilën e kanë marrë plot 50 deputetë. Shifra më e vogël si dietë e përfituar është ajo me 25 mijë lekë, të cilën e ka marrë vetëm 1 deputet. Shifra tjetër e përfituar më së shumti është ajo e 37 mijë e 650 lekëve, të cilën e kanë marrë thuajse gjysma e ligjvënësve.

Për sa u përket shpenzimeve për karburant, udhëtimet e parlamentarëve i kanë kushtuar buxhetit 4 milionë e 432 mijë, ndërsa për komunikimet telefonike 2 milionë e 128 mijë lekë. Në total vetëm për muajin Prill deputet, përveç rrogës, kanë i kanë kushtuar buxhetit të shteti plot 14 milionë e 265 mijë lekë ose rreth 120 mijë euro. Ndërkohë, gjatë muajit mars, në total vetëm për dietat janë shpenzuar 6 milionë e 87 mijë lekë për 108 deputetë.

Kjo tregon se në këtë muaj ka një rritje të këtij zëri të shpenzimeve, me rreth 120 mijë lekë, ndërsa janë tre deputetë përfitues më pak. Edhe gjatë këtij muaji, shifra më e madhe e përfituar si dietë për udhëtime brenda dhe jashtë vendit është shifra 75 mijë e 250 lekë, që kanë përfituar 53 deputetë. Shifra e dytë me më shumë përfitime është ajo e 37 mijë e 650 lekëve, të cilën e kanë marrë 38 deputetë.

Shifra më e vogël e përfituar është ajo e 25 mijë lekëve dhe e ka marrë vetëm 1 deputet. Për sa i përket karburantit, në mars deputetët kanë përfituar 4 milionë e 443 mijë lekë dhe për komunikimet telefonike 2 milion e 135 mijë lekë. Në total për përfitimet gjatë këtij muaji janë shpenzuar 14 milionë e 207 mijë lekë. Në total për të dy muaj, vetëm për përfitimet e deputetëve janë shpenzuar plot 28 milionë e 472 mijë lekë, ose 240 mijë euro.

REFUZUESIT

Nga 127 deputetë të Kuvendit, gjatë muajit prill 22 deputetë i refuzuan dietat, 3 më shumë se në muajin mars. Vendi në emrin e tyre në dokumentin e listëpagesave të përfitimeve për muajin prill, zëri i dietave është bosh, ose zero. Gjatë dy muajve të fundit, por edhe më herët lista e tyre ka pësuar ndryshime, me disa që futen, por të tjera dalin. Pjesë e kësaj liste janë emra nga maxhoranca dhe opozita.

Nga kryqëzimi i të dhënave rezulton se në mars-prill janë: Sali Berisha, Taulant Balla, Fatmir Xhafaj, Damian Gjiknuri, Etilda Gjonaj, Lulzim Basha, Agron Shehaj, Bujar Leskaj, Alfred Rrushaj, Laert Duraj dhe Oerd Bylykbashi. Nga PS, në prill janë shtuar, si refuzues të “dietës” deputetja më e vjetër e Kuvendit, Luljeta Bozo, Pandeli Majko, Fadil Nasufi, Rrahman Rrahja, Vullnet Sinaj dhe Toni Gogu, ndërsa janë larguar nga lista Arben Pëllumbi, Benet Beci e Shpresa Marnoj.

Nga ana e PD-së, listës i janë shtuar Grida Duma e Kasëm Mahmutaj. Ish-Kryeministri Sali Berisha e refuzoi publikisht dietën duke i kërkuar administratës së Kuvendit të mos e kalojë në llogari të tij.

PRECEDENTI

Deputeti Alqi Bllako, i cili u arrestua nga SPAK më 31 mars, nuk i ka përfituar dietat për muajin e fundit të përfaqësimit në Kuvend, marsin, ndërsa edhe pasuesi i tij, Pandeli Majko, ka bërë të njëjtën gjë në muaj e parë, prillin pas rikthimit në Kuvend. Majko u betua në Kuvend në datën 11 maj. Gjatë muajit të parë Majko ka përfituar 19 mijë lekë rimbursim për karburantin dhe 10 mijë lekë për shërbimet telefonike dhe 6 mijë e 800 lekë për honorarët për mbledhjet e komisioneve të përhershme.

Në total për 19 ditët me mandat deputeti Majko përfitoi 36 mijë e 577 lekë. Alqi Bllako në muajin e fundit, marsin, përfitoi pagesën e plotë për karburantin në shumë e 30 mijë lekëve, 17 mijë lekë për shpenzimet telefonike dhe në total 47 mijë lekë, por refuzoi dietën./Panorama

 

Lajme të lidhura

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë
Aktualitet

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Para
Dhuna dhe poshtërimi i nuses në Librazhd/ Deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me AMA-n

Dhuna dhe poshtërimi i nuses në Librazhd/ Deputetët kërkojnë seancë dëgjimore me AMA-n

Discussion about this post

TË FUNDIT

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha ka pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

Sali Berisha ka komentuar foltoret e Ervin Salianjit dhe Ilir Alihmemetit me demokratët, duke u shprehur se nuk impresionohet nga...

Lexo më shumë
Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

Investimet e huaja, rregulla të reja për siguri dhe transparencë

13:59 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com