GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

“Kvaradona”, sulmuesi i Gjeorgjisë që mësoi futbollin nga spanjolli Guti

në Breaking Views, Euro 2024, Sport, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 2 min
A A
“Kvaradona”, sulmuesi i Gjeorgjisë që mësoi futbollin nga spanjolli Guti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Formati i ri i Europianit me 24 ekipe është bërë pikërisht që të ndodhin raste si Gjeorgjia, e cila vazhdon të shkruajë histori në kompeticion dhe do të përballet me Spanjën në 1/8 e finaleve të dielën në Këln. Skuadra e drejtuar nga Vili Sanjol nuk kishte marrë kurrë pjesë në një kampionat evropian në historinë e saj. Për ta ishte një arritje e vërtetë që ndodheshin në fazën finale.

Por Gjeorgjia ka bërë shumë më tepër, duke arritur një kualifikim për në 16 më të mirat që absolutisht askush nuk e priste. Shumë pranë me ta ishte Shqipëria, por ishte Spanja që ia prishi ëndrrat. Ndryshe nga skuadra e Silvinjos, Gjeorgjia arriti të përmbushte misionin e saj duke mundur një Portugali që mund të thuhet skuadra B për të siguruar një vend në 1/8 e finaleve. Duhej të ishte një ndeshje në të cilën u shfaq ylli i tij i madh i Gjeorgjisë, Kviça Kvaratskelia, lojtari me të cilin Luis de la Fuente do të duhet të jetë i kujdesshëm të dielën në mbrëmje.

Anësori i Napolit është mëse i njohur. Prej dy sezonesh emri i tij është i lidhur me të mëdhenjtë e Europës dhe që në moshën vetëm 23-vjeçare është një nga futbollistët më të talentuar në qarkullim. Një yll me një histori kurioze. Ndërkohë që për futbollistët e brezit të tij, gjëja logjike do të kishte qenë të kishin referencë Leo Mesin, Ronaldinjon, Kristiano Ronaldon apo ndonjë yll të asaj kohe, Kviça lindi dhe mësoi duke pasur për idhull një spanjoll.

Nuk ishte as Ksavi dhe as Iniesta. Ai ishte Hoze Maria Gutierrez Hernandez, i njohur më së shumti si “Guti” dhe që veshi fanellën e Realit të Madridit për 15 sezone. “Dashuria ime e parë ishte Guti, nga Reali. Kur luaja me miqtë e mi në Tbilisi, qyteti im, ne vishnim bluza të bardha dhe unë shkruaja emrin e tij në shpinë” rrëfeu “Kvaradona” në vitin 2023.

Pa pasur aspak lidhje me Gutin si futbollist, mund të thuhet se i vetmi tipar që ndajnë është ai i një talenti të paçmuar. Kvaratskelia ishte një nga liderët që e shpalli Napolin kampion të Serisë A dhe historia e tij e madhe ka vazhduar me Gjeorgjinë në këtë Europian. Ai dikur ëndërronte të ishte Guti dhe është në rrugë për ta kapërcyer atë, duke u përballur me Spanjën në moshë shumë të re.

gijotina.com/

Etiketa: Kviça Kvaratskelia

Lajme të lidhura

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit
Sport

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë
Sport

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26
Para
Anglia përballet me Sllovakinë, ja formacionet zyrtare të skuadrave

Anglia përballet me Sllovakinë, ja formacionet zyrtare të skuadrave

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…
Aktualitet

“Rama përballet me presion në rritje”/ Der Standard: Kryeministri shqiptar duket gjithnjë e më nervoz, ka trazira…

17:42 - 15/11/26

Media austriake “Der Standard” i ka kushtuar një artikull zhvillimeve politike në Shqipëri, duke përmendur protestat kundër kryeministrit Edi Rama,...

Lexo më shumë
Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

Përplasen katër automjete në aksin Tepelenë–Gjirokastër, njëra përfundon në kanal

17:14 - 15/11/26
Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

Publikohen formacionet zyrtare të Bjellorusi-Shqipëri, Maran zgjedh zëvendësuesin e Muçit

16:57 - 15/11/26
Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

Sondazhi në UEFA, si e shohin tifozët ndeshjen  vendimtare mes Bjellorusisë dhe Shqipërisë

16:38 - 15/11/26
Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

Tiranë/ Një 39-vjeçar gjendet pa shenja jete në makinë

16:15 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com