GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në kokë 27-vjeçarin

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ky është 17-vjeçari nga Lushnja që vrau me plumb në kokë 27-vjeçarin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një 27-vjeçar u qëllua me një plumb në kokë nga një 17 vjeçar, krim që ndodhi në Kaltenkirchen.

Viktima i identifikuar si Reols Hysneli, 27-vjeçar, u gjet më 25 nëntor në një pyll pranë zonës.

Hetuesit janë përballur me një situatë të pazakontë: ata e dinë vendndodhjen e një njeriu që u vra. Autori i dyshuar është vetëm 17 vjeç dhe është në pritje të gjykimit në paraburgim.

Në prani të një përkthyesi ai pohoi para policisë: “kam vrarë një burrë që ishte shtrirë pranë Holsten Springs.”

Prokurori publik hetues konstatoi se vrasësi që ekzekutoi me plumb në kokë 27-vjeçarin, ishte Qerim D. nga Lushnja e Shqipërisë. Edhe pse gjithçka duket e qartë në këtë rast, hetuesit e vrasjes janë ende konfuz për rrethanat e rrëfimit.

Në vendngjarje, policia ka përdorur një qen nuhatës për të zbuluar 27-vjeçarin që ishte qëlluar.

Në Gjermani, vrasësi i dyshuar që qëlloi në kokë 27-vjeçarin nuk ka as familje dhe as vendbanim të përhershëm. Dy motrat e tij jetojnë me prindërit në Shqipëri.

Ndërkohë që hetuesit në Kaltenkirchen ende “kërcasin dhëmbët”, në bankën e të akuzuarve të rrethit të Kielit është ulur aktualisht një anëtar i familjes D. të mafies shqiptare!

Shqiptari Ernest D. (38-vjeç) ka disa dënime të mëparshme dhe aktualisht ndodhet në gjyq për trafik droge: 20 kilogramë kokainë, 267 kilogramë hashash dhe 24 kilogramë marijuanë.

D. u ekspozua sepse bisedat e tij me celularë të koduar nga ofruesit “Sky EÇ” dhe “EncroChat” u përgjuan.

Sipas prokurorit publik, Christopher Sievers thuhet se lushnjari fitoi 1.5 milionë dollarë nga shitja e drogës. Aktualisht hetuesit po përpiqen të zbulojnë ndonjë lidhje mes familjeve të Ernest D. dhe vrasësit Qerim D.

Deri më tani, policia supozon se 27-vjeçari është qëlluar me armë zjarri në zonën Uetersen në lagjen Pinneberg.

Gjithashtu mbetet e paqartë se ku ndodhet arma e zjarrit. Pasi u zbulua trupi, oficerët e policisë kontrolluan vendin në Kaltenkirchen dhe zonën përreth.

Zëdhënësja e policisë tha se sendet janë sekuestruar, pa dhënë detaje.

Viktima është nga Shqipëria, i njohur për policinë dhe nuk ka adresë fikse. 17-vjeçari flet shqip. Ai akuzohet për vrasje nga pakujdesia.

Etiketa: GjermaniKryesore1Policiavrasesi

Lajme të lidhura

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon
Aktualitet

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Para
Ngjarje e pazakontë, mijëra peshq të ngordhur në sipërfaqen e detit

Ngjarje e pazakontë, mijëra peshq të ngordhur në sipërfaqen e detit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com