GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Ky është 40-vjeçari që mbajti peng dy fëmijët e tij/ FOTO

09:13 - 15/05/24
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Ky është 40-vjeçari që mbajti peng dy fëmijët e tij/ FOTO
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personi që shihni në foto është 40-vjeçari i cili mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur në një apartament në Shkëmbin e Kavajës dhe qëlloi me armë.
Pas disa orësh negociata, RENEA hyri në banesë dhe liroi fëmijët, dhe gjithashtu vuri në pranga autorin dhe i sekuestroi armën e zjarrit kallashnikov.
Sipas policisë, Marku nuk rezulton me precedent të mëparshëm penal dhe sipas burimeve bashkëshortja e tij është kthyer ditën e djeshme nga jashtë vendit, ndërsa prej pak ditësh ai ishte zhvendosur në zonën e “Shkëmbit të Kavajës” me dy fëmijët e mitur
Ndërkaq, besohet se ishte nën efektin drogës dhe në gjendje të rënduar psikologjike, ndërsa banesën e kishte marrë me qira për 1 javë me Durrës.
Në deklarimet paraprake 40-vjeçari, është shprehur se i ka marrë fëmijët për t’i mbrojtur, ndërsa policia po verifikon nëse ka pasur konflikte me bashkëshorten e tij gjë që e kanë çuar Markun në ndërmarrjen e një akti të tillë.

 

JA ÇFARË NDODHI SOT NË DURRËS
Rreth orës 02:20, Policia e Durrësit është njoftuar se dëgjoheshin të shtëna me armë zjarri, në ambientet e një pallati, në një apartament të lëshuar me qira, pranë zonës së quajtur “Shkëmbi i Kavajës”.
Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe nga veprimet e para rezultoi se banesa nga ku qëllohej me armë zjarri, ishte marrë me qira javore, nga shtetasi A. M., 40-vjeç, banues në Lezhë dhe se dyshohej se brenda saj ky shtetas mbante peng 2 fëmijët e tij të mitur, 6 dhe 11 vjeç.
Policia e Durrësit kërkoi ndihmën e Repartit Special “RENEA”, pasi duhej ndërhyrje e specializuar për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve në banesë dhe të punonjësve të Policisë.
Në vendngjarje shkoi Reparti Special “RENEA”, i cili i bëri thirrje 40-vjeçarit që të dorëzohej, por ai vijoi të qëllonte nga dritarja e apartamentit.
Pas disa orësh negociata, nga Njësia e Negocimit e Repartit “RENEA”, dhe me ndërhyrjen e specializuar të njësive të RENEA-s, në bashkëveprim me strukturat e DVP Durrës, nën masa të larta sigurie, u bë i mundur neutralizimi dhe kapja e shtetasit A. M., të cilit në banesë iu gjet një armë zjarri kallashnikov, një krehër me fishekë, si dhe 18 gëzhoja në brendësi të banesës.
Gjithashtu, Policia nxori të 2 fëmijët, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po iu jepet asistencë me psikologë.
40-vjeçari është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme procedurale.
Për motivet që shtynë 40-vjeçarin në këtë ngjarje, do të japim informacion në vijim.

 

Etiketa: peng

Lajme të lidhura

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha
Aktualitet

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
U lëndua duke riparuar automjetin në servis, humb jetën aksidentalisht 23-vjeçari (Emri)
Aktualitet

Aksident tragjik/ 23-vjeçari me makinë, përplas këmbësorin. Ndërron jetë

20:37 - 28/02/26
I dënuar në Shqipëri për trafik droge, arrestohet në Francë 46-vjeçari (Emri)
Aktualitet

U kap me 20 kg heroinë në makinë, në pranga 27-vjeçari shqiptar në Francë

16:40 - 28/02/26
Para
Palestinezët përkujtojnë Nakba-n në mes të luftës në Gaza

Palestinezët përkujtojnë Nakba-n në mes të luftës në Gaza

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën
Breaking Views

Protestuesit tërhiqen te selia e PD, Berisha mbyll protestën

21:58 - 28/02/26

Është mbyllur protesta e PD, e cila nisi rreth orës 18:30. Protestuesit u mblodhën në selinë blu, ndërsa Flamur Noka...

Lexo më shumë
E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

E konfirmuar! Lideri Suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei është vrarë

21:43 - 28/02/26
Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

Molotovët në shtëpinë e Enver Hoxhës, Bardhi: Aty Rama mbyll pazaret korruptive

21:22 - 28/02/26
E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

E fundit nga protesta e PD-së, goditet Sali Berisha

21:06 - 28/02/26
Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

Ish-vila e Enver Hoxhës në flakë, protestuesit e PD hedhin ‘breshëri’ molotovësh dhe fishekëzjarrësh

20:59 - 28/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com