GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Lifestyle

Ky është faktori i vetëm që përcakton nëse partneri juaj ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë

15:29 - 09/07/23
në Lifestyle
Kohë leximi: 2 min
A A
Ky është faktori i vetëm që përcakton nëse partneri juaj ka më shumë gjasa t’ju tradhtojë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Të gjitha marrëdhëniet janë të ndryshme, dhe njerëzit mund ta ndryshojnë dhe përmirësojnë sjelljen e tyre. Megjithatë, një pjesë e studimeve ka gjetur prova që mbështesin rregullin e vjetër “Ai që tradhton njëherë, tradhton gjithmonë”, kur bëhet fjalë për të qëndruar besnik në një marrëdhënie në çift.

Studiuesit nga Universiteti i Denverit  në SHBA, donin të zbulonin nëse tradhtia në një marrëdhënie të mëparshme, ishte një faktor rreziku për tradhtinë në marrëdhëniet e ardhshme. Për këtë, ata shqyrtuan 484 persona në marrëdhënie romantike me gjini të përzier, të cilët i pyetën për aktivitetet e tyre seksuale jashtë marrëdhënies së tyre aktuale (nëse kishin tradhtuar apo jo), si dhe nëse dyshonin se po tradhtonin partnerët e tyre.

Më pas ata i ndoqën ata njerëz nga marrëdhëniet aktuale në marrëdhënien e tyre të radhës, për të matur nëse njerëzit që thanë se kishin tradhtuar në lidhjen e parë, vazhduan të tradhtonin në lidhjen tjetër. Studimi, i cili i ndoqi ata gjatë një periudhe 5-vjeçare, zbuloi se njerëzit që tradhtuan në lidhjen e tyre të parë, kishin 3 herë më shumë gjasa të tradhtonin partnerin e tyre të ardhshëm, sesa ata që qëndruan besnikë në një marrëdhënie.

Po ashtu, studimi zbuloi se ata që dyshonin për tradhtinë e partnerit të tyre të parë, kishin 4 herë më shumë gjasa të kishin dyshime se po i tradhtonte partneri i tyre i ardhshëm. Çuditërisht, njerëzit që e dinin me siguri se partneri i tyre i parë kishte tradhtuar, në vend që thjesht të dyshonin, kishin dy herë më shumë gjasa të raportonin se partneri i tyre i mëvonshëm gjithashtu kishte tradhtuar.

Autorët shkruan se studimi me titull “Një herë mashtrues, gjithmonë mashtrues? Tradhtia seriale në marrëdhëniet e mëvonshme”, tregoi se tradhtia në një raport të mëparshëm, ishte një faktor rreziku i rëndësishëm për tradhtinë në marrëdhënien e ardhshme.

Pra në thelb, nëse ata kanë tradhtuar më parë partnerët e tyre, kanë një probabilitet shumë më të lartë që ta bëjnë sërish. Psikologët kontrolluan për faktorët e rrezikut demografik, për gjininë dhe statusin martesor. Pra, nëse ata tradhtuan në marrëdhënien e tyre të parë me dikë me të cilin nuk ishin të martuar, kishin më shumë gjasa të tradhtonin edhe në lidhjen e dytë edhe nëse këtë herë ishin të martuar.

Autorët e studimit e pranuan se madhësia e kampionit ishte e vogël, ndaj nevojitet një studim i mëtejshëm në këtë fushë, duke përfshirë kërkime mbi lloje të tjera marrëdhëniesh sesa marrëdhëniet e përziera gjinore. Megjithatë, ata shpresojnë se studimi mund të çojë në ndërhyrje të reja për të parandaluar tradhtitë seriale në një marrëdhënie. Studimi është publikuar në “Archives of Sexual Behavior”

Etiketa: partnertradhetixhelozi

Lajme të lidhura

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja
Aktualitet

Jupiteri në Retrogradë! Pas 7 janarit, jeta përmirësohet ndjeshëm për këto 3 shenja

17:40 - 07/01/26
Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?
Aktualitet

Çfarë është depresioni i Janarit dhe si ta shmangim atë?

17:59 - 02/01/26
Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht
Aktualitet

Ja disa këshilla për t’i bërë planet e Vitit të Ri të funksionojnë realisht

16:30 - 30/12/25
Para
“BE, një tigër prej letre”/ Escobar i përgjigjet Gërvallës: Liderët nacionalistë në Ballkan vështirësojnë rrugën drejt BE

“BE, një tigër prej letre”/ Escobar i përgjigjet Gërvallës: Liderët nacionalistë në Ballkan vështirësojnë rrugën drejt BE

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar
Aktualitet

Dosja ‘Veliaj’/ Biznesmenët Abule, Bektashi, Likaj dhe ish-deputetja Bushka kërkojnë gjykim të veçuar

10:44 - 03/04/26

Mbrojtja e biznesmenit Elman Abule ka kërkuar gjykimin veçman nga dosja e Velijat. Në GJKKO avokatja Romina Zano thotë se...

Lexo më shumë
Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

Debate në GJKKO! Ols Dado i tregon vendin Maks Haxhisë; Avokat Ndreca: Procesi bie ndesh me Konventën Europiane

10:13 - 03/04/26
Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

Rama dërgon pastorin e Veliajt te Klodian Braho, për “të zbutur” hetimet e SPAK

10:00 - 03/04/26
Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

Mbahet në GJKKO seanca e gjyqit për Erion Veliajn dhe 16 të tjerët, kryebashkiaku nuk paraqitet

09:42 - 03/04/26
Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

Horoskopi, mësoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj, 3 prill 2026

07:31 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com