GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Ky është mesazhi që këshilltarët e Scholz dhe Macron i lanë Kurtit dhe Vuçiçit

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Ky është mesazhi që këshilltarët e Scholz dhe Macron i lanë Kurtit dhe Vuçiçit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Që nga largimi i Angela Merkelit nga skena politike në Gjermani, ishte zbehur edhe angazhimi aktiv i Berlinit në duet me Parisin e Macronit sa i përket procesit të negociatave në mes të Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë pas një periudhe gati dy vjeçare, dy qendrat e Evropës janë rikthyer thellë në negociata. Kancelari Olaf Scholz dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, javën e kaluar dërguan në Prishtinë dhe Beograd top këshilltarët e tyre politikë, nën shoqërimin e emisarit Miroslav Lajcak, me qëllim të shtyrjes përpara të bisedimeve.

Nga pala kosovare nuk është që u dha shumë informacion pas takimeve të Kurtit me Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne, por ka qenë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, i cili një ditë pas takimit me dy diplomatët ka treguar se në tavolinën e takimit i ishte prezantuar një kornizë e re për negociatat e Brukselit, nëse është për t’i besuar.

Për çështjen e “kornizës së re” të bisedimeve në mes të Kosovës dhe Serbisë është pyetur sot një konferencë për media edhe shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ka thënë se Kosova s’pranon gjysmë-zgjidhje por vetëm zgjidhje të tilla siç i përshkruan presidenti amerikane Joe Biden në letrat e tij për Kosovën dhe Serbinë, pra marrëveshje finale me njohje reciproke.

Por cili ishte me të vërtetë qëllimi i këtij takimi, a u propozua kornizë e re dialog dhe a ka hequr dorë Berlini nga kërkesa që procesi i negociatave të përmbyllet me një marrëveshje ku përfshihet edhe njohja reciproke?

Lidhur me këto çështje ekskluzivisht për Gazetën Express kanë folur nga zyra për media e Qeverisë Federale të Gjermanisë. Nga Berlini kanë thënë se kjo vizitë është realizuar në dritën e situatës së përgjithshme të sigurisë në Evropë dhe tensioneve të fundit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu kanë konfirmuar se kanë pasur diskutime të thella me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurtin, dhe kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic, me të cilët kanë diskutuar opsione për rrugën përpara të dialogut që çon në normalizim të plotë.

“Ata kanë pasur diskutime të thella dhe të rëndësishme me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vucic, duke eksploruar opsione për rrugën përpara në Dialogun e udhëhequr nga BE-ja në rrugën drejt normalizimit të plotë”, ka thënë një zëdhënës i Qeverisë Gjermane.

Siç ka theksuar ky zëdhënës, vizita e dy top-këshilltarëve në Prishtinë dhe Beograd ka qenë për të dhënë mesazhin e qartë se çështjet e vështira politike siç është normalizimi i plotë duhet të trajtohen në një mënyrë vendimtare dhe më të shpejtë që të mos i lihet vend përshkallëzimit të situatës në terren.

“Vizita përcolli mesazhin e qartë se çështjet e vështira politike në lidhje me rrugën drejt normalizimit të plotë duhet të trajtohen në një mënyrë më vendimtare dhe të shpejtë tani, në mënyrë që të mos ketë vend për përshkallëzim në terren”, ka përfunduar për Express ky zëdhënës i Qeverisë Federale të Gjermanisë.

Lidhur me takimet në Prishtinë dhe Beograd kishte folur edhe emisari sllovak, Miroslav Lajcak, i cili i ka shoqëruar përgjatë kësaj vizite dy emisarët franko-gjerman. Lajcak ka paralajmëruar se diskutimet do të vijojnë edhe ditëve në vazhdim.

Marrë nga Gazeta Express

Etiketa: Emmanuel MacronOLAF SCOLZ

Lajme të lidhura

Frikë për destabilitet për zgjedhjet/ EULEX-i përforcon njësitin policor të specializuar
Kosovë & Rajon

Përmirësimi i situatës së sigurisë, NATO planifikon zvogëlimin e pranisë në Kosovë

15:29 - 13/06/26
Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar
Kosovë & Rajon

Greqia aleat besnik i Serbisë, ministri i Jashtëm në Beograd: Qëndrimi i Athinës për Kosovën mbetet i pandryshuar

14:21 - 13/06/26
Zgjedhjet parlamentare/ Emigrantët e Kosovës votojnë për herë të parë në vendet ku jetojnë
Kosovë & Rajon

Diaspora forcon Kurtin, votat nga jashtë i japin Vetëvendosjes dy mandate shtesë në Kuvend

13:30 - 13/06/26
Para
Arrestohet shqiptari në Gjermani, plagosi 33-vjeçarin në tualetin e një lokali

Arrestohet shqiptari në Gjermani, plagosi 33-vjeçarin në tualetin e një lokali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles
Botë

Veprimi i papritur nga skuadra e Iranit, letër falënderimi për qytetin e Los Angeles

15:06 - 22/06/26

Skuadra e Iranit dhe stafi i saj kanë treguar një gjest të veçantë sportiv pas barazimit me Belgjikën, duke lënë...

Lexo më shumë
Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

Kolumbi/ De La Espriella fiton zgjedhjet presidenciale, e majta bie nga pushteti

14:43 - 22/06/26
Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

Evropa përfshihet nga vala e të nxehtit, temperatura shkojnë deri në 44°C

14:12 - 22/06/26
Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

Kush është Andy Burnham, kandidati që pritet të pasojë Starmer në krye te Britanisë

13:52 - 22/06/26
Nesër prezantohet programi qeverisës, pozita kërkon debat pa kufizim kohor në Kuvend

Kushtet e PE për Shqipërinë, grupi deputetëve demokratë i kërkon Kuvendit mocion me debat

13:45 - 22/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişmeritking girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetgrandpashabet