GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Ky është shteti i parë në BE që legalizon kanabisin për përdorim personal

07:57 - 15/12/21
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Ky është shteti i parë në BE që legalizon kanabisin për përdorim personal
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Malta është bërë shteti i parë i BE-së që legalizon kultivimin dhe përdorimin personal të kanabisit. Të rriturit do të lejohen të mbajnë deri në 7 gram kanabis dhe të rritin jo më shumë se katër bimë në shtëpi. Por pirja e kanabisit në publik ose në prani të të miturve do të jetë e paligjshme, raporton BBC. Disa vende të tjera kanë plane të ngjashme, të tilla si Gjermania, Luksemburgu dhe Zvicra. Vende si Holanda e tolerojnë përdorimin e kanabisit në rrethana të caktuara. Parlamenti i Maltës votoi në favor të reformës të martën pasdite, me projektligjin që mori 36 vota pro dhe 27 kundër. Ministri për Barazinë, Oëen Bonnici, tha se masa “historike” do të ndalojë që përdoruesit e kanabisit që të përballen me sistemin e drejtësisë penale dhe do të frenojë trafikun e drogës, duke u siguruar që përdoruesit tani të kenë një rrugë të sigurt dhe të rregullt nga ku mund të marrin kanabis.

Megjithatë, Partia Nacionaliste e opozitës së Maltës votoi kundër ndryshimeve. Në tetor, udhëheqësi i saj Bernard Grech paralajmëroi se ligji do të çonte vetëm në forcimin e tregut të paligjshëm, me përfitimin e krimit të organizuar. Kundërshtarët i kanë bërë thirrje presidentit të Maltës, George Vella, të mos e dekretojë ligjin e miratuar në Parlament. Sipas ndryshimeve, kushdo që mban më shumë se shtatë gramë, por më pak se 28 g, mund të gjobitet deri në 100 euro. Dënimi për pirjen e kanabisit në publik do të jetë një gjobë prej 235 euro, dhe ata që pinë kanabis para çdo personi më të ri se 18 vjeç mund të gjobiten deri në 500 euro.

Etiketa: BEKanabisshteti pare

Lajme të lidhura

“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz
Botë

“Kjo nuk është lufta jonë”, konflikti në Iran përplas Donald Trump dhe kancelarin gjerman Merz

09:02 - 28/03/26
Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë
Botë

Irani sulmon me raketa bazën amerikane në Arabinë Saudite, plagosen 12 ushtarë

08:39 - 28/03/26
SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?
Botë

SHBA në mbyllje të pjesshme të fluturimeve: Çfarë po ndodh me aeroportet amerikane?

18:29 - 26/03/26
Para
Moti i keq, trageti i linjës Vlorë-Brindisi nuk ankorohet në port

Vranësira dhe ngrica, moti për sot

Discussion about this post

TË FUNDIT

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet
Aktualitet

Berisha: PS si parti e krimit po rikthehet në origjinë, është themeluar mbi vrasjet, pritat dhe pengmarrjet

16:12 - 28/03/26

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, deklaroi se Partia Socialiste po degradon dhe po rikthehet tek “origjina e saj”, që...

Lexo më shumë
Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë

15:36 - 28/03/26
Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

15:14 - 28/03/26
Me firmën e Altin Dumanit, zbardhet kërkesa e SPAK drejtuar Kuvendit për arrestimin e Belinda Ballukut

A po fundoset Balluku? 80 telefona dhe pajisje kompjuterike dërgohet në laboratorin e SPAK-ut për ekspertim

14:40 - 28/03/26
Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

Rama zhvillon mbledhje me dyer të mbyllura me socialistët, Spiropali përplaset me Ballën

14:23 - 28/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com