GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

La Brojën në stol, Pochettino shpjegon vendimin: Po e ruaj…

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
La Brojën në stol, Pochettino shpjegon vendimin: Po e ruaj…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pa Brojën në formacion, Chelsea pësoi një humbje përballë Middlesbrough, një humbje që djeg jo pak pasi bëhet fjalë për një ekip që militon në kategorinë e dytë. Në sfidën e parë gjysmëfinale në FA Cup, blutë u befasuan duke pësuar një disfatë minimale 1-0. Në mënyrë surprizë, trajneri Pochettino vendosi ta niste këtë ndeshje me Brojën në stol, ndërsa ekipi i tij në fushë hasi vështirësi që në fillim, nuk ishin të qartë në fazën sulmuese pavarësisht se kishin 72% kontrollin e topit.

Middlesbrough bëri lojën e tij, nuk vodhi asgjë, ndërsa në minutën e 37-të kaluan në avantazh. Në pjesën e dytë, Pochettino u përpoq të shmangte këtë humbje duke hedhur në fushë Brojën dhe Mudryk, por pa sukses.

Për sa kohë ishte në fushë, Broja dhuroi një paraqitje të mirë, të paktën në raport me pjesën tjetër të fazës ofensive. Më 23 janar, në ndeshjen e kthimit, Chelsea duhet të përmbys rezultatin nëse dëshirojnë të shkojnë në finalen e FA Cup. Trajneri Pochettino në përfundim të ndeshjes, theksoi se ekipi i tij bëri shumë gabime, mbi të gjitha në pjesën e parë, teksa nuk ishin të qartë në finalizim ndërsa u pyet nga gazetarët edhe në lidhje me vendimin për të lënë Brojën në stol:

“Armando vjen nga një vit i dëmtuar, ishte në fushë pak ditë më parë. Ai nuk mund të luajë si një lojtar normal, ne duhet ta menaxhojmë atë pasi tre ditë më vonë kemi një tjetër ndeshje. Është e vështirë për një lojtar si Broja, pas një dëmtimi të tillë, të luajë tre ndeshje në shtatë ditë”, u shpreh Pochettino.

Etiketa: broja

Lajme të lidhura

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë
Sport

Kthime dhe debutime, Finlanda vjen me grup të plotë në Tiranë për duelin vendimtar me Shqipërinë

12:09 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë
Sport

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër
Breaking Views

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26
Para
Po kalonte te vijat e bardha, makina përplas 14-vjeçaren në Elbasan

U hodh nga lartësia e pallatit, i riu ndërron jetë pas 24-orësh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë
Aktualitet

Dosja “Veliaj”, caktohet data e vendimit për ish-deputeten Klotilda Bushka dhe të pandehurit e tjerë

13:17 - 10/11/26

Gjykata e Posaçme është tërhequr në dhomën e këshillimit për të marrë vendimin lidhur me të bashkëpandehurit e kryebashkiakut të...

Lexo më shumë
Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil

12:58 - 10/11/26
Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

Dyshohet për vjedhje, futet me thikë në lokal në Vlorë dhe kërcënon klientët pas dhunës që kishte pësuar

12:42 - 10/11/26
Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO, ish-ministri i Shëndetësisë po gjykohet për dosjen e “Sterilizimit”

12:27 - 10/11/26
Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të naftës dhe benzinës

12:15 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com