GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë 2 milionë euro

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë 2 milionë euro
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për konfiskimin e mbi 2 milionë euro pasuri të Nikolin dhe Klevent Gjolenës, si dhe 6 personave të lidhur me ta, në kuadër të hetimit për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit.

SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, të dyshuara se janë krijuar me të ardhura të pajustifikuara.

Bëhet fjalë për apartamente, dyqane dhe garazhe, ku tre apartamente dhe dy garazhe ndodhen në Tiranë, ndërsa tetë apartamente dhe tre dyqane në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas hetimeve të SPAK-ut, për blerjen e disa prej këtyre pronave janë përdorur edhe para të transferuara nga jashtë vendit, pasi janë identifikuar pesë transferta bankare, me një vlerë totale prej rreth 450 mijë eurosh, të kryera në emër të familjarëve të Gjolenëve.

Paratë dyshohet se kanë ardhur nga vende të Amerikës Qendrore dhe Karaibeve, ndërsa burimi i ligjshëm i tyre nuk është dokumentuar.

Hetimi pasuror është një zgjatim i dosjes së laboratorit të kokainës në Frakull të Fierit, ku në nëntor të vitit 2022 u zbulua një sasi prej 485.5 kilogramësh kokainë, e trafikuar nga Kolumbia dhe e fshehur në një ngarkesë me pleh kimik. Droga u gjet në banesën e ish-kryetarit të komunës Frakull, Viktor Çervanaku, e cila ishte përshtatur si laborator për përpunimin e saj.

Gjolena mori 11 vite burgim nga procesi në GJKKO më 25 qershor 2024.

Në total, 11 anëtarët e organizatës u dënuan me 89 vite burgim nga Gjykata e Posaçme.

Me 10 vite u dënua edhe ish-kryekomunari i Frakullës, Viktor Çervanaku.

Tashmë, SPAK kërkon që pasuritë e dyshuara se janë krijuar nga aktiviteti kriminal të konfiskohen, duke synuar goditjen e përfitimeve ekonomike të rrjetit të trafikut të kokainës.

Etiketa: FrakullKokainelaboratorSpak

Lajme të lidhura

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri
Aktualitet

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë
Aktualitet

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit
Aktualitet

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26
Para
Spiropali nis “luftën” në stilin e Che Guevarës: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Spiropali nis "luftën" në stilin e Che Guevarës: Thanë se puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së
Sport

Seminari Ndërkombëtar i Trajnerëve të Portierëve/ Eksperienca e Milanit vjen në Shqipëri, Luigi Ragno i ftuar special i FSHF-së

22:21 - 07/11/26

Federata e Futbollit do të organizojë më 23 nëntor 2026 edicionin e katërt të Seminarit Ndërkombëtar për Trajnerët e Portierëve,...

Lexo më shumë
SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

SPAK regjistroi kallëzim penal për “Albanian Files”, Shehaj: Edi Rama është zyrtarisht në hetim! Askush nuk është më i paprekshëm në Shqipëri

21:58 - 07/11/26
Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

Miqësoret e nëntorit/ Trajneri Bushi: Do të japim gjithçka, presim mbështetjen e tifozëve në të dyja ndeshjet

21:46 - 07/11/26
Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

Sherr mes disa personave në Vlorë, policia qëllon me armë

21:29 - 07/11/26
Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

Molotov dhe ujë me presion/ Reuters publikon pamjet e përplasjes së policisë me protestuesit

21:08 - 07/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com