GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Laçi likuidon Teutën në start, Bylisi zot shtëpie ndaj Kastriotit

në Sport
Kohë leximi: 1 min
A A
Laçi likuidon Teutën në start, Bylisi zot shtëpie ndaj Kastriotit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Laçi e fillon me fitore sezonin 2022/2023 në Superiore, teksa feston edhe Bylisi, që triumfoi 2-0 ndaj Kastriotit. Bardhezinjtë mposhtën 3-1 Teutën, ekip të cilin e dominuan plotësisht.

Viktor Velkoski zhbllokoi takimin në minutën e 12’. Mbrojtësi nga Maqedonia e Veriut realizoi me kokë dhe kaloi kurbinasit në avantazh. Mentor Mazrekaj kishte një shans të artë për të shënuar në pjesën e parë.

Penallti për vendasit, teksa gjuajtja e kapitenit u prit nga portiere Pano Qirko. Laçi e filloi mirë edhe pjesën e dytë, duke shënuar dy gola të tjerë brenda pesë minutave.

Në fillim dyfishoi rezultatin afrikani Adeleke Akinyemi (52’), teksa Mentor Mazrekaj dhuroi “show” pesë minuta më vonë, duke dërguar rezultatin në 3-0.

Teuta reagoi dhe shkurtoi rezultatin falë golit të mbrojtësit Artan Jazxhi (66’), që u konfirmua nga VAR-i. Vetëm kaq, vendasit menaxhuan minutat e mbetura dhe siguruan suksesin e parë në kampionat.

Rikthim me fitore në krye të Laçit për trajnerin malazez Dejan Vukicevic.

Ndërkohë, dueli Bylis-Kastrioti përfundoi 2-0. Nigeriani Anthony Beji realizoi golin e parë (66′). Vendasit shënuan edhe golin e qetësisë dy minuta më vonë me anë të Luis Kaçorrit.

Vlen të theksohet se Kastrioti pati vetëm 4 lojtarë në stol, pasi nuk ka mundur të federojë asnjë prej blerjeve të reja. Merkatoja e krutanëve është e bllokuar, për shkak të detyrimeve të pashlyera ndaj ish mbrojtësit Edi Bojom.

Etiketa: bylisikastriotiLaciTeuta

Lajme të lidhura

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh
Sport

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26
Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori
Sport

Ernest Muçi fenomen! I ‘detyron’ turqit që të bëjnë tifozllëk për Shqipërinë, feston edhe Trabzonspori

11:38 - 13/11/26
Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen
Aktualitet

Maratona e Tiranës bllokon kryeqytetin më 15 nëntor, rrugët që do të devijohen

10:55 - 13/11/26
Para
Ekzekutohet zyrtari i inteligjencës ukrainase, gruaja gjen trupin e pajetë

Ekzekutohet zyrtari i inteligjencës ukrainase, gruaja gjen trupin e pajetë

Discussion about this post

TË FUNDIT

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta
Aktualitet

“NATO anulon samitin në Tiranë”- Al Jazeera: Qeveria e Ramës përballet me kritika dhe protesta

13:10 - 13/11/26

NATO nuk do të zhvillojë samitin në Shqipëri vitin e ardhshëm, siç ishte planifikuar, ka deklaruar kryeministri Edi Rama, ndërsa...

Lexo më shumë
Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

Vrasje për larje hesapesh? Kush e ekzekutoi me 8 plumba shqiptarin në Bruksel, dyshimet

12:56 - 13/11/26
Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

Afrim Qendro jep dorëheqjen nga kreu i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit

12:45 - 13/11/26
Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

Erion Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, Sadleva Bodo

12:28 - 13/11/26
Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

Trajneri i Finlandës pas humbjes me Shqipërinë: Luajtëm si të barabartë, zhgënjimi është i madh

12:04 - 13/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com