GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Laert Haxhia nuk do të ekstradohet, i rrezikohet jeta nga…

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Laert Haxhia nuk do të ekstradohet, i rrezikohet jeta nga…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata e Janinës ka vendosur të rrëzojë kërkesën e autoriteteve shqiptare për ekstradimin e Laert Haxhisë.

Sipas vendimit, Haxhia do të qëndrojë në burg vetëm për akuzat largim nga vendi i aksidentit dhe prishje të qetësisë publike. Sipas tij në Shqipëri i rrezikohet jeta nga banda e Aldo Bares.

Vendimi është konfirmuar edhe nga avokati i Laert Haxhiut, Detar Hysi.

Ai u shpreh se beteja ligjore do vijojë në Apel deri në gjykatën e Lartë Greke.

“Vendimi është i drejtë, pasi në Shqipëri i rrezikohet jeta dhe është përndjekur sistematikisht nga shteti dhe personat kundërshtarë”, tha Hysi, sipas Oraneës. Pritet që në muajt në vijim gjykata e Apelit në Athinë të marrë në shqyrtim rastin e Laert Haxhiut, pasi prokuroria ka kërkuar apelimin e çështjes.

Në seancën e mëparshme, Laert Haxhiu ka refuzuar ekstradimin e tij në Shqipëri. Avokati i tij shqiptar, Detar Hysi ka deklaruar para gjykatës së Janinës se ekstradimi i tij Shqipëri, do i rrezikonte jetën për shkak të hasmërisë që familja e tij, ka me anëtarët e bandës së Aldo Bares. Avokatët kanë thënë se për shkak të hasmërisë, Gjermania ka miratuar kërkesën për statusin e azilantit politik nënës së Laertit, Florije Haxhiut dhe motrës Klea Haxhiu.

31-vjeçari u dërgua sot në një burg të sigurisë së Lartë në Greqi, në Koridhalos. Çështja do të shkojë në Këshillin kompetent të Apelit për të vendosur pro ose kundër ekstradimit të tij dhe më pas në Gjykatën e Lartë.

Laert Haxhiu dyshohet se është atentatori kryesor i ngjarjes së 11 shtatorit 2017, ku në qendër të qytetit u vranë Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifit.

Haxhiu dyshohet se ka qenë edhe autori kryesor i plagosjes me pistoletë me 25 shtator të 2016-ës të Saimo Xheliut, ku po në të njëjtin vit ai ka tentuar që të ekzekutojë edhe nipin e Aldo Bares, Xhuljo Shkurti në qendër të Lushnjës. Ai është dënuar nga Gjykata e Lushnjës me 18 vite burg për vrasje të mbetur të tentative dosje, e cila është në Gjykatën e Lartë.

SPAK ia ka përcjelle materialet për 31-vjeçarin, Ministrisë së Drejtësisë ndërsa kjo e fundit përmes letërporosisë ia ka përcjellë shtetit grek.

Për masakrën e Lushnjës Gjykata e Posaçme ka dhënë dy burgime të përjetshme për Orges Bilbilin dhe Anterio Kaloshi, ndërsa është ende në proces gjyqi për Laert Haxhiun, i cili ishte shpallur në kërkim ndërsa jetonte ne shtetin Grek ku duket se ka krijuar edhe familje. Bashkë me Haxhiun, në momentin e arrestimit në automjet ndodheshin edhe shtetasit Firdeus Berberi, i shpallur në kërkim në 25 qershor 2022, për një atentat në Pogradec dhe Juxhin Barjami, i plagosur në vitin 2021 në një atentat në Athinë.

Etiketa: ekstradimiJaninelaert haxhiurefuzim

Lajme të lidhura

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit
Aktualitet

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)
Aktualitet

Durrës/ Momentet kur shoferi përplaset me makinën e policisë (VIDEO)

16:28 - 17/05/26
Para
Babai i ultrasit të vrarë flet për sherrin mes huliganëve: Vajzës time i ra të fikët

Babai i ultrasit të vrarë flet për sherrin mes huliganëve: Vajzës time i ra të fikët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër
Aktualitet

Ekspert nga Serbia për stokun e dosjeve/ KLGJ ka vendos të kërkojë ndihmë jashtë, avokatët kundër

23:00 - 17/05/26

Një ekspert i lartë nga Serbia pritet t’i atashohet grupeve shqiptare që po përpiqen të gjejnë zgjidhje për të evaduar...

Lexo më shumë
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin

21:24 - 17/05/26
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit

20:48 - 17/05/26
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale”

20:40 - 17/05/26
Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë

19:49 - 17/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com