GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lajçak: Drejt Beogradit nisem me informacione dhe përshtypje të reja

18:36 - 11/05/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 7 min
A A
Lajçak: Drejt Beogradit nisem me informacione dhe përshtypje të reja
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun me Serbinë, Mirosllav Lajçak, tha në fund të vizitës së tij në Kosovë, se takimet e 11 majit ishin të dobishme për të, si i dërguar për dialog, dhe se po niset për në Beograd me informacione dhe përshtypje të reja.

Lajçak u takua në orët e mëngjesit në Prishtinë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe kryenegociatorin në procesin e dialogut me Serbinë, Besnik Bislimin. Pjesën tjetër të ditës ai e kaloi në Mitrovicën e Veriut, ku u takua me politikanë serbë, si dhe me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të mediumeve.

Me Kurtin, Lajçaku tha se zhvilloi “diskutim të rëndësishëm” për rrugën përpara në procesin e normalizimit pas takimit të 2 majit.

“Është e rëndësishme që e kuptojmë qartë sekuencën e hapave (që do të ndërmerren), kështu që patëm një diskutim të rëndësishëm në të gjitha aspektet. Unë do të kem të njëjtat diskutime nesër në Beograd”, deklaroi Lajçak.

Duke folur para gazetarëve pas takimit, emisari evropian tha se qëllimi i takimit ishte të krijohet një kuptim i qartë se si do të veprohet tani e tutje.

“Ne kemi Marrëveshjen, kemi Aneksin, ndaj duhet të kemi një kuptim të qartë të hapit të parë, hapit të dytë dhe hapit të tretë”, u shpreh ai, duke shtuar se diskutimi me kryeministrin e Kosovës ishte “shumë intensiv, por shumë i rëndësishëm”.

I pyetur gjatë ditës se si e sheh zgjidhjen për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, kur të dyja palët kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta se si duhet të duket, Lajçak tha se “do të ishte naive të kishim një qëndrim të përbashkët që nga fillimi.”

“Tani duhet të ulemi dhe të fillojmë të punojmë, të arrijmë një marrëveshje, t’i afrojmë qëndrimet e njërit dhe tjetrit. Sigurisht, platformë e përbashkët duhet të jenë marrëveshjet e mëparshme dhe modelet evropiane. Aty ku ka vullnet, ka rrugë”, deklaroi Lajçak.

Për krijimin e Asociacionit është arritur pajtim në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në vitin 2013, ndërsa në vitin 2015 palët janë dakorduar për parimet, sipas së cilave duhet të formohet. Megjithatë, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se këto parime nuk janë në përputhje me ligjet e Kosovës, porse ato mund të harmonizohen.

I pyetur për modelin kroat për Asociacionin, për të cilin Qeveria e Kosovës insiton, Lajçak u shpreh se ajo që është e pranueshme për Bashkimin Evropian është diçka që “bazohet në normat evropiane dhe vlerat evropiane, dhe që është në përputhje me modelet ekzistuese evropiane”.

“E kemi thënë që në fillim. Nuk do të them më shumë për këtë. Unë mendoj se jam mjaft i qartë”, u shpreh ai.

Çfarë është modeli kroat?

Draft-vizioni i propozuar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që do t’i siguronte komunitetit serb një nivel vetëmenaxhimi, bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht në modelin e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci (SNV).

Siç shkruan në ueb-faqen e tij zyrtare, ky këshill “është një person juridik jofitimprurës”. Ai ka vulën dhe simbolet e veta, të cilat janë krijuar në përputhje me Ligjin Kushtetues Kroat për të Drejtat e Pakicave Kombëtare. Gjithashtu ka kryesinë, kuvendin, bordin mbikëqyrës, presidentin dhe këshillin.

Disa nga qëllimet e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci përfshijnë: promovimin dhe realizimin e të drejtave në fushën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe interesave të tjera të serbëve, si dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar.

Statuti specifikon se ky këshill vepron në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave dhe lirive fetare, të zhvillimit të komunitetit lokal, të zhvillimit të qëndrueshëm, të zhvillimit të zonave rurale dhe bujqësisë etj.

Ai bashkëpunon me institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale, me organizata dhe institucione qeveritare dhe joqeveritare, si dhe me organizata ndërkombëtare.

Anëtarë të këtij këshilli janë përfaqësues të pakicës kombëtare serbe. Ai financohet nga buxheti kroat, por edhe nga mjetet e marra nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, donacionet, të hyrat vetanake, fondet e BE-së dhe aranzhime të tjera që janë në përputhje me ligjin kroat.

Sipas Qeverisë së Kosovës, modeli kroat është zgjedhur për faktin se Kosova me Kroacinë “kanë ndarë një të kaluar të përbashkët” me rastin e shpërbërjes së Jugosllavisë.

“Për më tepër, një model i tillë është pranuar në të kaluarën nga Serbia. Prandaj, besojmë që përbën referencë të duhur për rrugën përpara në raport me Serbinë”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, për Radion Evropa e Lirë.

Ai bëri të ditur se do të takohet me kryenegociatorët e dy shteteve në dialog, përkatësisht me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin të hënën e 15 majit.

Në anën tjetër, kryeministri Kurti përmes një postimi në rrjetin social Twitter tha se në takim me zotin Lajçak nënvizoi rëndësinë e zbatimit të Marrëveshjes bazë të arritur në Ohër me Serbinë.

“Theksova nevojën që Marrëveshja bazë të zbatohet në tërësi dhe nevojën që BE-ja ta mbajë Serbinë përgjegjëse për shkeljet e vazhdueshme të kësaj Marrëveshjeje”, shkroi ai.

Ndërsa, më vonë, në një konferencë për media kryeministri Kurti ritheksoi se Kosova është interesuar të zbatojë në tërësi Marrëveshjen e Ohrit.

“Jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për ta shkruar bashkë më tej një vizion për komunitetin serb në Kosovë sa i përket nivelit adekuat të vetëmenaxhimit. Ky është synimi ynë paralelisht me atë që duhet të ketë zbatim të plotë dhe sa më të shpejtë”, tha Kurti.

Çfarë tha Lajçak në veri?

Lajçak tha se qëllimi i vizitës së tij në veri është që të marrë ” informacionin e dorës së parë nga njerëzit që jetojnë këtu për të parë se si e shohin situatën ata”.

Ai theksoi se ka dëgjuar për shumë çështje që komuniteti atje i sheh si problematike, pa treguar se cilat janë ato.

Ndërkaq, i pyetur se cilat janë pritjet e tij dhe kur pritet që kryetarët e zgjedhur në komunat veriore të Kosovës të fillojnë të ushtrojnë detyrat e tyre, ai tha se pritja e vetme e tij është që “do ta gjejmë një zgjidhje që nuk do të çojë në eskalim”.

“Ka përfaqësues politikë që kanë autoritet, ne jemi duke folur me ta dhe presim të gjejmë një zgjidhje”, shtoi ai.

Më 23 prill të këtij viti, në katër komunat me shumicë serbe në Kosovë u mbajtën zgjedhjet lokale për kryetarë komunash. Këto zgjedhje u shpallën pasi shumica e serbëve të asaj zone dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës.

Serbët, në përgjithësi, i bojkotuan zgjedhjet dhe në katër komuna u zgjodhën përfaqësues shqiptarë përmes votave nga një dalje shumë e ulët e votuesve.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në zgjedhje dolën 1.567 votues apo 3.47 për qind e numrit të përgjithshëm të qytetarëve atje me të drejtë vote.

Lajçak u takua edhe me përfaqësuesit e Listës Serbe në Mitrovicën e Veriut.

Pas takimit, Lista Serbe njoftoi se me Lajçakun biseduan për situatën politike dhe të sigurisë dhe se vlerësojnë që Prishtina “çështjet e hapura i zgjidh me lëvizje të njëanshme dhe dhunë institucionale”.

Lista Serbe deklaroi se nuk i njeh rezultatet e zgjedhjeve që janë mbajtur në komunat në veri.

“E ritheksuam se është vendim i popullit serb që të largohet nga institucionet dhe të mos marrë pjesë në këto zgjedhje të rreme, si dhe se asnjë nga serbët e veriut nuk do të kthehet në institucione derisa të formohet Asociacioni i komunave serbe në përputhje me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015 të arritura në Bruksel, si dhe të tërheqë të gjitha njësitë speciale nga veriu i Kosovës dhe Metohisë”, përfundon njoftimi i Listës Serbe.

Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Ndërkohë, Lajçak vazhdoi bisedimet në Mitrovicën e Veriut me përfaqësues të tjerë politikë të serbëve të Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Mitrovicën e Veriut, Miroslav Lajçak, u pyet në lidhje me çështjen e hapjes për qarkullim të urës mbi lumin Ibër, mes Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Hapja e kësaj ure u diskutua ditë më parë me iniciativën e disa asamblistëve të Komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Është në duart e dy palëve, ato duhet të pajtohen. Ne duam që hapja e urës të kontribuojë në një stabilitet më të madh se sa në destabilizim. Prandaj, insistoj që duhet ta përdorim platformën e dialogut për t’u pajtuar për një rrugë përpara”, tha Lajçak.

Zyrtarët nga Bashkimi Evropian kanë thënë se vizita e Lajçakut në Kosovë e Serbi synon të përgatisë hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut mes dy vendeve, që ndërmjetësohet nga BE-ja.

Më 2 maj, në Bruksel është mbajtur rundi i fundit i dialogut në nivel të lartë, mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë takim, palët kanë arritur pajtim për Deklaratën e të Zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, por është prezantuar edhe draft-statuti për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb.

Ky draft-statut nuk është pranuar nga Qeveria e Kosovës dhe një ditë më vonë, anëtarët e Ekipit Menaxhues janë shkarkuar nga autoritetet kosovare.

Serbia kërkon që Asociacioni të themelohet, ndërkaq Qeveria e kryeministrit Kurti është shprehur kundër një asociacioni njëetnik./REL

Etiketa: KosovaLajcakmodeli kroat

Lajme të lidhura

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit
Breaking Views

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Para
Eurovision 2023 – Kush është pretendenti për fitore

Eurovision 2023 - Kush është pretendenti për fitore

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com