Përfaqësuesi special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak ka folur me rezerva lidhur me progresin e Malit të Zi. Në një deklaratë, ai është shprehur se ndryshe nga Shqipëria dhe Maqedonia, Mali i Zi nuk ka bërë progres dhe se koha e humbur duhet të kompensohet.
“Nëse e shihni sa përparim ka bërë Shqipëria, sa po luftojnë Maqedonia e Veriut, Serbia , Mali i Zi ka qenë i mendimit se është i pari dhe se do të jetë gjithmonë i pari në përparimin e tij në këtë process. Por ajo kohë ka humbur dhe tani duhet të kompesohet”,-tha Lajçak.
Discussion about this post