GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lajçak: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje para vitit 2024

18:06 - 13/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajçak: Kosova dhe Serbia të arrijnë marrëveshje para vitit 2024
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I dërguari i Bashkimit Evropian për bisedimet Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, tha të enjten se Kosova dhe Serbia nuk duhet të shpërdorojnë mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre para zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian në vitin 2024. Ai i bëri këto komente pas takimit me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Prishtinë, ku tha se është diskutuar për rrugën përpara drejt këtij normalizimi, çështjen e energjisë dhe të targave të makinave. Zoti Lajçak tha se të hënën do të qëndrojë në Beograd për të diskutuar për këto çështje me udhëheqësit e Serbisë.

Ai tha se situata politike në vendet euro-atlantike është shumë e favorshme për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Nuk jemi të shpërqendruar nga zgjedhjet dhe kemi aleancë unike të Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara, mbështetje të fortë nga Mbretëria e Bashkuar, të gjithë janë të përqendruar në dialog dhe të gjithë presin që dialogu të prodhojë normalizim”, tha ai. Zoti Lajçak tha se nuk ka një afat të caktuar për marrëveshjen.

“Nuk do të thosha që viti tjetër është vendimtar, por e kam thënë më shumë se një herë se e kemi këtë dritare mundësie që do të zgjasë deri në zgjedhjet evropiane dhe amerikane në vitin 2024. Mendoj që është përgjegjësia jonë që të mos e shpërdorojmë këtë mundësi”, tha zoti Lajçak.

Diplomacia perëndimore është vënë në përpjekje për të nxitur përparim në bisedime dhe të martën Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bisedoi në telefon me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç mbi rëndësinë e bisedimeve.

Muajin e kaluar kancelari gjerman Olaf Scholz dhe presidenti francez Emmanuel Macron angazhuan këshilltarët e tyre të cilët qëndruan në rajon për të mbështetur bisedimet. Pas vizitës së tyre u tha se ka një nismë franko-gjermane për përmbylljen e bisedimeve Kosovë – Serbi, por nuk është propozim përfundimtar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha se Franca dhe Gjermania kanë paraqitur një dokument me të cilin kërkojnë që Serbia të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, por pa e njohur pavarësinë e saj, ndërsa në shkëmbim Serbisë do t’i ofrohet përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Por, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se po diskutohen modele të ndryshme, por nuk ka diçka përfundimtare apo vendimtare që do të mund të thuhej se ky është propozim franko-gjerman.

As Parisi dhe as Berlini nuk e kanë konfirmuar ekzistencën e një oferte të tillë. Zoti

Lajçak nuk foli për ekzistimin e nismës por vlerësoi përfshirjen e presidentit Macron dhe kancelarit Scholz si dhe telefonatës së sekretarit Blinken me udhëheqësit e të dyja vendeve.Serbia e cila mbështetet në përkrahjen e Moskës, kundërshton pavarësinë e Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e vendeve kryesore perëndimore. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është kusht për integrimin e saj në Bashkimin Evropian dhe të dyja vendet janë përfshirë në bisedime që nga viti 2011 por me pak përparime. /Voa/

Etiketa: Kosova e SerbiaKurtiLajcak

Lajme të lidhura

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë
Breaking Views

Me ftesë të Melania Trump, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani merr pjesë në samitin e Shtëpisë së Bardhë

18:32 - 15/03/26
Kurti – Kallas: Kosovës duhet t’i jepet statusi i vendit kandidat për në BE
Kosovë & Rajon

Kallas mirëpret marrëveshjen për Ligjin mbi të Huajt: Moment i ri për dialogun Beograd-Prishtinë

14:19 - 14/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Para
Moska e paqartë, ka një “propozim” tjetër për Ukrainën

Moska e paqartë, ka një “propozim” tjetër për Ukrainën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore
Breaking Views

Durrsakët e Teutës fitojnë në mes të kryeqytetit, Dinamo 5 ndeshje pa fitore

20:36 - 15/03/26

Nuk ka “qetësi” për Dinamon e Ilir Dajës. Në ndeshjen kundër Teutës e fundit pë rjavën e 28-të të Abissnet...

Lexo më shumë
Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

Barcelona i përgjigjet goleadës së Realit të Madridit me manita ndaj Sevillas

20:19 - 15/03/26
Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

Richarlison shpëton Tottenham nga humbja, Liverpool lëshon dy pikë në Anfield

20:04 - 15/03/26
Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

Zgjedhjet në PD Vlorë, shpallet fituesja e postit të kryetares së degës

19:41 - 15/03/26
Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

Pogradec, mbaron numërimi, zgjidhet kryetari i ri i degës së PD-së

18:56 - 15/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com