Një tjetër viktimë është shënuar në Kurbin.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 06:20, në Fushë-Milot, Kurbin, ku H.M., 59 vjeç, dyshohet se në kushte depresioni është vetëvarur në oborrin e banesës se tij.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
E theksojmë se mëngjesin e sotëm janë shënuar dy raste të njëpasnjëshme të vetëvrasjes.