GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Me urdhër të SPAK, arrestohet ish-ministri Lefter Koka

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Me urdhër të SPAK, arrestohet ish-ministri Lefter Koka
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është arrestuar me urdhër të SPAK ish-ministri i LSI-së Lefter Koka. Sipas burimeve, forcat operacionale kanë mbërritur paraditen e sotme në Durrës, dhe kanë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe Kokën, të cilit pritet që t’i komunikohet dhe masa e arrestit.

Koka ka qenë ministër i LSI, dhe gjithashtu deputet i kësaj force politike, deri më zgjedhjet e 25 prillit, ku ai njoftoi se do të garonte në listat e PS për deputet.

Lajmi i arrestimit të Kokës duket se nuk ishte aq i papritur, thënë kjo pasi ish-ministri i LSI, arriti të siguronte mandatin e deputetit në qarkun e Durrësit, por hoqi dorë vetëm pak ditë më vonë.

Gjithashtu, Koka aludohej se ishte pjesë e listës që pritet të shpallen non-grata nga SHBA, pas emrit të Sali Berishës. Përveç Kokës burimet saktësojnë se ka dhe disa persona të tjerë të shoqëruar, të cilëve në vijim pritet që t’iu komunikohet edhe akuza.

Kush është Lefter Koka?

Lefter Koka u zgjodh ministër i Mjedisit në kabinetin e kryeministrit Edi Rama pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2013, si pjesë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ai u largua nga funksioni pas një mandati të plotë në vitin 2017, si pasojë e prishjes së koalicionit PS-LSI.

Lefter Koka ka përfunduar studimet në Fakultetit e Shkencave Juridike në Strugë. Ai u përfshi në politikë në vitin 2000 si anëtar i Këshillit Bashkiak të Durrësit, pas angazhimit në sektorin privat.  Në vitet 2003-2007, Lefter Koka ka shërbyer si kryetar i Bashkisë së Durrësit, ndërsa prej vitit 2009 ishte deputet i Kuvendit të Shqipërisë nën siglën e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Më 1 shtator, deputeti i zgjedhur i PS-së, Lefter Koka, ka dhënë dorëheqjen nga mandati i deputetit të fituar në zgjedhjet e 25 prillit në Durrës.

Etiketa: Kryesore1lefter koka

Lajme të lidhura

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”
Breaking Views

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26
Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë
Breaking Views

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Para
I tha yllit të Romës të largohet nga Italia, çfarë fshihet pas fjalëve të Mourinhos?

“Ti nuk je Bonucci”, Mourinho: Prej arbitrave dukemi si skuadër vrasësish

Discussion about this post

TË FUNDIT

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”
Breaking Views

Momenti që tërhoqi vëmendjen në protestë, dy të rinj zhvendosin stolin në rrugë dhe ulen të buzëqeshur: “Bravo rinia!”

21:00 - 14/11/26

 Protesta e kësaj të shtune e thirrur nga studentët vijoi me disa marshime në rrugët kryesore të Kryeqytetit derisa protestuesit...

Lexo më shumë
Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

Polici pyet eprorin nëse mund t’i hedhë spraj vajzës protestuese: Lëre mor burrë

20:40 - 14/11/26
Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

Të pathënat e Asamblesë së PS, Rama fyen deputetët: “Pa mua jeni një m…”, Majko paralajmëron humbjen e Tiranës

20:20 - 14/11/26
“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush”, Rama kritikon të tijtë: Më latë vetëm, ku ishit kur Tirana u dogj?

19:58 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com