GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

I shpëtoi atentatit dy vite më parë, plagoset Marklen Haka në Fushë-Krujë

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
I shpëtoi atentatit dy vite më parë, plagoset Marklen Haka në Fushë-Krujë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Krujë. Mariglen Haka, është personi që mbeti i plagosur.

Kujtojmë që Haka, i shpëtoi atentatit të ndodhur më 26 shtator të vitit 2019, ngjarje në të cilën iu vra halla, ka mbetur i plagosur. Haka u qëllua me 85 plumba nga dy drejtime mbrëmjen e 26 shtatorit në derën e shtëpisë së tij. Vetë i riu mbeti i plagosur, ndërsa halla e tij, Shpresa Basha ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.

Haka erdhi me urgjencë në Spitalin e Trauës ku dhe mori ndihmën e nevojshme mjekësore. Mariglen Haka është dënuar në muajin prill 2019 me 1.6 vite burg. Më 13 qershor të vitit 2011, ai është shoqëruar si i dyshuari kryesor për vrasjen e biznesmenit të kromit Nadien Zeneli, në zonën e ish-Bllokut. Shkaku për atentatin dyshohet të ishte bërë fakti që i riu dyshonte se Zeneli i kishte vrarë të vëllanë, Roland Haka, në vitin 2004. Megjithatë Mariglen Hakau lirua muaj më vonë.

Atentati

Në vendngjarje u sekuestruan shumë gëzhoja të qëlluara nga katër armë të ndryshme automatike. Për pasojë mbeti e vdekur Shpresa Basha dhe u plagos nipi i saj, Mariglen Haka. Atentatorët kishim mundur të hynin në thellësi të fshatit Zezë të Fushë-Krujës, aty ku jetojnë anëtarët e familjes Haka, në fshehtësi të plotë dhe të padiktuar nga askush. E gjitha rruga për të mbërritur tek 3 vilat e fisit Haka është e monitoruar 24 orë me kamera sigurie. Viktima 50-vjeçe, dyshohet se u qëllua aksidentalisht. Shpresa Basha ka hapur derën e jashtme të shtëpisë, në momentin kur u qëllua me armë zjarri. 28-vjeçari Haka ishte në oborr kur filluan të shtënat. Edhe mënyra se si u larguan autorët ka krijuar dyshime tek hetuesit e krimeve kundër jetës në Policinë e Shtetit. Personat e përfshirë në krime e njohin shumë mirë terrenin, pasi nuk janë larguar nga rruga kryesore automobilistike që lidh Niklën me Krujën. Ata kanë ndjekur rrugët dytësore të fshatit Zezë, duke humbur edhe gjurmët. Ndryshe nga sa ndodh zakonisht në atentate të tilla mafioze, autorët nuk e kanë shkrumbuar automjetin dhe armët e krimit dhe kjo gjë sipas ekspertëve të policisë dyshohet se ka ndodhur për të mos tërhequr vëmendjen e banorëve të zonës. Mariglen Haka ka qenë i arrestuar më herët për një vrasje të ndodhur në qershor të viti 2011 në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, por që u lirua për mungesë provash. Ngjarjet kriminale të njëpasnjëshme lidhen me ekzekutimin në vitin 2004 të vëllait të Mariglen Hakës, duke shkaktuar një kalvar të gjatë vrasjesh e plagosje në zonën e Fushë-Krujës.

Etiketa: Kryesore1Mariglen Haka

Lajme të lidhura

Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH
Aktualitet

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi
Aktualitet

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës
Aktualitet

Ndërron jetë 18-vjeçari që pësoi aksident në Bulgarec të Korçës

21:55 - 07/10/26
Para
Pas shpërthimit me tritol, Noizy shfaqet në Instagram/ Ja lajmërimi që bën reperi

Pas shpërthimit me tritol, Noizy shfaqet në Instagram/ Ja lajmërimi që bën reperi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 8 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:12 - 08/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Seanca plenare, PD kërkon ndryshimin e rendit të ditës: Rama të japë shpjegime për situatën në SHISH

Seanca e sotme parlamentare/ Nga ‘Territorialja’ te interpelanca me 4 ministra, Rama në kërkim të votave, opozita në protestë

07:59 - 08/10/26
“Së shpejti do shpallet lëvizje e re politike”, aktivistja: Do të dalin nismëtarët dhe programi

131 ditë revoltë! Paradite para Kuvendit dhe pasdite para Kryeministrisë, shqiptarët nuk heqin dorë: Rama largohu

07:53 - 08/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 8 Tetor 2026

07:41 - 08/10/26
Parashikimi i motit për sot, 26 Nëntor 2025

Parashikimi i motit për sot, 8 Tetor 2026

07:38 - 08/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com