Tre persona janë zhdukur pasi një varkë me emigrantë u përmbys në ujërat e Lampedusa në Italia. Ngjarja e rëndë raportohet të ketë ndodhur këtë mesditë.
Ansa shkruan se në total janë shpëtuar 40 emigrantë që janë dërguar në kapet e Imbriacola, ndërsa një është transferuar tashmë me helikopter në spitalin në Agrigento.
Varka rezulton të jenë përmbytur në momentin që autorietet u janë afruar, pasi emigrantët janë zhvendosur të gjithë në njërën anë të saj.
Nuk dihet ende se cilës shtetësi i përkasin emigrantët.
Discussion about this post