GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

Lajm i keq/ Skiatorja Lara Colturi kërkon të braktisë Shqipërinë për t’iu bashkuar Italisë

në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i keq/ Skiatorja Lara Colturi kërkon të braktisë Shqipërinë për t’iu bashkuar Italisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Çdo gjë ka një fillim dhe një fund, por kur është i suksesshëm dhe ka arritur një qëllim të rëndësishëm, ky fund bëhet edhe më i hidhur.

Kështu po ndodh edhe me një prej historive më të bukura të sportit shqiptar, por edhe Europian. Lara Colturi ka kërkuar tashmë zyrtarisht largimin nga Shqipëria, për t’iu rikthyer vendit të origjinës së saj Italisë.

E mbërritur rreth 4 vite më parë si një minorene që kishte mamanë të famshme dhe kampione olimpike, Daniela Ceccarelin, por në këtë rrugëtim thuajse 4-vjeçare, vetëm ajo dhe Federata Shqiptare e Skive menduan që do të kapnin këtë jackpot, atë të talentit më të madh të botës së skive alpine për të cilën sot pritshmëritë janë maksimale nga e gjithë bota profesioniste e këtij sporti dhe sot është Daniela, nëna e Lara Colturit.

Por me rritjen e nivelit, 3 podiume në Kupën e Botës së këtij edicioni si 18-vjeçare Lara Colturi u rendit e 7-ta në Botërorin e këtij edicioni gjithashtu duke i dhënë sinjale të forta vendlindjes dhe origjinës së saj, pasi emrat e mëdhenj axurr, një pjesë e madhe e tyre të paktën, janë prapa saj dhe flamurit kuqezi të italianes së natyralizuar në shqiptare.

Gjithsesi, dëmtimi i emrit më të madh të skive italiane për femra, Frederika Brinjone, disa herë kampione absolute, ka lënë një shtet me rreth 70 milion euro buxhet vetëm për skitë, pa një pretendente kryesore për Olimpidën Dimërore, Milano-Cortina 2026 dhe jo vetëm. Për të mbetur te buxhetet dhe paratë, që me sa duket është edhe thembra e Akilit e kësaj marrëdhënieje mes familjes Colturi dhe Federatës Shqiptare të Skive, që me gjithë dashamirësinë dhe daljes jashtë parashikimeve të qeverisë apo bashkisë së Tiranës për t’i plotësuar nevojat financiare një talenti të madh si Lara, prapë nuk mjaftojnë dhe në të vërtetë, po flasim për një nga sportet më të kushtueshme në Botë.

Por, kërkesa e saj për t’u larguar, sipas burimeve konfidenciale të Top Channel pranë Komitetit Olimpik, nuk është miratuar, pasi në bazë të rregullave botërore të Federatës Ndërkombëtare të Skive, nëse ajo largohet pa miratim, atëherë Lara Colturi do të qëndrojë një vit pushim, një vit pa Kupë Bote dhe gjithçka në vitin e Olimpiadës Dimërore, asaj që zhvillohet në janar-shkurt 2026-2027.

Megjithatë, për të mësuar vendimin përfundimtar se çfarë do të ndodhë, nëse Colturi do të jetë kuqezi, apo axurre, në Milano-Cortina 2026, kanë mbetur pak ditë, më 1 maj Komitetit Ekzekutiv mbyll afatin e kalimit të sportistëve nga njëra federatë në tjetrën, datë që do të vendosë padyshim edhe për ne dhe familjen Colturi. /TCH

Etiketa: colturiShqiperi

Lajme të lidhura

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës
Sport

Miqësoret e qershorit ndaj Sllovenisë dhe Italisë, Kombëtarja U-21 vijon përgatitjet në Durrës

12:42 - 02/06/26
Edi Martini iu kërkon falje tifozëve, bëri gjestin antisportiv pas ndeshjes me Dinamon
Sport

Nga humbja e titullit te sherri me lojtarin, Vllaznia merr vendimin final për Edi Martinin

14:20 - 01/06/26
Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri
Sport

Uzuni dhe Shehu: Duhet të bëjmë maksimumin për të krijuar identitetin tonë me trajnerin e ri

12:50 - 01/06/26
Para
U arrestua nga përgjimet e ‘SKY”, si i shpëtoi Kep Arapi prangave të ekstradimit

Tentativa e vrasjes së Xhevdet Plakut/ Apeli lë në fuqi 19 vite burgim për 4 të pandehurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora
Aktualitet

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka, si ia rrëmbeu paratë nga dora

15:56 - 02/06/26

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Autori ka ndjekur një...

Lexo më shumë
Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

Irani po shqyrton propozimin e SHBA-së, por ende nuk ka dhënë përgjigje

15:28 - 02/06/26
Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

Sulmet e reja izraelite vrasin 8 persona në Liban pavarësisht armëpushimit, përfshirë dhe fëmijë

15:06 - 02/06/26
Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

Gjermania në alarm, një i armatosur merr peng disa persona brenda lokalit

14:46 - 02/06/26

OKB paralajmëron rikthimin e El Niño, temperaturat globale në 2027-ën mund të arrijnë nivele rekord

14:22 - 02/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Jojobet GirişGrandPashaBet destekDeneme bonusu veren siteler 2026matbetjojobetbetpark girişJojobetCasibom GirişJojobet girişMarsbahis Giriş