GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Lajm i mirë, Çekia njeh certifikatën shqiptare të vaksinës, hiqet karantina

18:10 - 27/10/21
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i mirë, Çekia njeh certifikatën shqiptare të vaksinës, hiqet karantina
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Republika Çeke ka miratuar njohjen e certifikatës digjitale të vaksinës Anti-Covid që lëshohet nga autoritetet shqiptare.

Lajmi është bërë i ditur nga ambasada shqiptare në Pragë, ndërkohë që ka njoftuar edhe masat e reja që duhen për të lëvizur në këtë shtet.

Nga data 27.10.2021, kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për hyrjen në Republikën Çeke të udhëtarëve që vijnë nga Shqipëria, e cila është e shënuar me ngjyrë të kuqe të errët ( ).
Bazuar në Masat Mbrojtëse të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Çekisë, udhëtarët nga Shqipëria, që kanë leje qëndrimi në një vend të BE-së ose vizë afatgjatë, si dhe personeli i transportit ndërkombëtar, artistët profesionistë, atletët profesionistë dhe zyrtarë dhe përfaqësues shtetërorë, etj., para se të udhëtojnë në

Republikën Çeke duhet:
1. Të plotësojnë Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit on-line në linkun: https://plf.uzis.cz/
2. Personat e pa vaksinuar, pas mbërritjes në Republikën Çeke duhet të kryejnë një test PCR (jo më shpejt se dita e 5 -të dhe jo më vonë se dita e 7-të pas mbërritjes ). Ndërkohë, nuk është e nevojshme izolimi në karantinë, por duhet të mbajnë maskë respiratorë sa herë dalin nga shtëpia.

Përjashtohen nga testi personat që janë plotësisht të vaksinuar me një nga vaksinat e miratuara nga BE-ja dhe të pajisur me një certifikatë e vaksinimi, që njihet nga Republika Çeke, por nuk përjashtohen nga detyrimi për te plotësuar Formularin e Mbërritjes së Pasagjerit.
Fëmijët nën 12 vjeç përjashtohen edhe nga testi edhe nga detyrimi për plotësimin e Formularit të Mbërritjes së Pasagjerit.
PËRDITËSIM: Ashpërsimi i masave anti COVId-19 në Republikën Çeke

Duke filluar nga data 25 tetor 2021, maskat respiratore bëhen të detyrueshme në te gjitha mjediset e brendshme, pavarësisht numrit te personave te pranishëm. Vazhdojnë të jenë të detyrueshme maskat respiratorë në transportin publik.
Që nga data 1 nëntor, bareve dhe restoranteve do t’u kërkohet të verifikojnë gjendjen e pastër të shëndetit kundër Covid-19 të klientit përpara se t’i shërbejnë. Kontrollet nuk do të bëhen në hyrje, por pasi të ulen klientët në tavolina. Personeli i restorantit nuk do të ofrojë shërbime për këdo që nuk ka një certifikatë elektronike ose në letër që vërteton vaksinimin e plotë, shërimin nga infeksioni Covid në 6 muajt ose një test negativ për Covid-19.

Etiketa: cekicertifikateShqiptarVaksine

Lajme të lidhura

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje
Breaking Views

Sistemi e-Albania nxjerr sërish probleme, bizneset mbeten në pritje

17:25 - 13/03/26
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”
Aktualitet

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët
Aktualitet

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Para
Gafa trashanike, emërtuan rrugën gabim, Bashkia Durrës largoi tabelën pas 4 vitesh

Gafa trashanike, emërtuan rrugën gabim, Bashkia Durrës largoi tabelën pas 4 vitesh

TË FUNDIT

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri
Breaking Views

Avokati i Popullit: 75 për qind e vendimeve të Gjykatës së Strasburgut nuk janë zbatuar në Shqipëri

22:57 - 13/03/26

Avokati i Popullit, Endri Shabani, deklaroi se shumica e çështjeve që qytetarët shqiptarë çojnë në Gjykatën Evropiane për të Drejtat...

Lexo më shumë
VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

VIDEO/ SHBA ngre bombarduesit “e padukshëm” B-2 për të rrëzuar regjimin e Iranit!

22:35 - 13/03/26
Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com