GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Lajm i mirë/ Çështja e Luginës së Preshevës do të trajtohet në OKB

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajm i mirë/ Çështja e Luginës së Preshevës do të trajtohet në OKB
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës po lobojnë në Shtetet e Bashkuara që ta vendosin çështjen e komunave në jug të Serbisë, Preshevë, Medvegjë e Bujanoc në agjendën e Kombeve të Bashkuara. Këtë e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Më herët, një media lokale në Bujanoc, raportoi se përfaqësuesit e shqiptarëve nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci janë takuar në Nju Jork me ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, dhe pas këtij takimi është thënë se çështja e Luginës së Preshevës do të trajtohet në OKB.

Më 1 qershor, për herë të parë Shqipëria mori kryesimin njëmujor të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kryetari i Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi, tha se përfaqësuesit e komunitetit shqiptar që jeton në jug të Serbisë, janë duke kërkuar se në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë të zgjidhet problemi i Luginës së Preshevës.

“Ajo që kërkohet është që të mos ketë normalizim të marrëdhënieve derisa Lugina të jetë në agjendën e zgjidhjes së problemeve në Ballkanin Perëndimor”, tha Mustafi, duke shtuar:

“Kjo do të thotë se përveç zgjidhjes së çështjes së pakicave kombëtare në Ballkanin Perëndimor përmes normalizimit të marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit, duhet të ketë standarde uniforme për trajtimin e pakicave kombëtare”.

Mediat në Bujanoc raportojnë se kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kreu i Partisë për Veprim Demokratik, zyrtarja e kësaj partie, Ardita Sinani, dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqiptarëve, Ragmi Mustafa, kanë udhëtuar për në selinë e OKB-së që gjendet në Nju Jork.

Pas takimit me ambasadorin Hoxha të dielën, Arifi tha se e kanë informuar ambasadorin shqiptar për “situatën politike në Luginë dhe problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Serbi”.

Më 5 qershor, Ardita Sinani postoi në Facebook fotografi të delegacionit të përfaqësuesve politikë të shqiptarëve të Luginës në takimin me ambasadorin shqiptar në OKB, Ferit Hoxha, duke shtuar se “çështja e Luginës së Preshevës tashmë do të shtrohet në OKB”.

“Përfshirja e Luginës së Preshevës në organizatën më gjithëpërfshirëse ndërkombëtare është tejet me rëndësi për ta shpërfaqur të vërtetën e gjendjes dhe pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, tha ajo.
Nga Bujanoci theksohet se delegacioni nga komunat në jug të Serbisë do të ketë takime me përfaqësuesit e administratës amerikane dhe diasporës shqiptare.

Kjo nuk është hera e parë që përfaqësuesit e shqiptarëve në tri komunat në jug të Serbisë, që njihen me termin Lugina e Preshevës, kërkojnë që në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të përfshihet edhe statusi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi.

Në korrik të vitit 2018, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës miratuan një deklaratë përmes së cilës u kërkonin zyrtarëve të Serbisë, Kosovës dhe Bashkimit Evropian që të përfshihej në procesin e negociatave, por edhe në dokumentin përfundimtar të marrëveshjes së Brukselit, statusin e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Megjithatë, zyrtarët serbë thonë se çështjet e vetëqeverisjes lokale në komunat në jug të Serbisë, nuk mund të trajtohen në kontekstin e negociatave të Brukselit.

Që nga viti 2011, Kosova dhe Serbia kanë nisur procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Aktualisht, bartës të dialogut në nivel politik janë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ndërkaq po ashtu zhvillohen diskutime për çështje teknike në nivel të kryenegociatorëve.

Ndryshe, për vite me radhë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në Luginë të Preshevës kanë kërkuar më shumë të drejta, teksa kanë denoncuar shumë shkelje. Rasti i fundit është pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë, gjë që sipas politikanëve shqiptarë po bëhet për të ndryshuar “strukturën etnike” të këtyre komunave./REL

Etiketa: KosoveokbpresheveSerbi

Lajme të lidhura

Zmbrapset Vuçiç: Do të tërheq forcat ushtarake nga kufiri
Kosovë & Rajon

Protestat masive në Serbi, Vuçiç cakton datën e zgjedhjeve të parakohshme

10:14 - 21/08/26
Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Para
“Bandat të lidhur me ministra dhe deputetë të PS”, Berisha: Po pengohen ekstadimet

“Bandat të lidhur me ministra dhe deputetë të PS”, Berisha: Po pengohen ekstadimet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com