GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Lajm i mirë, Gjermania do të lehtësojë masat për personat e imunizuar me doza përforcuese

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i mirë, Gjermania do të lehtësojë masat për personat e imunizuar me doza përforcuese
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjermania nuk do t’u kërkojë njerëzve që janë imunizuar me dozën përforcuese të vaksinave kundër koronavirusit, që të testohen para se të hyjnë në disa objekte argëtuese. Kështu vendosën të martën, më 14 dhjetor ministrat federalë dhe rajonalë të shëndetësisë. Propozimi, për të cilin u pajtuan ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach dhe ministrat e 16 shteteve federale, ka për qëllim që të inkurajojë qytetarët që të marrin dozën përforcuese të vaksinave kundër COVID-19.

Megjithatë, të gjithë qytetarët duhet të kenë test negativë për koronavirus nëse duan të hyjnë në spitale dhe shtëpi të kujdesit, me qëllim që të mbrohen njerëzit që janë në rrezik të lartë, thuhet në draftin e dokumentit, të cilin e ka parë agjencia Reuters.

Rreth 69.9 për qind e popullsisë së Gjermanisë janë vaksinuar me dy doza të vaksinës dhe 23.8 për qind kanë marrë edhe dozën përforcuese. Ministri i Shëndetësisë i Bavarisë, Klaus Holetschek u tha gazetarëve se Gjermania po vuan nga një mungesë e vaksinave, duke iu bërë thirrje autoriteteve që të përdorin “metoda jokonvencionale” – përfshirë edhe kontaktet e drejtpërdrejta me prodhuesit e vaksinave – në mënyrë që të rriten furnizimet me vaksina. Gjermania furnizohet me vaksina kryesisht përmes skemës së përbashkët të prokurimit të Bashkimit Evropian.

Sipas masave aktuale, personat që kanë marrë dy dozat e vaksinës ose e kanë kaluar virusin, duhet të kenë edhe teste negative për koronavirus në mënyrë që të mund të hyjnë në objekte që konsiderohen me rrezik të lartë të përhapjes së virusit, siç janë klubet e natës apo diskotekat. Sikurse edhe shtetet e tjera evropiane, Gjermania po përballet me valën e katërt të pandemisë së koronavirusit. Të martën, autoritetet raportuan edhe për 473 vdekje të reja nga koronavirusi. Instituti për sëmundje ngjitëse, Robert Koch po ashtu raportoi për 30,823 raste të reja me koronavirus.

Etiketa: DozaGjermani

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Pak javë pas dorëheqjes, Edi Martini rikthehet sërish në krye të Teutës

Pak javë pas dorëheqjes, Edi Martini rikthehet sërish në krye të Teutës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com