GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!

në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Lajm i mirë, kur të mos ketë më lajme nga Shqipëria!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga BELINA BUDINI- Cikli i lajmeve nga Shqipëria është rikthyer në mediat angleze dhe ky nuk është një lajm i mirë! Ngjarja është sërish emigracioni i paligjshëm i shqiptarëve. Edhe pse raportimet jo gjithnjë janë bazuar në fakte të verifikuara apo pohime të sakta në lidhje me ngjarjen, rritja e numrave të emigracionit të paligjshëm të shqiptarëve drejt Mbretërisë së Bashkuar është një fakt zyrtar i konfirmuar nga Home Office.

Mbi këtë fakt u ngritën deklarata politike të zhurmshme dhe problematike nga ana e anëtarëve të qeverisë dhe të parlamentit britanik, që u shoqëruan me mbulim të gjerë dhe të vazhdueshëm mediatik të elementit shqiptar si ilustrues i fenomenit të emigracionit të paligjshëm dhe kriminalitetit të importuar nga jashtë dhe specifikisht nga Shqipëria drejt Anglisë.

Lajm i mirë ishte reagimi i shpejtë dhe i drejtë i palës shqiptare ndaj spekulimeve politike dhe përdorimit negativ dhe specifik të kombësisë shqiptare për të emërtuar problematikën e krijuar në tërësi. Edhe pse këto nuk kanë të njëjtën peshë dhe hapësirë në mediat angleze sa lajmet e prodhuara nga autoritetet e vendit, janë të domosdoshme dhe shpesh kanë munguar kur ka qenë rasti.

Sidoqoftë, këto reagime nuk kanë mundur ta ndalojnë fluksin e lajmeve të këqia nga Shqipëria dhe si kundërpërgjigje po vijojnë të publikohen në media histori dhe raste të njëpasnjëshme, që sërish kanë në fokus shqiptarët si “gangsterë”, “trafikantë”, “kriminelë”, “mafiozë”, “grabitës”, “mashtrues”… lista e etiketimeve është e gjatë, ashtu si edhe lista e mediave angleze që i përdorin këto etiketime, që nga  The Times, The Independent, e deri tek The Daily Mail apo The Mirror. Titujt që përmbajnë etiketime të tilla të cilat u atribuohen emigrantëve shqiptarë në Angli janë tanimë të përditshëm dhe nuk mungojnë as në mediat më prestigjioze si BBC, The Guardian apo Financial Times.

Interesi gazetaresk për subjektin e Shqipërisë vijon të mbetet i lartë, edhe pse kemi të bëjmë me një vend të vogël dhe një komunitet edhe më të vogël shqiptarësh përkundrejt vendeve dhe etnive të tjera që përbëjnë popullatën e Mbretërisë së Bashkuar. Arsyeja? Shqiptarët dhe Shqipëria me sa duket prodhojnë lajm. Sidomos lajme të këqia, nga ato që për gazetarët konsiderohen lajme të mira. Lajmet apo historitë pozitive, edhe pse nuk kanë munguar krejtësisht, nuk kanë shërbyer për të ndryshuar perspektivën dhe stereotipet.

Ndaj, duket se ka vetëm një mënyrë për të dalë nga qerthulli i lajmeve të këqia dhe interesi gazetaresk. Por kjo është edhe rruga më e vështirë. Të bëhemi të mërzitshëm, pra të bëhemi vend normal!

Etiketa: belinda budiniShqiperisondazh

Lajme të lidhura

30 ditë revoltë për largimin e Ramës, Kim Mehmeti: Rinia do shpëtojë vendin nga ‘Aleanca e Qelbësirave’
OP-ED

Nëse nuk jep dorëheqjen, piktori mund t’ua plotësojë dëshirën atyre që duan ta tërheqin zvarrë!

07:55 - 19/10/26
Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!
OP-ED

Ku ka dorë të huaj më të zezë se ajo e piktorit, ai është fatkeqësia e këtij populli!

07:55 - 17/10/26
Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor
OP-ED

Kur proteston rinia, bie qeveria! Tani e ka fjalën dhe rradhën uragani studentor

09:30 - 14/10/26
Para
Rama mbyll shkollat, nxënësit shkojnë në takimin elektoral

Rama mbyll shkollat, nxënësit shkojnë në takimin elektoral

Discussion about this post

TË FUNDIT

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin
Breaking Views

Studentët kryesojnë ndaj Vuçiç/ Të dielën zgjedhjet, mijëra protestues “pushtojnë” Beogradin

23:14 - 22/10/26

Mijëra studentë dhe qytetarë kanë mbushur rrugët e Beogradit në një demonstrim masiv mbështetjeje për lëvizjen studentore, vetëm pak ditë...

Lexo më shumë
Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

Egnatia merr në transfertë me Arhus barazimin e dytë në Conference League

23:03 - 22/10/26
Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën” dhe dorëheqjen e Ramës

22:41 - 22/10/26
“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

“Çdo përdorim i tepruar force të hetohet menjëherë”- PPE: Zëri i të rinjve duhet dëgjuar

22:32 - 22/10/26
Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

Video e lirimit të protestuesve, Tabaku: Janë heronj

22:23 - 22/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com