GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Të tjera Art & Kulturë

Lajmi për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit mori ‘dhenë’, ish-ambasadori shqiptar në Britani: Njerëzit e mëdhenj shkaktojnë surpriza…

16:05 - 08/06/21
në Art & Kulturë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lajmi për ndarjen nga jeta të Mirush Kabashit mori ‘dhenë’, ish-ambasadori shqiptar në Britani: Njerëzit e mëdhenj shkaktojnë surpriza…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Ish-ambasadori shqiptar në Britani të Madhe, Mal Berisha ka reaguar pas lajmeve që u publikuan në media, se artisti i njohur Mirush Kabashi kishte ndërruar jetë.   Përmes një postimi të bërë në ‘Facebook’, Berisha thekson që në krye të herës se kur keqkuptime të tilla ndodhin, në fakt të shtohet jeta.

Ai shkruan se edhe Gabriel Garcia Marquez u raportua si i vdekur mirëpo jetoi dhe 14 vite të tjera më pas, si dhe botoi shumë libra gjatë asaj periudhe. Më pas ai vijon, dhe rendit personazhe shumë të njohur për botën e artit.

SHKRIMI I PLOTË:

I dashur Mirush! U gëzova që je shëndoshë e mirë! Ndoqa edhe keqkuptimet lidhur me ty. Me këtë rast i referohem asaj shprehjes popullore se kur thonë gjëra të tilla, të shtohet jeta. Më ler të të kujtoj paralajmërime për ndërrim jete, para se të ndodhte kjo, të disa personaliteteve:

ERNEST HEMINGWAY DHE MARY WELSH HEMINGWAY u deklaruan nga shtypi të vdekur pasi ata u përfshinë në një aksident ajror, në Afrikë, në vitin 1954, gjë që nuk ishte e vërtetë. Ai jetoi deri në vitin 1961.

GABRIEL GARCÍA MÁRQUEZ u raportua i vdekur nga e përditshmja peruan La República në vitin 2000. Ai jetoi edhe 14 vjet të tjera dhe botoi shumë libra gjatë asaj periudhe.

Celine Dion, këngëtarja e njohur kanadeze u deklarua e vdekur më 24 tetor, 2013, në një mesazh që bëri xhiron e botës. Ajo jeton edhe sot.

HERMAN BERSTEIN – Ministri Amerikan në Shqipëri në drekën e lamtumirës me miqtë e tij shqiptarë në Tiranë: thotë :

 “Dje mora një letër nga Amerika, e cila njoftonte dorëheqjen time nga detyra e Ministrit në Shqipëri. Megjithëse lajmi ishte i vërtetë, kryelajmi ishte se unë kisha vdekur. Z Perry, Drejtor i Komitetit Kombëtar të Edukimit në Radio, në Ëashington, më shkruante pak a shumë si më poshtë:

“Më erdhi shumë keq, kur pashë dje në gazetë se keni vdekur. Më erdhi keq që dhatë dorëheqjen nga një post, që e keni mbajtur me aq dinjitet, por të dorëhiqeni dhe të vdisni, kjo është tej mase keq. Unë shpresoj se e keni gjetur jetën e përtejme të këndshme dhe që ne do të kemi kënaqësinë të takohemi përsëri, pasi të ktheheni në Neë York dhe të na tregoni për atë.”

Përgjigjja e Bernsteinit ndaj letrës së z. Perry ishte:

Në fakt u ndjeva i lumtur, kur mora atë letër që ma dërgonit prej asaj bote. Nëse kjo qenka bota e përtejme, mua nuk më tmerron fare. Përkundrazi, unë po i gëzohem shumë. Qenka lezetshëm këtu. Trëndafilat kanë shpërthyer përsëri dhe malet kanë marrë ngjyrë të purpurt nën rrezet e diellit, që po perëndon. Ky njoftim për dorëheqjen dhe vdekjen time më englendisi shumë.

Edhe MARK TWIN e ka pasur këtë kënaqësi, të raportohej i vdekur, thjesht pse kishte rënë nga kali në Malet Catskill.

Pra i dashur Mirush, mos u mërzit. Njerëzit e mëdhenj shkaktojnë surpiza edhe në të gjallë edhe në atë jetë.Me dashuri, Mali.

Etiketa: Mal BerishaMirush Kabashi

Lajme të lidhura

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën
Aktualitet

Përcillet në banesën e fundit parodisti Mane Lumani, familjarët dhe kolegët i japin lamtumirën

14:26 - 02/03/26
Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti
Aktualitet

Kinematografia shqiptare në zi! Ndahet nga jeta aktori i njohur korçar, Zhani Ziçishti

11:04 - 25/02/26
Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë
Aktualitet

Peticioni online kërkon njohjen e plisit shqiptar nga UNESCO: Të ruajmë trashëgiminë tonë

13:26 - 11/02/26
Para
Berisha “non grata”, Agron Shehaj: Padyshim që ky vendim ka qenë një goditje e rëndë për PD-në

Berisha “non grata”, Agron Shehaj: Padyshim që ky vendim ka qenë një goditje e rëndë për PD-në

TË FUNDIT

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake
Botë

Irani konfirmon zyrtarisht eliminimin e komandantit iranian dhe shefit të sigurisë: Vrasje frikacake

23:29 - 17/03/26

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) ka konfirmuar vdekjen e Gholamreza Soleimani, komandant i milicisë Basij, duke e cilësuar ngjarjen...

Lexo më shumë
Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

Liga e Kampioneve, përcaktohen 4 çerekfinalistët e parë

23:21 - 17/03/26
Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

Reali fiton edhe në Angli, madrilenët eliminojnë për të tretin vit radhazi City-n e Guardiolës

23:13 - 17/03/26
PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

PSG dominon Chelsea FC, hakmarrje e pastër në dy ndeshje

23:04 - 17/03/26
Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

Sporting ndal marshimin e Bodo/Glimt në Champions, portugezët përmbysin disavantazhin 3:0 nga ndeshja e parë

22:25 - 17/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com