GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Korrupsioni i Lali Erit “ha” ushqimin e fëmijëve, denoncohen tenderët 3.4 mld lekë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Kështu, KPP i kërkon Drejtorisë së Kopshteve që varet nga Lali Eri, të marrë sa më shpejt masa dhe të rivlerësojë ofertat. 

Kështu, KPP i kërkon Drejtorisë së Kopshteve që varet nga Lali Eri, të marrë sa më shpejt masa dhe të rivlerësojë ofertat. 

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Institucionet në varësi të Bashkisë Tiranë bëjnë kërdinë me ushqimet që blihen për çerdhet dhe mensat sociale. Kështu, tre tenderë janë denoncuar në KPP për abuzim. Fillimisht bëhet fjalë për prokurimin me objekt  “Furnizim me ushqim pёr mensёn sociale”, me fond limit 5.941.666 lekë pa TVSH. Prokurimi është zhvilluar në datën 19.01.2023 nga autoriteti kontraktor, Qendra Komunitare Shkozë, në varësi të kryebashkiakut Erion Veliaj. Tenderi është denoncuar nga  firma “Nelsa” SHPK me datë 27 janar 2023, tre ditë pasi Autoriteti Kontraktor shpalli fituesin.

Në garë ka marrë pjesë kompania ankimuese me fondin 4.774.000 lekë, dhe firma “Dajti Park 2007” SHPK me ofertë 3.844.000 lekë. Denoncuesi thotë se kompania fituese ka paraqitur ofertë anomalisht të ulët dhe të pajustifikuar. Në fakt po të bëjmë krahasimin, oferta e firmës “Dajti Park 2007” është 2.2 milionë lekë më pak nga se pretendon autoriteti të shpenzojë për ushqimet e mensës.

Pra qëndron më poshtë se pragu 25%.

“Ne rastin konkret, nga përllogaritjet e kryera rezulton se oferta e dorëzuar nga operatori ekonomik “Dajti Park 2007” Shpk është anomalisht e ulët, pasi oferta e dorëzuar nga ky operator ekonomik është në një vlerë më të ulët se 25% e fondit limit të përllogaritur”, thuhet në ankesë.

Këtë ankesë Nelsa shpk ia ka përcjellë edhe autoritetit kontraktor, por ky i fundit nuk e ka marrë fare në konsideratë. Ndërsa tani, KPP pas shqyrtimit të dokumenteve del në rezultatin se ka shkelje të ligjit për këtë kontratë. Sipas tabelës së të dhënave përllogaritet që të paktën të shpenzohen 20 000 lekë (të reja) për të paktën 100 persona në ditë. Pra, për një vit oferta e Dajti Park 2007 rezulton shumë e ulët. Këtë problematikë e konstaton edhe KPP.

 

Në përfundim të vendimit, Komisioni shprehet se autoriteti kontraktor nuk ka bërë një përllogaritje të saktë të shpenzimeve që do të bëhen për çdo produkt, dhe vlera që do të përkthehen për çdo vakt, për çdo person që ushqehet në këto qendra.

“Komisioni i Prokurimit Publik gjykon se nga interpretimi teleologjik i normës së mësipërme lidhet drejtpërdrejtë me shmangien e riskut që mund të sjellë një ofertë, e cila rezulton anomalisht e ulët. KPP gjykon, se risku që shfaqet në rast se një ofertë rezulton anomalisht e ulët është në disa drejtime, ndër të tjera si: rreziku për moskryerjen e shërbimit/punëve në cilësinë e duhur; rreziku i tërheqjes së operatorit ekonomik nga lidhja e kontratës dhe kostot që i lindin autoritetit nga moskryerja e shërbimit brenda afateve kohore të parashikuara”, thuhet në vendim.

Duke gjykuar pasaktësitë, Autoriteti argumenton se në këtë rast është rritur risku për humbje të mëdha në kohë nga moskryerja e shërbimit.

Pas këtij gjykimi, KPP kërkon që Autoriteti Kontraktor të anulojë procedurat dhe të skualfikojë firmën “Dajti Park 2007”. Kjo është firmë e njohur për përfitimin e tenderëve pa garë dhe është në pronësi të Lulëzim Qefalisë, vëllait të ish-deputetit Xhemal Qefalia.

Vjedhjet në kopshte dhe çerdhe

Nuk është hera e vetme që prokurimet e Drejtorisë së Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve janë ankimuar nga pjesëmarrësit. Denoncimi tjetër është bërë nga firma “4 S” SHPK për tenderin me objekt: “Blerje Ushqime për Vitin 2023”, me fond limit 315,108,746.00 lekë pa TVSH. Si dhe për prokurimin tjetër me objekt: “Blerje bukë thekre dhe integrale” me fond limit: 22,595,339.00 lekë pa TVSH, zhvilluar në datën 04.01.2023.

Për të dyja rastet ankimuesi pretendon se vlerësimi i ofertave është bërë në mënyrë të padrejtë dhe fituesi është shpallur në shkelje të ligjit për prokurimet. Sipas materialit, që Gijotina.com e disponon, autoriteti kontraktor e ka skualifikuar kompaninë me argumentet se nuk ka ofertë të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet për çdo artikull që do të blihet. Justifikimi tjetër është gjetur tek certifikata e laboratorit që ka paraqitur kjo firmë. Bashkia pretendon se kjo certifikatë nuk është e vlefshme të tregojë se produktet janë të sigurta.

Por në ankesën e paraqitur firma “ 4 S” ka vërtetuar se laboratori i cili kontrollon produktet e saj prej vitesh është i licencuar nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimeve.

“Së dyti theksojmë se Laboratori privat Bio-V është një ndër laboratorët kryesorë për analizimin e produkteve ushqimore në Republikën e Shqipërisë që prej kohës kur subjektet private nuk mund të kryejnë analiza vetëkontrolli. Laboratori Bio-V pranë ambienteve të tij ka te ekspozuar certifikaten e regjistrimit, licencën përkatëse për ushtrimin e aktivitetit si edhe certifikatën e akreditimit (që e paraqesim bashkëlidhur ankesës). Prej vitesh tashmë sikurse shume subjekte të tjera edhe shoqëria “4 S” shpk analizon prodhimet ushqimore dhe të brumit pranë këtij laboratori dhe në çdo rast të kontrolleve periodike te AKU, ka rezultuar se këto analiza janë të rregullta”, thuhet në ankesë.

Në fund të shqyrtimit të dokumenteve KPP ka vlerësuar edhe për këtë rast se ankimuesi ka të drejtë dhe tenderi është dhënë me fitues të paracaktuar.

Kështu, KPP i kërkon Drejtorisë së Kopshteve që varet nga Lali Eri, të marrë sa më shpejt masa dhe të rivlerësojë ofertat.

 

Ky vendim vlen për të dy tenderët! Indirekt nga ky gjykim i KPP del në pah se si shpërdorohen dhe bëhen pazare me fondin mbi 3 miliardë lekë për ushqime. Si përfundim, mund të themi me siguri se kryebashkiakut të Tiranës i kanë zënë sytë aferat e korrupsionit dhe nuk pyet as për ushqimin e fëmijëve të çerdheve dhe kopshteve.

Lexo edhe: Inspektorët e Veliajt, gjoba qesharake bosëve të autobusëve

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzimCerdheErion VeliajkopshteKPPmenseracionetenderushqimeVjedhje

Lajme të lidhura

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit
Breaking Views

Skandali i ilaçit për sëmundjen e rrallë/ Isuf Berberi kap 2.2 miliardë lekë pa garë, oferta vetëm 39 lekë poshtë fondit limit

21:30 - 21/06/26
Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin
Breaking Views

Tenderi i pastrimit të plazheve që mori më qafë Arlinda Pogajn dhe Luan Kaprin/ Kush është peshku i madh që hëngri drejtoreshën e OBP dhe biznesmenin

15:54 - 21/06/26
Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit
Breaking Views

Ami Kozeli manipulon super tenderin 47 MLN EURO/ Artan Sako dhe Ram Geci marrin kontratat nga ARRSH një muaj para datës së prokurimit

14:06 - 21/06/26
Para
Dëshmojnë Koka dhe  Bllako, ish ministri: Proces i montuar

Bashkimi i dosjeve për inceneratorët, GJKKO rrëzon kërkesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re
Sport

Egjipti shkruan histori në Botëror, Salah protagonist në fitoren 3-1 ndaj Zelandës së Re

07:51 - 22/06/26

Klasi dhe cilësia e Mohamed Salahut, së bashku me këmbënguljen e futbollistëve egjiptianë, i dhuruan “Faraonëve” një përmbysje mbresëlënëse dhe...

Lexo më shumë
Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

Ndeshja e ‘çmendur’ lë Uruguain në ankth, “Hirushja” afrikane pranë surprizës së madhe

07:39 - 22/06/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Veliaj nga burgu uron besimtarët mysliman: Më vjen keq që nuk do t’ju bashkohem në darkat e iftarit

Parashikimi i motit për sot, 22 Qershor 2026

07:32 - 22/06/26
Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

Irani kockë e fortë për Belgjikën, “Djajtë e Kuq” mbeten me 10 lojtarë

23:12 - 21/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren Sitelermatbetbetciobetpark girişUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabet girişjojobet girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetJojobetGrandpashabetJojobet Girişmarsbahis