GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i blen drejtoreshës 30 MLN lekë karrige rrotulluese dhe varëse rrobash, tenderi pa garë

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 2 min
A A
Drejtoresha e Erion Veliajt për taksat, Laura Deliu nuk ndihet e relaksuar në karrigen dhe tavolinën e ish-Drejtoresha e Erion Veliajt për taksat, Laura Deliu nuk ndihet e relaksuar në karrigen dhe tavolinën e ish-drejtorit Arli Naska. Adrejtorit Arli Naska. A

Drejtoresha e Erion Veliajt për taksat, Laura Deliu nuk ndihet e relaksuar në karrigen dhe tavolinën e ish-drejtorit Arli Naska. A

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoresha e Erion Veliajt për taksat, Laura Deliu nuk ndihet e relaksuar në karrigen dhe tavolinën e ish-drejtorit Arli Naska. Ajo ka vendosur të ndërrojë mobiliet.

Është fjala për një tender luksi që bën Drejtoria e përgjithshme e Taksave Dhe Tarifave Vendore, me drejtuese Laura Deliun.

Prokurimi ka si objekt ‘blerje orendi zyre’, ku kjo Drejtori ka skualifikuar 6 oferta të mira dhe ia ka lënë porosinë biznesmenit të favorizuar.

Laura ka kërkuar të ndryshojë të gjithë mobiliet e saj nga karrigia pasi nuk duket e rehatshme deri tek varësia e rrobave dhe ndonjë komodinë.

Madje është kujdesur që mobiliet t’i porosisë cilësore dhe trendi. Në dokumente theksohet se karrigia duhet të jetë rrotulluese, e rehatshme, me lëkurë të cilësisë së parë dhe ekologjike. Ndërsa më tutje thekson se dollapi duhet të jetë me kapak xhami dhe rrota lëvizëse. Kjo pasi i është mërzitur dollapi i vjetër me siguri jashtë mode

Për këto teka të drejtoreshës, Lali Eri ka autorizuar të prishen 30 milionë lekë nga buxheti. Me këto lekë që harxhon Laura, që i ka mbledhur nga taksat e kryeqytetasve, mund të rikonstruktohet nga e para një shtëpi e ndonjë familje të dëmtuar nga tërmeti. Epo ku pyet drejtoresha e Veliajt për këto, fillimisht duhet garantuar komoditeti i saj në zyrë.

Kështu Laura hapi tenderin për të cilin u dorëzuan 7 oferta nga kompanitë e interesuara. 6 ofertat më të arsyeshme varionin nga 16 milionë deri në 24 milionë lekë. Pra mund të kurseheshin të paktën 14 milionë lekë nëse  drejtoresha do respektonte ligjin.

Në fakt Deliu i ka skualifikuar që në fazën e parë duke argumentuar se të gjitha nuk kanë paraqitur dëshmi për rezultatet e testimit përfundimtar të mallrave. Por, përderisa të gjitha paskan mangësi të në dokumenti, do të thotë që diçka është keqkuptuar.

Ligji mbi prokurimet thotë se Lura duhet t’i kishte njoftuar operatorët për këtë dokument që u mungonte dhe t’u jepte mundësi të konkurronin.

Kështu ka kaluar për në fazën finale vetëm oferta e “Eduart Xhixha PF”, me vlerë 26 milionë lekë, sa 96%  e fondit limit.

APP e ka regjistruar kontratën e drejtoreshës pa kurrfarë mbikëqyrjeje. Ndërsa Open Data Albania i ka vendosur tenderit “Flamurin e Kuq”, që është shenja e riskut të korrupsionit.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/201

Etiketa: abuzimErion Veliajlauaratender

Lajme të lidhura

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë
Breaking Views

Florenc Spaho fsheh raportin e auditit, 4 ministra dhe 2 drejtorë të përfshirë

14:53 - 25/10/26
Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale
Breaking Views

Tendera sekretë me Begator Manen, Emiljano Dushën e Afrim Qendron për gaz, municion e mjete speciale

22:15 - 23/10/26
Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Para
Avokati nga Tirana denoncon klienten e tij: Nuk më lë rehat!

Avokati nga Tirana denoncon klienten e tij: Nuk më lë rehat!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët
Aktualitet

Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26

Avokati Altin Goxhaj shprehet se goditja që mori në protestën e së shtunës nga plumbi i gomës, kishte si qëllim...

Lexo më shumë
Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

Revolta kundër Ramës/ Studentët dhe pedagogët protestojnë sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

08:52 - 26/10/26
Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com