GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i dhuron Blerina Sadikut 313 MLN lekë për veshjet e “Eco Tiranës”, ngrihet “Flamuri i kuq”

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri i dhuron Blerina Sadikut 313 MLN lekë për veshjet e “Eco Tiranës”, ngrihet “Flamuri i kuq”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vetëm një ndërprerje e mandatit nga prangat e SPAK mund të ndalojë kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj nga abuzimi me buxhetin e shtetit. Dhe “Eco Tirana” është një mekanizmat kryesorë që ka ngritur Lali Eri  për këtë qëllim. Që kur Veliaj u thirr në SPAK, kompania e varur nga bashkia, “Eco Tirana” ka rritur intensitetin e zhvillimit të tenderëve, ku shpesh shohim “blerje” që përsëriten, furnizime deri në imtësi sikur ndërmarrja të ishte hapur sot dhe i duhen mjetet.

Është metoda për të nxjerrë fondet nga arka e bashkisë dhe dërgimi i tyre tek biznesmenë të favorizuar.

Këtë herë “Eco Tiran” ka gjetur një arsye të fortë për të justifikuar shpenzimet. Tenderi ka si objekt  ‘Blerje veshje dhe pajisje mbrojtëse për punonjësit’. Lali Eri që mendon për  punonjësit, ka nxjerrë nga arka 313 milionë lekë dhe i tenderon përmes shoqërisë së përbashkët veroneze-tiranase.

Kërkohen xhupa dimri, doreza, këpucë dhe kapele, dhe theksohet se do merren me material të cilësisë së lartë. Po të ishin cilësi kaq e mirë, përse këto mushamatë e dimrit dhe këpucët ndërrohen çdo dy vjet?!

Open Data Albania e ka vlerësuar tenderin “Flamurin e kuq”, shenja e riskut të korrupsionit. Ky portal monitorues ka treguar se kontratat është dhënë pa garë. Janë dorëzuar 4 oferta në fillim të procesit, ku propozimi i ARISA – KONFEKSION ishte më i lirë, me vlerë 129 milionë lekë.

Por, për Veliajn nuk ka rëndësi të kursejë fondet e bashkisë.

Administratorët e tij e kanë skualifikuar nga gara me argumentin se nuk ka paraqitur mostra për dy artikuj. Në fakt, për këtë mungesë duhej të ishte vënë në dijeni kompania, sidomos nëse plotësonte kriteret e tjera, dhe kishte ofertën më ekonomike.

E theksojmë këto specifika që i kërkon ligji, stafi Veliajt i ka anashkaluar dhe madje menjëherë më pas ka skualifikuar edhe 2 ofertat e tjera, duke i hapur rrugën subjektit të regjistruar si person fizik “BLERINA SADIKU” . Kjo e fundit, e mësuar me “dhurata” të tilla nga institucionet publike, edhe këtë tender e ka përfituar pa garë.

Në dokumente nuk specifikohen arsyet, por tenderi është mbajtur në prill 2024, ndërsa kontrata me fituesin u bë publike më datë 12 gusht 2024.

Sadiku dhe Veliaj nuk e kanë për herë të parë që bashkëpunojnë. Me sa duket ajo ka lidhur kontratë të përhershme me “Eco Tirana”. Në dokumentin më sipër shohim që të paktën çdo dy vite Lali Eri blen rrobat e punonjësve tek Blerina!

Kështu që nuk kishte se si të ndërronte destinacion edhe këtë radhë fondi e rrobave, megjithëse propozimi i Blerinës ishte më i shtrenjtë se ofertat e tjera.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimbahskepunimBlerina SadikuEco TiranaErion Veliajish kryenashkiaklali erired flagveronavesje

Lajme të lidhura

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Aktualitet

Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?

16:30 - 09/11/26
Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL
Breaking Views

Dritan Isaku dhe Viola Haxhiademi, njerëzit e Ballukut që favorizuan pronarin e SIGAL

21:00 - 06/11/26
Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së
Breaking Views

Burri i ish-deputetes dhe ortaku i Mirel Mërtirit, 12.5 MLN euro nga Ami Kozeli i ARRSH-së

18:00 - 05/11/26
Para
Vrasja në Pogradec, i afërmi i viktimës: Këta kriminelë njihen për gjobëvënie

Vrasja në Pogradec, i afërmi i viktimës: Këta kriminelë njihen për gjobëvënie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin
Aktualitet

Strasburgu i jep të drejtë Fredi Belerit, Shqipëria duhet ta dëmshpërblejë për paraburgimin

14:35 - 10/11/26

Gjykata Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka konstatuar shkelje të Konventës Europiane në çështjen e Fredi Belerit,...

Lexo më shumë
Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

Gjobat ndaj protestuesve, Fatos Lubonja: Regjimi dobësohet kur njerëzit nuk tremben! Rama kërkon dialog me pasqyrën

14:21 - 10/11/26
Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

Buxheti 2027/ SPAK kërkon psikologë për BKH: Hetuesit përballen me presione dhe kërcënime

14:10 - 10/11/26
“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

“The Albanian Files”, bumerang për Ramën/ Il Foglio: Ekspozohen lidhjet mes pushtetit dhe ndërtimit

13:56 - 10/11/26
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

13:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com