GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i jep 112 MLN lekë kompanisë që lidhet me pastrimin e parave nga Rusia

13:53 - 02/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Lali Eri i jep 112 MLN lekë kompanisë që lidhet me pastrimin e parave nga Rusia
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i jep 112 milionë lekë një kompanie fantazmë, prapa së cilës qëndrojnë biznesmenë rusë të akuzuar për pastrim parash të krimit dhe trafikim organesh.

Tenderi i dyshimtë ka objekt zhvillimin e sistemit sistemi GIS. (Sistemi Informativ Gjeografik). Fillimisht të themi dy fjalë për GIS dhe më pas të sqarojmë tenderin dhe kompaninë përfituese të këtyre parave.

GIS është disiplinë relativisht e re merret me menaxhimin, analizën dhe paraqitjen vizuale të të dhënave hapësinore. Si disiplinë akademike, GIS-i merret me transformimin e të dhënave numerike në shënime hapësinore duke përfshirë algoritmet për analiza hapësinore , menaxhimin e të dhënave hapësinore dhe prezantimin vizual.

Bashkia Tiranë e përdor këtë sistem më tepër në fushën e turizmit: për nxjerrjen e videove dhe fotografive nga pika të caktuara/panoramike të destinacionit turistik; Eksplorimi i potencialit turistik që vlen të vizitohet në vendin/destinacionin ku ato duan të udhëtojnë; informacione të përgjithshme për vendet turistike që do të vizitohen gjatë turit.

Gjithsesi, ky sistem po iu kushton shumë taksapaguesve të kryeqytetit. Përveç miliona lekëve që janë paguar në instalimin, tashmë Bashkia bën shpenzime herë pas herë për “mirëmbajtjen” e sistemit.

Në të fakt të gjithë e dimë se turistët e huaj e kanë të vështirë orientimin dhe gjetjen e informacionit rreth tureve në Tiranë, prandaj mendja na shkon se kryetari Veliaj alias Lali Eri po i bën nder dikujt me këtë fond.

Tenderi i jepet pa garë kompanisë fantazmë

Këtë herë Veliaj ka menduar të shpenzojë  112 milionë lekë për tenderin me objekt “Zhvillime, përmirësime dhe mirëmbajtje e sistemit GIS në Bashkinë Tiranë”.

Sikur e shihni në foton më poshtë ky tender mban ‘Flamurin e Kuq’ të vendosur nga Open Data Albania si shenjë e riskut të lartë të korrupsionit.

Në dokumentet e prokurimit shihet se vetmja firmë që ka paraqitur ofertë është “Intelligent Netëork Solutions”, degëzim i firmës Intelegent Netvork Solushn D.O. O (SHPK) Shkup, por shumicën e aksioneve i kanë dy shqiptarë.

Kush janë përfitues të tenderit, lidhja me rusët

“Intelligent Netëork Solutions” ka tërhequr në bashkëpunim një kompani maqedonase, por ortakët shqiptarë kanë një lidhje që shkon më larg, deri në Rusi.

Kjo kompani ka si administratore Egla Gjinollarin, që është edhe aksionere kryesore me 33.34% të pronësisë. Ndërkohë ortaku tjetër Kristi Bojdani ka 33.33% të aksioneve dhe Intelegent Netvork Solushn D.O. O (SHPK) Shkup me 33.33% të pjesëve. Kompania është krijuar në dhjetor të vitit 2022 dhe sipas deklarimit të QKB, nuk ka regjistruar të dhëna në regjistrin e pronarëve përfitues.

Gjithsesi qendra e gravitetit të kompanisë është Egla Gjinollari, e cila e ka specialistet krijimin dhe mbylljen e firmave me ortakë të huaj që pastrojnë para.

Në vitin 2014, në Shqipëri erdhën dy rusë të kërkuar në të gjithë botën nga drejtësia dhe krijuan disa kompani, mes të cilave “MARKETS KAPITAL”. Ata ishin mjeku ruso-izrealit Boris Volfman dhe biznesmeni Robert Shpolinske.

 

Ata kishin themeluar ndërkohë kompaninë “A New Life 4U”.

Mjeku Boris Volfman dhe bashkëpuntori i tij Robert Shpolinske, ishin nën hetime për pastrim parash. Të dy mendohet të jenë larguar nga Shqipëria vetëm pak ditë para se gjykata e Tiranës të vendoste sekuestrimin e llogarive bankare të kompanisë “A Neë Life 4U”. Nga kjo kompani është larguar dhe bashkëshortja e mjekut Boris Volfman, shtetësja Uliana Volfman.

Kjo e fundit rezulton aksionere së bashku me bashkëshortin e saj dhe në dy klinika të tjera në Tiranë si “Justsavelife” dhe “A.V.S. Investment Group”. Por prej disa kohësh 31-vjeçaria Uliana Volfman ishte emëruar nga Robert Shpolinske administratore e kompanisë “A New Life 4U”.

Transaksionet mes kompanive në pronësi të rusit Robert Shpolinske dhe izraelitit Boris Volfman kanë ngjallur interesin e Drejtorisë Kundër Pastrimit të Parave, e cila ka nisur të gjurmojë pagesat. Dyshimet e para kanë të bëjnë me faktin se Volfman ka patur akuza për trafik organesh dhe paratë që i jepen biznesit të shtetasit rus mund të kenë prejardhjen nga ky aktivitet i jashtëligjshëm.

Prokuroria thotë se të dhënat e mbledhura për këtë rast krijojnë dyshime për pastrim parash nga ana e shtetasit Robert Shpolinske dhe Boris Volfman. Nga të dhënat e siguruara rezulton se shtetasi Robert Shpolinske ka regjistruar në Shqipëri më datë 13.11. 2014 aktivitetin e tij të biznesit dhe shoqërinë “A New Life 4U” në të cilën ky shtetas ishte administrator dhe ortak i vetëm i saj.

Objekti i aktivitetit të kësaj shoqërie është “turizëm mjekësor dhe transplant organesh…”.“Rezulton se kjo shoqëri ka çelur llogari në datë 9 dhjetor 2014 në monedhat Lek, Euro dhe USD në të cilat janë kryer transaksione të ndryshme për persona të ndryshëm përfshirë edhe shtetasin rus të dyshuar për trafikim organesh Boris Volfman”-thotë prokuroria. Megjithatë, shfaqet një tjetër shtetas rus që do të vazhdonte aktivitetet e tyre.

Pas pak muajsh, Shpolinske ia kaloi pronësinë rusit tjetër Nahum Ashurov që mori 95% të aksioneve të kompanisë “MARKETS KAPITAL” dhe 5% i kishte shtetasi shqiptar Arben Koçollari.

Papritur, më 22 shkurt 2017, me vendim të asamblesë së ortakëve, u vendos : Likuidim i Shoqërisë. Statusi i Shoqërisë kalon në “Shoqëri në Likuidim e Sipër” dhe më pas do të çregjistrohej.

Administratorja likuiduese ishte Egla Gjinollari, e cila vazhdimisht është në kohën dhe në vendin e duhur për të bashkëpunuar me këta rusë.

Në shtator 2020, Gjinollari u bë administratore e firmës “AGML Company” me pronar shtetasin rus Juri Bagubian. Ndërsa në nëntor të atij viti, biznesmeni nga Rusia ia dhuroi aksionet 100% administratores shqiptare. Firma e konsulencës nuk rezulton të ketë pasur ndonjë aktivitet ekonomik dhe ka kaluar në status pasiv në 5 qershor 2022.

Ndërkohë, 5 muaj më pas, në 5 dhjetor 2022, Gjinollari hap kompaninë e saj të quajtur “Ufficio Mio”, duke vendosur kapital themelues 10 mijë lekë. Pak ditë më pas, Egla Gjinollari e ka kaluar në status “Pezulluar”.

Më 17 shtator 2022, Gjinollari do të ishte sërish në qendër të krijimit të një kompanie të re konsulence. Firma u regjitrua me emrin “Structures Engineering and Services” shpk dhe kishte pronarë shtetasin e huaj Fabio Capozzi me 46%, Egla Gjinollarin me 8% dhe AGML Company me 46% të aksioneve ( tashmë kaluar në status “aktiv”). Theksojmë se kjo e fundit zotërohet nga Gjinollari në masën 100%.

Pra. ky ishte oktapodi i vogël i kompanive me pronarë rusë që i dhuruan aksionet Eglës dhe kulmon me krijimin e kompanisë me partner maqedonas. A po e ndihmon Lali Eri oktapodin të pastrojë paratë duke i dhënë këtë tender? Përse u zhvillua prokurim me vetëm një pjesëmarrës? Këto mund të jenë çështje në hetim nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe SPAK, prandaj po qëndrojmë në këtë fazë të raportimit: Tenderi i korruptuar i Lali Erit për GIS-in e bashkisë Tiranë!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.     

Etiketa: abuzimErion VeliajrusShkupSistemi GIMStender

Lajme të lidhura

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull
Breaking Views

Emiriana Sako e nis vitin me Enkelejda Gojashin dhe Lediana Matën, dy shoqet marrin 350 MLN lekë për një punë në Rrashbull

15:02 - 16/01/26
Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve
Breaking Views

Për Vitin e Ri, Niku i Ndraghetës dhe Vladimiri nga Serbia marrin 1.2 miliardë lekë nga Gonxhe për oksigjenin e spitaleve

19:29 - 14/01/26
Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit
Breaking Views

Anuela hap thesarin për Lavdimir Barajn, 2 miliardë lekë çohen prapa Dajtit, ja prapaskenat e tenderit

15:21 - 13/01/26
Para
Kupa e Shqipërisë për vajza, luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Kupa e Shqipërisë për vajza, luhen ndeshjet e dyta gjysmëfinale

Discussion about this post

TË FUNDIT

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër
Botë

Groenlanda dhe tarifat e Trump, Starmer e Macron reagojnë ashpër

08:54 - 18/01/26

Kërcënimet e presidentit të SHBA-së Donald Trump për vendosjen e tarifave për 8 shtetet evropiane, Danimarkë, Norvegji, Suedi, Francë, Mbretëri...

Lexo më shumë
Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

Gaza/ Rama publikon ftesën e Trump: Do të bëj gjithçka për të lartësuar emrin e vendit tonë

07:55 - 18/01/26
Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

Parashikimi i horoskopit për sot, e diel 18 janar 2026

07:40 - 18/01/26
Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

Diell dhe vranësira kalimtare, ja si do të jetë moti sot

07:32 - 18/01/26
Operacioni me 12 të arrestuar në Itali e Shqipëri, Antimafia: Tre celula me në krye shqiptarë

Hyri ilegalisht në Itali pasi e dëbuan, arrestohet sërish 42-vjeçari shqiptar

23:00 - 17/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com