GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri i jep 364 MLN lekë dajës së Ilir Metës dhe Agim Kolës për vijat e bardha tek “21 dhjetori”

12:36 - 27/04/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 4 min
A A
Lali Eri i jep 364 MLN lekë dajës së Ilir Metës dhe Agim Kolës për vijat e bardha tek “21 dhjetori”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Si mendoni, a ka nevojë kryqëzimi “21 Dhjetori” në Tiranë për rregullim të ri? Është investuar shumë herë miliona euro nga bashkia përmes tenderave të ndryshëm për rregullimin e rrugëve, semaforëve, korsive të biçikletave, stacionet e autobusit, vijat e bardha dhe me ngjyra, mbjelljet e pemëve të reja, dhe shkurreve dekorative, lyerjen e fasadave, etj.

Pikërisht në këtë qendër që nuk i mungon asgjë, Veliaj do të hedhë 364 milionë lekë të tjera. Këtë shpenzim të panevojshëm e bën ndërkohë që, rindërtimi i banesave të dëmtuara nga tërmeti ka ngecur, ndërsa periferitë e Tiranës kanë infrastrukturë të shkatërruar, nxënësit vazhdojnë shkollat me turne, mijëra familje jetojnë me ndihmë ekonomike.

Më datë 29 shkurt 2024 është hapur tenderi me objekt “Projekti i sigurisë rrugore në disa vendkalime për këmbësorë dhe numëruesve të biçikletave”, për të cilin janë lënë në dispozicion  364 milionë lekë. Djallëzisht në emërtimin e tenderit nuk përcaktohet vendi. Pasi konsultuam dokumentet gjetëm se projekti është vetëm për kryqëzimin “21 dhjetori”.

Deri 15 mars 2024, kur ishte afati i fundit për dorëzimin e ofertave, u dorëzuan propozimet nga bashkimi i operatorëve “RSM COMPANY” sh.p.k. & “DESARET COMPANY” sh.p.k.  dhe firma “NIKA” sh.p.k. Pas garës së zhvilluar më datë 24 maj 2024 është shpallur fituese oferta  RSM COMPANY” shpk – “DESARET COMPANY” shpk.

Ky është një tender formal ku paratë e taksapaguesve shkojnë tek biznesmenët që janë klientë të kryetarit Erion Veliaj alias Lali Eri.

Firma ‘RSM Company SH.P.K.’  është pronë e Agim Kolës, i njohur për përfitimet nga tenderët e rrugëve ku shpesh është favorizuar nga zyrtarët.

Ky zotëron edhe dy firma të tjera. Bëhet fjalë për “COMPANY RIVIERA 2008” SHPK dhe A. N. K. Shpk, përmes të cilave ka marrë më shumë kontrata publike, thuajse të gjitha me ndihmën e zyrtarëve që e kanë eliminuar konkurrencën dhe e kanë paracaktuar si fitues. A. N. K. Shpk njihet më së shumti skandalin e koncesionit të aksit Milot-Balldren.

Projekti PPP për ndërtimin e segmentit Milot -Balldren u iniciua pas një propozimi të pakërkuar të kompanisë shqiptare A.N.K dhe në tetor 2018, kjo fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldren, me vlerë gjithsej 161.5 milionë euro. Pas një rinegocimi pa garë të interesave, vlera e kontratës u rrit në 213 milionë euro pa TVSH, ose 256 milionë euro me TVSH, për një gjatësi prej 17.2 km.

Debate lindën edhe për faktin se kompania fituese A.N.K nuk kishte kapacitetin për të ndërtuar një rrugë të përmasave të tilla. Ndërsa A.N.K premtoi të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, rezultoi se kompania nuk arriti të sigurojë financimet e nevojshme.

Ndërsa firma RSM Company SH.P.K është një nga ato që fiton çdo tender për sinjalistikat rrugore, në të cilat gjithmonë merr fondet sipër vlerës 10 milionë lekë. Edhe tenderi për “21 Dhjetorin” është përmirësim sinjalistike tek kryqëzimi, për të cilën do flasim më poshtë.

Sakaq, DESARET COMPANY” është në pronësi të Vladimir Metanit, dajës së ish-presidentit Ilir Meta. Ky i fundit, edhe pse nipin e ka në opozitë, po përfiton shumë tenderë nga “Rilindja”, madje kontratat më të shtrenjta i merr pa garë.

Shpenzimet për vijat e bardha (ngjyra ngjyra)

Në fotot më poshtë tregohet si është edhe si do të bëhet kryqëzimi “21 Dhjetori’. Në pamjen aktuale ku duket se si infrastruktura e kryqëzimit është në gjendje të shkëlqyer, ka hapësirë, vija të bardha (Veliaj i bën me ngjyrë të kuqe) korsi biçikletash dhe sinjalistikë.

Ndërsa në foton më poshtë shohim se si është plani që parashikohet të bëhet nga Metani dhe Kola, të cilët kanë dhënë ofertën me vlerë 264 milionë lekë.

Nga ky plan shohim se në kryqëzim, ku fillojnë e ndahen drejtimet, edhe për korsinë e biçikletave, do të vendosen disa vija të tjera, përveç atyre të bardhave, që të sinjalizojnë se kur duhet të ndalojnë dhe kur duhet të nisen. I vetmi “ndryshim” i madh është kalimi i vijave të trafikut nga ngjyra e kuqe në jeshile dhe të bardhë.

Pra vetëm për disa vijëzime dhe sinjalistikë do të fusin në xhep 264 milionë lekë dy miqtë e Lali Erit. Ndërka në rrugë të tjera si zona e Freskut, 5 Maji, Kombinati, Selita, Yzberisht rrugët janë të amortizuara nuk kanë as korsi, as ndriçim dhe as trotuare e jo më korsi biçikletash e vijëzime.

Ky tender shpërdoron haptazi investimet dhe i çon paratë e taksapaguesve në xhepat e oligarkëve për një punë që mund t’i bëjë punonjësit e vet drejtoria e ndriçimit publik dhe drejtoria e përgjithshme e rrugëve. Për më tepër, të habit arroganca e Veliajt me këto lloj tenderash, ndërkohë që vazhdojnë hetimet e SPAK ndaj disa drejtorëve të bashkisë Tiranë dhe një ekip i KLSH-së ndodhet në aty për auditimin e financave.

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimErion Veliajtender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
Ministri Balla inspektim në Kapshticë: “Të shtohen sportelet gjatë ditëve të Pashkëve Ortodokse”

Ministri Balla inspektim në Kapshticë: "Të shtohen sportelet gjatë ditëve të Pashkëve Ortodokse"

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com