GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri ikën 1 javë me pushime në Singapor, tender për fluturimin e kryebashkiakut

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri ikën 1 javë me pushime në Singapor, tender për fluturimin e kryebashkiakut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ku do të fluturojë këtë radhë kryetarit të bashkisë Tiranë, Erion Veliaj alias Lali Eri? Kryebashkiaku do të shkojë në ishullin Singapor, i njohur si një nga “katër tigrat” e Azisë për zhvillimin ekonomik. Tashmë është fakt se lali Eri udhëton më shumë se sa gjithë stafi i Ministrisë Jashtme të marrë së bashku, madje ia kalon edhe kryeministrit Rama.

Në kuadër të përgatitjes së këtij udhëtimi, më datë 16 shkurt 2024 është zhvilluar një tender me objekt “Blerje 1 (një) biletë udhëtimi vajtje-ardhje Tiranë – Singapor – Tiranë”. Në  dokumentet e bëra publike nuk bëhet me dije as arsyeja përse do të zhvillohet ky udhëtim, por as shpenzimet që do të bëjë Lali Eri.

Ndërkohë, në dokumentet e prokurimit të këtij shërbimi theksohet se kompania që ka fituar tenderin, e cila gjithashtu nuk dihet, duhet të dorëzojë biletat brenda 2 ditëve. Pra ditën e nesërme Veliaj do të ketë në dorë biletën e udhëtimit dhe kështu ka bërë gati çdo gjë për pushime dhe punë në ishullin që është qendra e financave botërore.

Në dokument shohim se  udhëtimi do të bëhet me datë 5 mars 2024 rreth orës 7 të mbrëmjes.

Duke supozuar që Veliaj po udhëton për çështje pune, ne do mendonim që ai do të kthehet ditën tjetër, ashtu siç bëjnë të gjithë zyrtarët kur shkojnë për vizita të tilla, por kryebashkiaku i Tiranës ka vendosur të qëndrojë sikur po shkon tek daja.

Dhe jo… nuk do të qëndrojë vetëm një ditë apo dy, por gati një javë, pasi kthimi do të jetë më datë 10 mars 2024 në mesnatë.

Ndërkohë ditën e djeshme kryebashkiaku është nisur për në Berlin. Përmes tenderit me objekt Blerje e 2 (dy) biletave të transportit ajror ndërkombëtar, 1 (një) biletë në datat 16 Shkurt – 19 Shkurt 2024, Tiranë-Berlin-Tiranë, vajtje-ardhje dhe 1 (një) biletë në datë 16 Shkurt 2024, Tiranë Berlin, vetëm vajtje”. Mbase ka shkuar të shoqërojë kryeministrin Rama që ndodhet në Konferencën e Sigurisë në Munih.

Janë të shumta rastet që Gijotina.com ka publikuar tenderat për bileta që ka bërë Veliaj vetëm në këto dy muajt e parë të këtij viti. Kjo na tregon se Lali Eri më shumë rri në ajër se sa punon në zyrë, edhe pse për atë seli ka shpenzuar qindra milionë lekë për arredimin, lyerjen, pastrimin dhe dezinfektimin.

Biletat e udhëtimi blihen me tendera formal ku nuk përshkruhet as vlera e fondit limit. Bileta për në Singapor për momentin kushton 962 euro, por Lali Eri nuk vë shifrën se sa do të shpenzojë.

Me pagën që ka Lali Eri (pa llogaritur të ardhurat e tjera) mund ta paguajë vetë këtë biletë dhe të mos i marrë nga arka e Bashkisë, por kryetarit i pëlqen qyli.

Nuk e dimë se çfarë e lidh bashkinë Tiranë me qytet-shtetin Singapor, sepse zyra e shtypit e Lali Erit nuk ka njoftuar ndonjë marrëveshje apo qëllim për të marrë pjesë në ndonjë takim ndërkombëtar.

Para 7 vjetëve në Singapor ka qenë për vizitë kryeministri Rama, ku u nënshkrua një marrëveshje për transportin ajror. Në atë kohë Singapori u përmend edhe në lidhje me blerjen koncesionit të Aeroportit të Rinasit nga kompania kineze Real Fortress Private Limited. Kompania ishte me bazë në Singapor dhe sipas të dhënave në internet është krijuar në 22 qershor 2016 dhe e ka adresën në 2 SHENTON WAY #18-01 SGX CENTRE i SINGAPORE 068804, duke qenë një kompani offshore. Pas disa vjetësh, koncesioni, nga “kinezët” kaloi tek Kastrati Group.

Lidhur me vizitën e Lali Erit në Singapor, duke parë pozitën e tij të implikuar nga hetimet e SPAK për inceneratorin e Tiranës, urojmë të kthehet prapë dhe të mos e bëjë si Ben Ahmetaj!

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.  

Etiketa: BerlinBiletaErion VeliajGjermanisingaporudhetim

Lajme të lidhura

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë
Breaking Views

Tenderi 4.5 MLD lekë, Anuela do asfaltojë nga e para “Ali Demin”/ Agim Kola dhe Anduena Bajrami, ftohen të ndajnë paratë e Bashkisë Tiranë

13:32 - 15/08/26
Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion
Breaking Views

Pse Ristani favorizon në tendera Mhill Ndrecën e Milotit? Kontrata 650 MLN lekë për firmën që nuk shlyen taksat, pronari i arrestuar për evazion

13:06 - 14/08/26
Para
Pas dorëheqjes së Çelës, Kukësi prezanton trajnerin e ri

Pas dorëheqjes së Çelës, Kukësi prezanton trajnerin e ri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!
Aktualitet

Aktivisti Tepelena thirrje qytetarëve dhe kryebashkiakëve: Bashkohuni në revoltë! Jeni në kohë të shpëtoni bashkitë tuaja nga shkrirja!

22:00 - 21/08/26

Aktivisti Andi Tepelena iu bëri thirrje kryebashkiakëve dhe qytetarëve të bashkive që preken nga shkrirja, që të dalin në shesh...

Lexo më shumë
Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

Vrau 20-vjeçarin portugez në Ksamil, lihet në burg Sokrat Vata

21:45 - 21/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës: Shqipëria po bën revolucion!

21:37 - 21/08/26
“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

“Ta tredhim pushtetin nga themelet”/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Malet po digjen! Mos vallë kjo ka të bëjë me Paketën e Maleve?!

21:26 - 21/08/26
“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

“Populli besoi te premtimet tuaja, por rezultuan boshe!” – E reja letër të hapur Ramës: Pas një dekade, çfarë keni realizuar?

21:15 - 21/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com