GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri jep 90 MLN lekë për zbukurimet e Vitit të Ri Kinez, për Nënë Terezën vetëm 14 MLN lekë

13:51 - 21/11/23
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
“Babagjyshi” Lali Eri hap thesin e parave për të blerë zbukurimet e festave të shteteve aziatike. Pasi i mbaroi fondet e këtij viti me rindërtim pallatesh,

“Babagjyshi” Lali Eri hap thesin e parave për të blerë zbukurimet e festave të shteteve aziatike. Pasi i mbaroi fondet e këtij viti me rindërtim pallatesh,

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

“Babagjyshi” Lali Eri hap thesin e parave për të blerë zbukurimet e festave të shteteve aziatike. Pasi i mbaroi fondet e këtij viti me rindërtim pallatesh, fasada, asfaltime, shkurre dekorative, afera ku shpërdoron paratë për kopshte, çerdhe e shkolla, menduam se kryebashkiaku i Tiranës do të vendosë pambukun tek pema e Vitit të Ri.

Por, prisni se nuk e dini! Përgatitjet e “Vitit të Ri” të Bashkisë Tiranë përkojnë me Vitin e Ri Kinez. Duke qenë se në Tiranë jetojnë shumë kinezë, bashkia ka marrë masat që të blejë dekorimet për festën e tyre.

Për këtë, Lali Eri ka zhvilluar tenderin me objekt “Blerje element dekorativ dhe drita të jashtme” dhe do të shpenzojë 90 milionë lekë.

Sipas tabelës së paraqitur në dokumentin e tenderit shohim se do të blihen kabuj ndriçues, llamba zbukurimi për sheshin.

Nuk sqarohet pse duhen shpenzuar kaq shumë para për disa ndriçues për festa, kur çdo vit bashkia përdor të njëjtat materiale zbukuruese.

Ndërkohë, ajo që vëmë tjetër re në këtë dokument është afati. Thuhet se gara do të zhvillohet në 30 nëntor dhe atëherë do të shpallet fituesi. Më pas do të nisin procedurat për blerjen e këtyre materialeve zbukuruese, që parashikohet të zgjasin 60 ditë, pra 2 muaj.

Pra, shkurt e qartë, Veliaj nuk e bëka tenderin për Vitin tonë të Ri, për atë kinez që i bie në afatin e tenderit.

Kalendari tradicional kinez, është ndryshe nga ai Gregorian dhe data e kalimit nga viti i vjetër në të riun mund të variojë midis 21 janarit dhe 19 shkurtit. Festimet zgjasin 15 ditë dhe përfundojnë me festën e fenerëve kur fëmijët kalojnë me dritat shumëngjyrëshe në një paradë tradicionale që korrespondon me hënën e plotë.

Nuk jemi kundër që Veliaj t’i harxhojë këto para për kinezët (se edhe ata paguajnë taksa) por të paktën të bëjë transparencë dhe ta deklarojë këtë gjë në përshkrimin e tenderit.

 

Shpenzime marramendëse për dekore, por për Nënë Terezën u kursye

Ndërkohë në këto dy muajt e fundit Erion Veliaj ka thyer rekord shpenzimesh për dekore. Bashkia e Tiranës ka shpenzuar më shumë se 400 milionë lekë për zbukurime dhe dekorime rrugësh, në rreth dy muaj për aktivitetet zyrtare në Shtator dhe Tetor.

Sipas të dhënave të Thesarit nga ku janë bërë transaksionet, shifra më e lartë është ajo për dekorimin e rrugëve të Tiranës për Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt në kryeqytet më 16 Tetor, me vlerë 21,992,160 lekë të reja ose 219 milionë lekë të vjetra.

Një aktivitet tjetër që ka rënduar mjaftueshëm “arkën” e Bashkisë së Tiranës është dhe Java e Kulturës Britanike, që është zhvilluar në kryeqytet.

9,394,560 lekë të reja ose 9.3 milionë lekët të vjetra janë paguar nga institucioni i drejtuar nga Erion Veliaj.

Festa e Pezës dhe eventi për Tiranë si Qyteti Evropian i Sporteve kanë kushtuar jo pak, me 22 milionë lekë për shërbime dekori për të parën dhe 26 milionë për eventin e dytë. Për Qytetin Europian të Sporteve ka dhe një shpenzim të dytë mbi 12 milionë lekë.

Paratë publike janë përdorur për flamuj, zbukurime dhe materiale të tjera dekorative.

Platforma “Open Spending Albania” tregon se për Shenjtërimin e “Nënë Terezës” janë shpenzuar nga Bashkia e Tiranës vetëm 14 milionë lekë të vjetra. Epo, Veliaj është anëtar i kishës evangjeliste dhe nuk e njeh shenjtoren e shpallur nga Vatikani, prandaj ka bërë shpenzime modeste për shenjtoren tonë Nënë Tereza.

 

Etiketa: .dekoreErion VeliajtenderVITI I RIzbukurime

Lajme të lidhura

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë
Breaking Views

Renido Petritaj dhe Xhetan Ndregjoni, dy “peshkaqenët” e tenderit 6 miliardë lekë që Dritan Agolli ua jep me ofertën më të shtrenjtë

14:50 - 17/12/25
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë
Breaking Views

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë

15:43 - 16/12/25
Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës
Breaking Views

Tenderi 2.5 miliardë lekë i Benet Becit, u skualifikuan të gjithë përvec Shpresa Nikës

15:04 - 15/12/25
Para
Begaj nga Manastiri: Gjuha jonë është gur themeli i identitetit

Begaj nga Manastiri: Gjuha jonë është gur themeli i identitetit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn
Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan/ Apeli liron nga burgu Arbër Paplekajn

14:30 - 18/12/25

Gjykata e Apelit ka liruar nga qelia ish-efektivin e RENEA-s, Arbër Paplekaj, i dënuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ngjarje...

Lexo më shumë
Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

Bashkëpunim me krimin/ SPAK i sekuestron telefonin kreut të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës?

14:15 - 18/12/25
Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

Kërkoi të pyetej për “21 janarin”, Ilir Meta përfundon dëshminë në SPAK

13:59 - 18/12/25
Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

Këlliçi – Ballës: Shih hallet e tua…! Do jesh kurbani i radhës

13:45 - 18/12/25
Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

Aksident në Korçë, “Benzi” përmbyset në mes të rrugës

13:29 - 18/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com