GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri “kujdeset” për fëmijët, 246 MLN lekë për aplikimin në çerdhe, denoncohet tenderi

16:41 - 03/02/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri “kujdeset” për fëmijët, 246 MLN lekë për aplikimin në çerdhe, denoncohet tenderi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj alias Lali Eri, pasi ka ngritur dhjetëra platforma, për tatimet, për rininë, për aplikime për shërbimet, për kartat e studentit, do të ngrejë një të tillë edhe për fëmijët e çerdheve.

Këtë e morëm vesh nga një sherr që ka lindur mes kompanive private dhe Bashkisë se kush do ta marrë fondin e caktuar për projektin e ri.

Në Komisionin e Prokurimeve Publike është bërë një denoncim ku kërkohet “Shfuqizimi i vendimit tё Komisionit të Vlerësimit të Ofertave për skualifikimin e ofertës të paraqitur nga operatori ekonomik “INET” SHPK”. Bëhet fjalë për procedurën e prokurimit me objekt “Platforma për aplikimet online për regjistrimin e fëmijëve në kopshte dhe çerdhe” me fond limit 24,686,667.00 lekë (pa TVSH), zhvilluar më 11 janar 2024 nga Bashkia Tiranë.

Nuk do t’i hyjmë gjerë e gjatë arsyes që ka Lali Eri për të skualifikuar kompaninë që ankohet, por na bëri përshtypje vlera e fondit limit.

Mos i merr për budallenj taksapaguesit e kryeqytetit, Lali Eri? Po pse u dashka kjo platformë kaq e shtrenjtë sikur aty do aplikojnë fëmijët e Kinës apo të ndonjë shteti tjetër të madh?

Në të gjithë Bashkinë e Tiranës bëhen çdo vit jo më shumë se 4500 deri në 5000 aplikime nga prindërit pranë çerdheve dhe kopshteve.

Në asnjë rresht të dokumenteve të tenderit nuk argumentohet se si u llogarit ky fond limit dhe çfarë parametrash ka ky softwar që do të instalojë privati. Përse këto aplikime nuk u kryekan në e-Albania, por u dashka kjo platforma që kushton 246 milionë lekë?

Tek tabela e mësipërme janë shënuar shërbimet që do të bëjë kompania fituese. Pra, një javë trajnim, 2 vjet mirëmbajtje dhe aplikim online.

Nga kjo platformë sipas projektit do të bëhet “digjitalizimi i procesit të aplikimit, shqyrtimit, përzgjedhjes për regjistrim të fëmijëve në kopshte dhe çerdhe, me qëllim standardizimin dhe menaxhimin më profesional dhe më me eficencë të proceseve të punës, pra nëpërmjet sistemit do të mundësohen aplikime online”.

Pasi i shfleton të gjitha të dhënat e tenderit, në asnjë rresht nuk përcaktohet se ku do të jetë platforma: tek faqja e bashkisë Tiranë apo tek faqja e Drejtorisë së kopshteve dhe çerdheve.

Në faqen e drejtorisë udhëzoheshin prindërit që regjistrimet për vitin 2024 të bëheshin pranë kopshteve dhe çerdheve.

Sa fëmijë akomodohen në kopshte dhe çerdhe?

Numri i kërkesave për këtë viti ka qenë relativisht i lartë, e sidomos në kopshte, duke tejkaluar kërkesat e viteve të mëparshme. Në të gjithë Bashkinë Tiranë (përfshirë zonën rurale) aktualisht në çerdhe ofrojnë shërbim 491 edukatore për rreth 2800 fëmijë/ditë.

Ndërsa në kopshte ofrojnë shërbim 521 edukatore për rreth 7000 fëmijë/ditë. Sipas Bashkisë Tiranë, “Fëmijët që i përkasin kategorive vulnerabël kanë prioritet në regjistrimin në çerdhe dhe kopshte, si dhe përfitojnë shërbimin pa pagesë. Për fëmijët me nevoja të veçanta në kopshte, referuar dhe përcaktimit të komisionit multidisplinar në Zyrën Vendore Arsimore Tiranë, ofrohet mësuesi ndihmës.

Aktualisht referuar këtij përcaktimi ofrojnë shërbim 10 mësuese ndihmëse. Në çerdhe dhe kopshte ofrohet shërbim psiko-social (psikolog/punonjës social) 35 specialistë, 2 mjekë, 1 stomatolog dhe 1 animator”. Para bashkia e zbukuron situatën si në ishullin e Piter Panit, në fakt prindërit përballen çdo ditë me shërbimin jo cilësor ndaj fëmijëve.

Shikoni më sipër se sa shumë dokumente u duhen qytetarëve për të bërë aplikimin. Tenderi nuk flet se sa nga këto dokumente (të gjitha janë online tek e-Albania) nuk do të nevojiten pasi të bëhet investimi 246 milionë lekë. Me këtë fond mund të bëheshin shumë gjëra për përmirësimin e shërbimit, por lekët e bashkisë harxhohen aty ku ka nevojë Lali Eri, jo ku është e domosdoshme për qytetarët,

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Sa ke rezistuar pa bërë marrëdhënie? Meri Shehu habit me përgjigjen

Sa ke rezistuar pa bërë marrëdhënie? Meri Shehu habit me përgjigjen

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…
Breaking Views

Rama shan dhe mallkon protestuesit: Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë…

22:40 - 20/02/26

Partia Demokratike ka mbajtur protestën e katërt kombëtare përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit. Për këtë protestë, ka reaguar edhe Kryeministri Edi...

Lexo më shumë
“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

“Mbi 40 persona të ndaluar”/ Bardhi, Balliu, Këlliçi, Mziu dhe Noka përplasen me policinë

22:21 - 20/02/26
Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

Berisha mbyll protestën: Akti i radhës së kryengritjes paqësore…

22:10 - 20/02/26
Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

Lëndohet Luçiano Boçi, deputeti i PD-së shkon në spital

21:59 - 20/02/26
Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

Beteja për “Final Four”/ Egnatia mposht Dinamon në frymën e fundit

21:51 - 20/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com