GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri shpon pus te Bregu i Lumit për vaditjen e pyllit imagjinar, 134 MLN lekë çeku për Klodian Alimadhin

13:45 - 20/01/25
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 5 min
A A
Lali Eri shpon pus te Bregu i Lumit për vaditjen e pyllit imagjinar, 134 MLN lekë çeku për Klodian Alimadhin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Banorët e Bregut të Lumit në Tiranë kanë qenë dëshmitarë të shumë operacioneve të bashkisë, si prishje e shtëpive, zhvendosje si të pastrehë, si dhe dëmshpërblime që nuk i morën kurrë. Ata trajtohen si indianët. Lumi që dikur ishte i kulluar, sot është më i ndoturi në Evropë. Lagja është më e papastra në kryeqytet. Aktivistët e lidhur me projektet e bashkisë shkojnë aty për “aksione” pastrimi. Dhe shkaku gjendet tek mungesa e kulturës së banorëve. Në fakt aty nuk tërhiqen plehrat në mënyrë periodike.

Vaditja e pyllit që nuk ekziston      

Tani qytetarët do të bëhen dëshmitarë të një vepre të re të Erion Veliajt: Në këtë zonë do të shpohet pus për vaditjen e Pyllit Orbital. Këtë e mësojmë nga njoftimi për një tender me vlerë 134 milionë lekë që Bashkia e Tiranës ka zhvilluar së fundmi për hapjen e 4 puseve që do të shërbejnë për vaditjen.

Pylli është një ide në letra, sepse numri i pemëve të mbjella është shumë i vogël për t’u quajtur i tillë. Nga ana tjetwr, puset duhen shpuar, edhe pse aty ka plot ujë lumi!

Në foton e shkrepur nga autorët e projektit, më sipër janë pemët e mbjella në zonën e Bregut të Lumit që përbëjnë “Pyllin” që do vaditet. Megjithatë, kjo ide shërben për të gjeneruar lekë në arkën e biznesit të një miku të Erion Veliajt.

Fjala është për prokurimin e realizuar përmes Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrimit dhe Gjelbërimit Tiranë me objekt: Rrjeti ujitës me pus (ndërtim montim).

Projekti do të zhvillohet në zonën veriore të qytetit, përgjatë Lumit të Tiranës. Koha e mbjelljes së pemëve varion nga 2 deri në 3 vjet. Mbjelljet po realizohen në kuadër të idesë së Bashkisë Tiranë, Pylli Orbital. Sipas Planit të Përgjithshëm Vendor Bashkia Tiranë, ky pyll synon krijimin e një unaze të gjelbër në të gjithë perimetrin e qytetit. Më poshtë paraqitet një hartë e ‘’Pyllit Orbital’’ më bregun e Lumit të Tiranës, me të cilin justifikohet tenderi.

Edhe vetë autorët e tenderit e pranojnë se “Deri në momentin e hartimit të këtij projekti, jo e gjithë zona është mbjellë plotësisht. Vërehen hapësira te lira, por për efekt projektimi të një sistemi vaditës i cili të mund të shfrytëzohet edhe në perspektivën e zhvillimit, e gjithë sipërfaqja e marrë në studim është vlerësuar e mbjellë”.

Tenderi me “Flamur të kuq”

Burimi i financimit të idesë vaditjes me puse është Buxheti afatmesëm 2024 – 2026 i Bashkisë Tiranë.

Procedura është hapur më 14 nëntor 2024 me Fond Limit13 318 312,00 lekë, ndërsa data e fundit për dorëzimin e dokumenteve ishte më 11 dhjetor 2024. Siç ndodh zakonisht, kur fituesi është i paracaktuar, në prokurim ka marrë pjesë vetëm një kompani: Operatori Konkurrues “G.A.C” sh.p.k.

Oferta e kësaj kompanie është ishte 12 400 083,00 lekë, pa përfshirë TVSH dhe u shpall fituese më 14 janar 2025. Drejtoresha që ka firmosur tenderin, Liri Qoshi, nuk e ka pasur të vështirë që ta shpallë fitues mikun e Veliajt, sepse kompania e Klodian Alimadhit ishte e vetmja që u paraqit. Por tenderi ka problem mungesën e konkurrencës, po ashtu duket se nuk është vlerësuar përmbushja e kritereve.

Open Data Albania i ka vendosur tenderit një “Flamur të kuq”, që akordohet për të treguar riskun e korrupsionit.

A i plotëson kriteret kompania fituese?

Nga një kërkim që bëmë sot në QKB për subjektin fitues, shohim se ka vetëm dy licenca të depozituara: X.1.A – Shërbime të përkujdesit komunitar; II.8.B – Shërbime ndërhyrëse higjeno-shëndetesore.

Por në kriteret e miratuara nga komisioni i bashkisë shohim se kërkohen tri leje të tjera:  N.P – 1 A (Punime gërmimi në tokë). N.P – 5 A (Punime nëntokësore, ura e vepra arti.). N.P – 7 A (Ujësjellës, gazsjellës, vajsjellës, vepra kullimi e vaditje).

Kompania ka gjithashtu rekorde të mospagimit të taksave, megjithëse ka fituar milion euro tendera në vit. Më 26 qershor 2023, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka kërkuar: Vendosje të masës së sigurimit të detyrimit tatimor, mbi tatimpaguesin shoqëria ” G . A . C” SHPK, me përfaqësues ligjor Klodian Alimadhi. Vendosja e kësaj masë synon të mos lejohet tjetërsimi i titujve të pronësisë dhe të drejtat pasurore që i përkasin këtij tatimpaguesit deri në shlyerjen e borxhit tatimor.

 Alimadhi vjedh me faturat e situacioneve të punimeve

Kompani që ka marrë besimin e Lali Erit për këtë punë publike, është kapur në mashtrime më herët nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Pas auditimit, në vitin 2023 është publikuar një raport ku theksohet se kompania “G.A.C” me administrator dhe pronar Klodian Alimadhi ka abuzuar me zbatimin e kontratës me vlerë 1 milionë USD, me objekt zgjerimi i sistemit të lokalizimit të defekteve në linjat e tensionit të lartë të dhënë nga OST, duke përfituar padrejtësisht paratë për punë të pakryera.Sipas informacioneve, kompania G.A.C fitoi në vitin 2020 tenderin 1 milion USD me firmën e drejtorit të OST, Skerdi Drenova, një zyrtar publik i lakuar për abuzime me vlerë miliona euro.

Në këtë procedurë, Klodian Alimadhi ka konkurruar me veten e tij, pasi nuk ka pasur pjesëmarrës të tjerë në garë. Si rrjedhojë, siç evidentohet në dokumentin më poshtë, diferenca mes fondit limit dhe ofertës fituese ishte qesharake.

Si mos të mjaftonte oferta fituese në kufirin e fondit limit, pra fitimi që në procedurë, kompania G.A.C ka mashtruar edhe me zbatimin e kontratës, duke thelluar vjedhjen, duke ndarë me sa duket paratë me drejtorin e OST, përgjegjës për monitorimin e zbatimit të kontratave që i firmos vetë.

Ndërkohë që zhvillohet ky tender për puset, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, po jep llogari në SPAK.

Prokuroria e Posaçme sqaroi se hetimet, ende në fazë paraprake, kishin gjetur prova për të paktën katër akuza.

“Deri në këtë fazë të hetimit paraprak, nga provat e grumbulluara, është arritur në konkluzionin se ekzistojnë të dhëna konkrete, të cilat lidhen jo vetëm me veprën penale të parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal (korrupsioni pasiv), por edhe me veprat penale: “Korrupsion aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” i parashikuar nga neni 245, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287/2 i Kodit Penal dhe “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim” parashikuar nga neni 257/a, paragrafi 2 i Kodit Penal”, thuhet në deklaratën e prokurorisë.

SPAK po ashtu bëri me dije se informacioni ishte verifikuar, ndërsa thanë se akuzat ishin regjistruar. “Këto vepra janë pasqyruar tashmë edhe në Regjistrin e Njoftimeve të Veprave Penale pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

 

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: lali eripuspyll

Lajme të lidhura

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)
Breaking Views

Avni Ponari mbyt tregun e sigurimeve, SIGAL ul pagesat e dëmeve deri në 53%, dëmshpërblimet pezull ndaj qytetarëve arrijnë 21% (Dokumentet)

13:35 - 05/12/25
ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare
Breaking Views

ABI BANK, “lavatriçja” e parave ruse, që po likuidon mikrokreditë, fushatë me simbole antishqiptare

13:20 - 04/12/25
Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri
Breaking Views

Arlinda Pogaj me kompani në emër të punonjësit të Plator Mehmetit, Blendian Dalipi i jep 400 MLN lekë për blerjet e Vitit të Ri

14:43 - 03/12/25
Para
SPAK dorëzon zyrtarisht për gjykim dosjen “Toyota Auris”/  Akuzat që rëndojnë ndaj 4 të pandehurve

Shtyhet seanca në SPAK për inceneratorin e Tiranës, ja kur do të mbahet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali
Aktualitet

Arrestohet 20-vjeçari shqiptar, kapet me drogë në Itali

17:30 - 05/12/25

Karabinierët italianë kanë arrestuar një të ri shqiptar i cili po trafikonte kokainë në zonën e Breshias. Operacioni është kryer...

Lexo më shumë
U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

U vra me thikë jashtë shkolle, 15-vjeçari në Durrës përcillet në banesën e fundit! I ati kërkon drejtësi

17:20 - 05/12/25
Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

Ndaloni mykun në shtëpi duke ndjekur metodën skandinave që s’kushton asgjë

17:15 - 05/12/25
GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

GJKKO shtyn pas një jave mbrojtjen e Erion Veliajt, Ajola Xoxes dhe Shkëlqim Fushës

17:06 - 05/12/25
“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

“‘Avioni nuk niset pa Belindën!’ – Bozdo ironizon deklaratat e Ramës pas pezullimit të ministres”

17:00 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com