GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri u blen biçikleta, drejtori i IMT merr makina me qira 320 MLN lekë

14:53 - 24/05/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri u blen biçikleta, drejtori i IMT merr makina me qira 320 MLN lekë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Lali Erit i dalin “dreqtorët” nga shishja, domethënë nuk po i kontrollon më se çfarë bëjnë, nuk di kryetari se çfarë firmosin. Por sot mësuam se as drejtorët nuk shohin më lart nga Lali Eri. Kështu, Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Tiranë ka lëshuar bombën e radhës.

IMT që tashmë drejtohet nga Herion Rrapaj. I shqetësuar se inspektorët lodhen shumë me biçikletat që ua ka blerë Lali Eri ka vendosur të marrë me qira makina të reja moderne.

Por prisni pak! Më 22 dhjetor 2023, Erion Veliaj alias Lali Eri hapi tenderin 3.4 miliardë lekë për marrje me qira të makinave elektrike. Pjesa e luanit i shkoi kompanisë së Genti Gjelit, ndërsa lotet e tjera kanë ngecur në KPP për shkak të denoncimeve.

Tenderi titullohej: “Marrje Mjetesh Rrugore me Qira Operacionale (leasing) për Policinë Bashkiake, Njësitë Administrative, MZSH dhe aparatin e Bashkisë Tiranë”. Tenderi ndahet në tre pjesë, ku Loti 1 është “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale (leasing), autoveturë elektrik”, Loti 2 : “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale (leasing), Kamionçinë Pick UP”; Loti 3: “Marrje Mjetesh Rrugore me Qera Operacionale (leasing), Mikrobuz”. Po IMT nuk është në bashkinë Tiranë?

Me sa duket Lali Eri nuk i paska futur këtu tek lista e makinave elektrike, sepse sapo ua kishte blerë biçikletat e reja inspektorëve të IMT-së.

Pasi shpenzoi miliarda lekë për korsi biçikletash, për të cilat punimet vazhdojnë dhe nuk fund, Lali Eri ka blerë biçikleta për vartësit e tij. Në mars 2023, bashkia bëri tenderin me objekt “Blerje Biçikleta për Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, Bashkia Tiranë”. Për të cilin kishte lënë në dispozicion fondin prej 65 milionë lekë. Kontrata është mbyllur më 27 mars 2023. Dhe fituese është shpallur firma A.K.M ALBANIAN INVESTMENT GROUP shpk me ofertë 64 milionë lekë. Inspektorët lëvizin me fuoristrada, ndërsa Lali Eri u blente biçilkleta!

 

Mirëpo ky drejtori i IMT nuk i pëlqeka biçikletat, nuk është tip skandinav. Prandaj ka vendosur të zhvillojë një tender ku do të sigurojë makina për inspektorët. Behët fjalë për prokurimin me numër reference REF-06028-05-22-2024 dhe objekt “Marrje me qira e mjeteve të transportit 2024-2026”. Dhe janë lënë në dispozicion 320 milionë lekë!

 

Sipas të dhënave në dokumentet standarde të tenderit do të merren me qira 10 autovetura. Me aq para zoti Rrapaj i kishte blerë këto makina, por ka zgjedhur qiranë.

Gara për këtë tender është parashikuar të mbahet me datë 7 qershor dhe theksohet se nuk do të ketë rihapje të garës. Pra edhe nëse dorëzohet vetëm një ofertë, kryeinspektori na paralajmëron që kontrata do të jepet gjithsesi.

 

 

Me këtë tender që shohim, Rrapaj ka zënë radhën që të vihet në hetim nga SPAK. Kujtojmë se në fund të muajit mars, SPAK arrestoi  Mariglen Qaton, ish-drejtor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) në Bashkinë e Tiranës. Arrestimet vijnë në kuadër të dosjen 5D, për të cilën janë marrë disa të pandehur. Sipas opozitës “Mariglen Qato dhe familjarë të tij kanë marrë leje ndërtimi dhe tendera në Bashkinë e Tiranës. Bëhet fjalë për 29 procedura prokurimi me vlerë 25 milionë euro, që janë përfituar indirekt nga drejtori dhe krahu i djathtë i kryebashkiakut Erion Veliaj”, theksonte Belind Këlliçi.

Lidhur me pasionin e zyrtarëve të bashkisë Tiranë për makinat shtojmë se Rrapaj nuk është i vetmi drejtor që lë biçikletat dhe merr prapë makinat këtë vit. Kështu, Më datë 13 mars 2024, Tirana Parking, në varësinë e Bashkisë Tiranë, ka hapur garën për tenderin me objekt  ‘Blerje mjete transporti (automjete elektrike dhe mjet pick-up)’. Drejtoresha Eranda Fino shpenzoi 125 milionë lekë në një tender që e fali pa garë.

 

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Etiketa: abuzimEranda FinoIMTinspektorLali Eritrrapajtender

Lajme të lidhura

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT
Breaking Views

Subashi, qokë 700 mln lekëshe Qendros/ Tenderi i shkollës, ja si u favorizua firma e shefit të IKMT

13:10 - 18/02/26
Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?
Breaking Views

Rama i jep 3 kulla 35-katëshe Idajet Ismailajt/ Prishet Shtëpia e Jetimëve. Kush fshihet pas Kuçukut?

17:01 - 17/02/26
Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve
Breaking Views

Safet Gjici nga burgu tek poligoni i qitjes, 2.5 miliardë lekë për stërvitjen e gardianëve

16:35 - 16/02/26
Para
Denoncimi i PD: E-mail-i që inkriminon Veliajn në aferën e plehrave

Denoncimi: Mesazhet që faktojnë se Veliaj është pronari faktik i inceneratorit të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com