GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Eri vjedh personat me aftësi ndryshe, 83 MLN lekë ia jep të dënuarit për korrupsion

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali Eri vjedh personat me aftësi ndryshe, 83 MLN lekë ia jep të dënuarit për korrupsion
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

 

Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, abuzon edhe me paratë e grupeve vulnerable, duke përvetësuar nga fondet për ushqimin tyre. Këtë e bënë në bashkëpunim me biznesmenë me të kaluar të dyshimtë. Më parë kemi denoncuar rastet me fondet për  nënat e reja, për të pastrehët, për familjet rome, por ky fond është për personat me aftësi ndryshe.

Më datë 23 nëntor 2023, Lali Eri ka hapur garën për tenderin me objekt “Furnizim dhe shërbime me ushqim për mensa” për Qendrën Komunitare për Personat me Aftësi të Kufizuar Tiranë.

Tenderi ka risk korrupsioni dhe është shënuar me “Flamur të kuq”. Çka do të thotë se ka abuzim dhe vjedhje. Deri më datën 4 dhjetor 2023 janë paraqitur 3 oferta të ndryshme për këtë projekt, por më 26 dhjetor 2023 kur u zhvillua tenderi, në dorën e Lali Erit mbeti vetëm zarfi e firmës “Nelsa shpk”.

Pra, në fazën e parë Veliaj ka urdhëruar të skualifikohen në mënyrë jo ligjore 2 firmat e tjera.

Kështu, është e qartë që  Nelsa shpk e ka përfituar këtë tender në mungesë të konkurrencës, duke treguar hapur se kemi të bëjmë me abuzim dhe prapaskena për vjedhjen e këtij fondi. Ndërsa tek mensat e institucionin në fjalë dërgojnë veç ato që mbeten.

Në dokument përshkruhet se do të blihen disa perime, mish pule, oriz, makarona, miell, vaj, sheqer, djathë, ëmbëlsira dhe fruta. Theksohet se kryesisht në vakte përfshihen 100 persona. Dhe për t’i siguruar këto ushqime bazë Veliaj ka vënë në lojë 83 milionë lekë që me siguri rrugës përfundojnë në xhepa të tjerë.

Me kë i bën këto punë Lali Eri? Dihet që Nelsa shpk në drejtimin e Elsa Kamberit përfshihet vazhdimisht në skandale dhe mashtrime në tenderët e ushqimeve, megjithatë akoma vazhdon të përlajë fondet. Kamberi rezulton të ketë lidhje me themeluesin dhe pronarin e parë të kësaj kompanie, Nexhmi Balla.

Pra, ajo është vetëm mbulesa në këtë kompani sepse urdhrat vazhdon t’i japë Nexhmi Balla.

Ndryshimi formal ka ndodhur sepse Nexhmi Balla bashkë me disa të tjerë është dënuar nga gjykata për korrupsion në lidhje me ushqimet e të burgosurve. Dënimi ka ndodhur në korrik të vitit 2018, ku Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Ballën me 3 vjet burg për korrupsion bashkë me disa persona të tjerë, përfshirë ish-drejtorin dhe ish-nëndrejtorin e burgjeve.

Pikërisht për këtë arsye, Balla nuk mund të merrte më tenderë dhe ia kalon kompaninë në pronësi të besuarës së tij Elsa Kamberi e cila aktualisht rezulton pronarja me letra e firmës. Dhe nga ana tjetër Veliaj i ka përzemër personat me të kaluar të tillë, i shkon pazari mirë.  Ndërsa SPAK nuk di për çfarë ta hetojë më parë kryebashkiakun!

 

Lexo edhe:Denoncimi në KPP/ Ulsi Manja firmos 613 mln lekë për reçel dhe erëza për Burgjet

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: abuzi mErion VeliajNelsa shpkNexhmi ballared flagtenderushqime

Lajme të lidhura

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa
Breaking Views

Firma nga Bishqethëm përfiton miliona euro tendera nga Eriselda Sefa

16:22 - 17/10/26
Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”
Breaking Views

Firma e Grigor Jotit merr 1,2 MLD lekë nga AKSHI me ofertë “anomalisht të ulët”

10:20 - 11/10/26
Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?
Breaking Views

Nga ikja e Ristanit tek ardhja e Dokushit, kush firmosi për 5 ditë 20 MLD lekë?

21:04 - 05/10/26
Para
Zeka: Gjykata Speciale, produkt i kazanit ruso-serb

‘Bomba’ e gazetarit: Ish-ministri shqiptar paguante 6,000 dollarë për striptizëm

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani
Aktualitet

Protestuesit i vendosin flakën një karrige: Hajde për dialog tani

18:25 - 21/10/26

Protesta para Kryeministrisë ka marrë tjetër drejtim në mbrëmje, pas disa orësh pa incidente. Fillimisht, drejt godinës është hedhur një...

Lexo më shumë
Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

Goditet rrjeti i kokainës në Spanjë, shqiptari kishte rolin e ‘noterit’ të trafikantëve

18:09 - 21/10/26
Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

17:42 - 21/10/26
Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve: Ftesa e Ramës për dialog është kurth për studentët

17:16 - 21/10/26
E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

E dënuar me 4 vite burg, Gjykata e Tiranës pranon kërkesën për ekstradimin e Julide Yazici drejt Turqisë

16:53 - 21/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com