GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Lali Erit i prishen fshesat, blen 2000 kg tel/ “Eco Tirana” jep pa garë kontratën 27 milionë lekë

13:37 - 03/07/24
në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërmarrja e pastrimit “Eco Tirana”, nën varësinë e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, është kthyer një bankomat që vetëm nxjerr para.

Ndërmarrja e pastrimit “Eco Tirana”, nën varësinë e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, është kthyer një bankomat që vetëm nxjerr para.

Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndërmarrja e pastrimit “Eco Tirana”, nën varësinë e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, është kthyer një bankomat që vetëm nxjerr para. Dhe meqenëse tenderat bëhen çdo javë, drejtuesit janë bërë kreativë në gjetjen e objektit. Këtë radhë do të blihen 2 mijë kilogram tel çeliku për fshesat! Epo, konsumohen, mos u habisni, do të na thoshte ndonjë prej administratorëve të Lali Erit. Kujtojmë se kjo shoqëri paguan 6 administratorë njëherësh.

Dyshimi ynë është se këto tendera nuk bëhen se janë të domosdoshme mallrat që furnizohen, por janë pjesë e rutinës për të përvetësuar sa më shumë para nga arka e bashkisë.

Pasi kontrolluam arkivën e Agjencisë së prokurimeve Publike zbuluam se në 11 prill 2023 është zhvilluar tenderi me objekt “Blerje fije metalike”.

Pra, para 1 viti shoqërisë i duheshin 1000 kg fije metalike për të cilat u në dispozicion fondi 1 073 013 lekë.

Tenderi u anulua për shkak se, sipas vendimit të komisionit, nuk ishte paraqitur asnjë ofertë e përshtatshme në procedurat me një fazë.

Një vit rresht, fshesat vazhduan punën pa pasur nevojë për t’i ndërruar këto tela çeliku special. Ky fakt tregon se nuk ka pasur nevojë të bëhet tenderi.

Siç e thamë, administratorët që mendojnë natë e ditë si të xhirojnë paratë nga arka e bashkisë, e nxorën nga sirtari dosjen e telave dhe e bëjnë sërish tenderin me objekt “Blerje fije metalike dhe rula”.  Ndryshimi i parë është shtimi në listë i rulave për fshesat elektrike. Duheshin blerë edhe 20 rula. Më shumë shpenzohet për këto pajisje, se sa po pastrohet qyteti ashtu siç e kërkon kontrata.

Tenderi për të cilin po flasim, referuar tabelës më sipër, ka edhe një ndryshim tjetër në dallim nga ai i vitit të kaluar: Dyfishohet sasia e e telit që duhet furnizuar, kërkohet 2000 kg fije metalike.

Ç’ndodhi? U prishën papritur të gjitha fshesat e këtyre administratorëve?

Dhe kështu, prokurimi i çelur më 29 maj 2024, që u mbyll më datë 10 qershor 2024, erdhi me fond limit të fryrë në 2722575.00 lekë. Krahasuar me vitin e kaluar, u shtuan edhe 17 milionë lekë. Për të blerë këto fije metalike Lali Eri dhe bashkëpunëtorët e tij italianë kanë vendosur të marrin nga buxheti i Bashkisë Tiranë 27 milionë lekë.

Ndërkohë, njësoj si në të gjitha prokurimet e tjera, “Eco Tirana” edhe këtë radhë nuk ka pasur kohë të zhvillojë një garë.

Deri në datë 10 qershor 2024 ka dorëzuar ofertë vetëm firma SAHORA shpk. Po në të njëjtën ditë u mbajt edhe tenderi, që në fakt sipas ligjit duhej të ishte anuluar për mungesë konkurrence.

Për të mbajtur nën hije këto shkelje, administratorët e Veliajt (ai nuk di gjë) nuk e bënë publike menjëherë kontratën me fituesin.

Gjithçka u mësua tani që kontrata është regjistruar me “sukses” nga Agjencia e Prokurimeve Publike.

Kompania përfituese është kliente e rregullt e zyrtarëve të bashkisë Tiranë dhe ka përfituar shumë tendera furnizimi, gjithmonë e favorizuar duke marrë fondet pa garë. Ndërsa ky tender, në dukje me një vlerë të vogël, ilustron situatën e korrupsionit që ka mbytur drejtoritë dhe shoqëritë e Bashkisë Tiranë.

Kujtojmë se Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është pyetur në SPAK për skandalin e Inceneratorit të Tiranës, ndërkohë që disa drejtorë vartës të tij gjenden në qeli për korrupsion, ndërsa të tjerët po hetohen në gjendje të lirë.

©️Copyright Gijotina.com

Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

 

Etiketa: abuizmEco TiranaErion Veliajred flagrula per fhsesatel per fshesatexner

Lajme të lidhura

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin
Breaking Views

Hoteli i Agollit në Divjakë, anulohet tenderi 4.6 MLD lekë, u manipulua për Alfons Bitrin

17:00 - 11/03/26
Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin
Breaking Views

Rama i bën shëtitore Alabbarit/ Prapaskenat e tenderit 5.5 MLD lekë, denoncim për Dritan Agollin dhe Faik Currin

15:24 - 10/03/26
Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë
Breaking Views

Pastrimi i Orikumit jepet kompanisë së drogës, pasi u ndërruan 3 kryebashkiakë

15:45 - 09/03/26
Para
Video – Ministri grek sherr me punonjësin e aeroportit pasi humbi fluturimin

Video - Ministri grek sherr me punonjësin e aeroportit pasi humbi fluturimin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare
Aktualitet

Rezolutë kundër Iranit, Rama: Do t’i shpallim sponsorë të terrorizmit bashkë me Gardën Revolucionare

13:57 - 13/03/26

Edi Rama deklaron se “javën që vjen, Parlamenti do të ftohet të votojë një rezolutë për ta shpallur Republikën Khomeiniste...

Lexo më shumë
Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

Kush je ti që më ndërpret! Ramën nuk e mbajnë nervat live, sherr me gazetarët dhe sulme ndaj mediave

13:47 - 13/03/26
Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

Rama mohon kritikat e SHBA-së për Porto Romanon: Kompania u tërhoq jo nga presionet

13:26 - 13/03/26
Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

Bllokoi integrimin në BE/ Rama ‘bën trimin’ me ndërkombëtarët: Nuk do lejoj njeri të më shohë nga lart-poshtë

13:09 - 13/03/26
Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com