GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Lali kyç gojën, futbolli merr frymë!

11:33 - 05/02/22
në Editorial, OP-ED
Kohë leximi: 2 min
A A
Babë e bir “luftojnë” për një tender, Veliaj u fal 102 mln lekë në shkelje të ligjit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

24-orëshi i parë kaloi. Veliaj këtë radhë e pati gojën “e zënë”. Zero fjalë, madje. Zero gërmë të artikuluar sot për betejën e tij të jetës. “Ampula” e Ramës, pas takimit me Ceferin i ka sistemuar bajamet në mënyrë perfekte, dhe sot, ai dhe Shakua i tij ishin “të dhjerë, por krenarë”.

10 vite jashtë futbollit kthjelltësuan Ramën në marrëzinë e nisur dhe të bërë shumë pis rrugës me: tritol, tatimorë, presione, tenda të hequra, shoqëruar me një retorikë vrastare dalë nga qytetari i parë i Tiranës që sot heshti me kauzën e mbetur në mes me futbollin, por “u ngushëllua” me Sajmirin. Por, kënga e Sajmes duhet ndjekur deri në fund.

Veliaj heshti. Duka vazhdon ta bëjë. Futbolli për 24 orë ra në një qetësi. Beteja është ende prezente, por Lali ka marrë një shpullë të fortë nga lart, sepse këtë situatë thjesht e vetëm e përdori keq, duke ngatërruar “kekun” me “byrekun”.

Futbolli duhet të vendosë për futbollin! Kështu dakordësoi Edi Rama me Ceferin, që në Tiranë ishte në mbrojtje dhe suport të autoritetit të Qeverisë së futbollit, që ishte mjaftueshmërisht dhe tinëzisht sulmuar e goditur nga një autoritet lokal. Ceferin foli në emër të KE, pjesë e kabinetit të të cilit është edhe presidenti në detyrë.

Rama në situata të tilla lexon mirë, sepse realisht risku ishte dhe është prezent: 10 vjet pa futboll në Europë, falë Rilindjes, dhe finale që mund të degdisej tjetërkund. 24-orëshi i Veliajt pa asnjë gërmë për futbollin është një dëshmi e qartë në heshtje që ai vetë ngatërroi targetin. Lali vërtetë mund të citonte lart e poshtë që nuk ishte ai djali i bukur që dilte në TV, por realisht këtë bukuri, ai e ka premtuar i frikësuar diku që mund t’ia rrëmbejnë në “sarajet” që ofron drejtësia. Aty ku sot ai “masturbohet” me vendimin për Tahirin.

Retorika totalisht dhunuese, dhe me një jerm të fortë helmues bëri që situata kërkonte tjetër intervenim. Rama lexoi qartë te Ceferin që një institucion si Komiteti Ekzekutiv nuk mund të përçudnohej në atë mënyrë nga një Kryetar Bashkie që e bëri “gropë” numrin e homologut të tij të Ljubljanës në mënyrë që bashkombasi Ceferin ta pranonte në takim. Veliaj ka mbi 24 orë që hesht. Është ulur në gjunjë para futbollit. Dhe kjo nuk është gjë e keqe. Sikundër edhe kritika reale dhe me argument.

Por agresiviteti i një retorike kërcënuese e intimiduese me të gjitha levat e pushtetit për të tërë komunitetin e futbollit nuk mund të gëlltitej. Në këtë mënyrë futbolli gjeti pak qetësi sot sepse “grenxa” mori një përplasje të fortë nga zyrat e Ramës, si për t’i thënë që shpulla nuk të erdhi nga unë, por nga Belinda. Bëj kujdes! Futbolli pranon mendimin ndryshe, por refuzon dhe mbron veten me çdo kusht nga çdo mortje-mekanizëm që tenton t’i vjedhë sovranitetin dhe vendimmarrjen.

Etiketa: Erion Veliajfshfkryesore2

Lajme të lidhura

Gazetari Hoxha: Kreu i organizatës krimininale në Shqipëri është Edi Rama
OP-ED

“Bozaxhiu” ynë vazhdo bërtit, por në fund do të përfundosh me pranga në duar

17:51 - 31/12/25
Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare
Breaking Views

Albin Kurti si sfidë për politikën shqiptare

20:10 - 29/12/25
Diella, krijesa që po përvëlon të atin
OP-ED

Diella, krijesa që po përvëlon të atin

10:06 - 25/12/25
Para
Aksident në Shënkoll, makina përplas rëndë kalimtarin dhe largohet

Aksident në Shënkoll, makina përplas rëndë kalimtarin dhe largohet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Qeveria miraton rritjen e pagës minimale në 50 mijë lekë
Aktualitet

Zyrtare nga 1 janari 2026: Paga minimale rritet në 50 mijë lekë

13:23 - 01/01/26

Nga sot, 1 janar 2026, hyn në fuqi rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë. Rritja e pagës minimale...

Lexo më shumë
Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

Tragjedi në Zvicër: Shpërthim i fuqishëm në një bar në Crans-Montana, të paktën 10 të vdekur

12:57 - 01/01/26
Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

Festa e Vitit të Ri u kthye në tragjedi në Gjirokastër! Një nga tre viktimat, nipi i Gramoz Rucit (FOTO dhe EMRI)

12:52 - 01/01/26
Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

Goditet rrjeti i lojërave të fatit në Lezhë, arrestime dhe hetim për efektivë policie

12:21 - 01/01/26
Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

Ndahet nga jeta ish-kryeparlamentari i Kosovës, Nexhat Daci

12:13 - 01/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com