GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Lali në kërkim të ‘Hair Fermanit’

09:48 - 29/12/24
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Lali në kërkim të ‘Hair Fermanit’
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Erion Dasho

Askush nuk ka dyshim për arsyen e vërtetë të udhëtimit të Lalit hajdut të Boratit në SHBA. Takimi i tij më i rëndësishëm do të jetë me Alex Soros në përpjekje për të marrë një dekret faljeje nga pronari real i reformës në drejtësi dhe tutori de facto i liderëve kryeneçë të Ballkanit Perëndimor.
Ajo që i vendos vulën kësaj është qëndrimi i SPAK-ut, madje edhe i vetë Boratit të cilët pothuajse e kanë pranuar hapur në media se nuk janë të gatshëm ta vendosin Lalin në gijotinë pa u ardhur nga përtejdetit “katil fermani” i Sorosit të vogël.
Edhe dje Borati bëri një gjysmë mbrojtje të Lalit, ndonëse pa entuziazmin me të cilin mbronte Beqen e vet të koncesioneve. Gjithsesi, në varësi të urdhrave që do të vijnë, intervista e djeshme në Zërin e Amerikës mund të pasohet me lëvizje në mbrojtje të Veliaj ose me intervista që dënojnë “hajdutin”, “armikun e ri të partisë” dhe “ngrënësin e dardhave”.
Nga ana tjetër SPAK-u ka krijuar një dosje me gabime të rënda procedurale (të paktën sipas mbrojtjes ligjore të Lalit) dhe nuk ka hetuar ende dy aferat më përvëluese të Lalit, atë të djegësve dhe 5D-në.
Me sa duket, edhe kalorësit e ndershmërisë së SPAK-ut janë duke pritur vendimin përfundimtar për Lalin. Një “hair ferman” do të bënte që prokurorët e SPAK-ut të vazhdonin me hetimet gjysmake dhe periferike që mund të rezultonin në pafajësi ose dënime të papërfillshme të Lalit. Krejt e kundërta do të ndodhte në rast të një “katil fermani”, i cili do të shënonte jo vetëm fundin politik të Velisë, por edhe do t’i hapte atij dyert e burgut për disa dhjetëra vite.
***
Ndërkohë nuk përjashtohen dy skenarë të tjerë:
Së pari, telashet që ka klani Soros me Presidentin në ardhje të SHBA-ve. Kur mbetet më pak se muaj nga ardhja në pushtet e Trampit, Alex Soros dhe miqtë (ose ish-miqtë) e tjerë të Lalit mund të jenë duke u marrë me strategjinë e tyre të mbijetesës dhe të mos kenë as kohë dhe as dëshirë për t’u marrë me hallet e Lalit. Ky skenar e lë Lalin në dorë të Boratit dhe SPAK-ut.
Së dyti, në mungesë të një fermani që e përcakton pa mëdyshje fatin e vet dhe, në varësi edhe të gjendjes psikologjike (e cila duket e rënduar kur sheh reagimin ditën e daljes nga SPAK dhe dy statuset e djeshme në përgjigje të deklaratave të opozitës), Lali mund të vendosë të marrë rrugën e Tigrit dhe të nisë jetën e të arratisurit të drejtësisë.
***
Inkursioni amerikan i Lalit në këtë fundviti nuk mund të mos jetë intrigues për shqiptarët të cilët kanë muaj të tërë që ndjekin telenovelën që ish-kolegët e sektit të rilindjen dhe ata të së ashtuquajturës drejtësi e re i kanë rezervuar “Mehmet Shehut” të dytë të Shqiptarëve.
Do të kthehet nga Amerika me “katil ferman”, “hair ferman”, apo nuk do kthehet aspak?
Për mendimin tim, asnjë skenar nuk është i përjashtuar…
Etiketa: fermanlali

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
Mori automjetin me qira dhe nuk e ktheu, vihet në pranga 24-vjeçari

Dogjën dy automjete në Durrës, arrestohen pas tre muajsh dy 18-vjeçarë (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com