Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Vilën 30 me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Takimi nisi në orën 09:00, ndërsa në orën 10:15 në të njëjtat ambiente mbërriti edhe ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.
Nga ajo çfarë raportohet, diskutimet u përqendruan te ecuria e procesit të adresave, hartimi i një ligji të ri për IKMT, si dhe një qasje e re për rolin e prefektëve, e cila synon rritjen e përgjegjësive dhe fuqizimin e tyre në nivel territorial.
Ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës, ndërsa sot po zhvillohet gjithashtu faza e intervistave për kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Komisioni i krijuar në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, ka vlerësuar dosjet e kandidatëve.
Për këtë post kanë aplikuar 16 kandidatë, përfshirë dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit: Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat u skualifikuan pas verifikimit paraprak.










Discussion about this post