GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Lamtumirë Lali, ky ishte fundi

17:05 - 13/03/25
në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 3 min
A A
Lamtumirë Lali, ky ishte fundi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Andi Bushati

Pas asaj që ka ndodhur ditët e fundit mund të thuhet pa frikë se ylli politik i Erion Veliajt është fikur. Dy ngjarje, që një koincidencë fatale i afroi pranë njëra tjetrës në kalendar, e konfirmuan këtë.

E para ndodhi në sallën e apelit të Gjykatës së Posaçme. Tek dyert e saj, nuk u mblodhën më as militantë rilindas, as nënpunës bashkie, për të shprehur mbështetjen për idhullin apo punëdhënësin e tyre. Shefi i madh ua pengoi me ferman duke shpallur se ajo që kishte ndodhur një muaj më parë ishte e gabuar. Pranvera e vetmisë së madhe të Lalit vijoji me braktisjen e mbështetjes nga deputetët socialistë. Pasi Edi Rama bëri shembull një status të Etjen Xhafajt, askush nuk guxoi të shprehe më solidaritet politik me të burgosurin e Durrësit.

Në këtë atmosferë braktisjeje u zhvillua seanca e vlerësimit të masës së arrestit. në apel, ku SPAK pretendoi se kishte sjellë disa përgjime, si prova të reja. Po a është e mundur që Veliaj u la padashur të binte në kurth dhe askush nuk e njoftoi për to, nga drejtoria e burgjeve apo Ministria e drejtësisë? Nëse këto institucione kontrollohen nga partia-shtet, si ka mundësi që nuk u gjend një njeri i vetëm që ta paralajmëronte kryebashkiakun në detyrë se sa rrezikonte me porositë që jepte nga qelia? Mos vallë e kanë lënë në rënie të lirë?

Sa do hipotetik apo real të jetë ky dyshim një gjë është e qartë, gjyqtari Pëllumbi, që ruajti vijimësinë e kolegut të tij të shkallës së parë, Bani, konfirmoi se akti i prangosjes nuk ishte një rastësi dhe se marëdhënia e Veliajt me qelinë do të jetë më e gjatë sesa mendohej.

Paradoksalisht, në harkun e të njëjtave ditë kur Erioni goditej nga drejtësia, u bënë publike edhe listat me të cilat PS do të konkurojë në Tiranë. Një nga konkluzionet e para që mund të nxirret pasi ke parë emrat e reshtuar aty, është se në parlamentin e ardhshëm, ndryshe nga ky që po mbyllet, nuk do të ketë asnjë mbështetës të atij që deri pak kohë më parë ishte drejtues politik i këtij qarku.

Po të shohësh listën e mbyllur, pra ata që e kanë të sigurtë rizgjedhjen, aty nuk gjen asnjë përkrahës të Lalit. Ndërsa në pjesën e hapur të saj kanë mbetur 5-6 kandidatë, më shumë për t’u shtrydhur, për ato që kanë fituar në të shkuarën, sesa si premtime të së ardhmes. Zor se ndonjëri prej tyre do t’ia dalë të hyjë në kuvend. Më përjashtim të Fatmir Xhafës, që më tepër i përket partisë sesa aleancave të përkohëshme që ndërton për të mbijetuar aty, asnjë nga mbështetësit e dikurshëm të kryebashkikut nuk do të jetë pjesë e grupit të PS-së në kuvendin e ri.

Pra në harkun e dy tre ditëve Veliaj ka dalë i humbur edhe në raport me drejtësinë edhe në raport me partinë. Kariera e tij është kompromentuar në mënyrë të pakthyeshme, për çudinë e të gjithë atyre që u iluzionuan për një kohë të gjatë se ai ishte pasardhësi i paracaktuar i Ramës. Në atë parti, të ngritur vetëm për lavdinë, përfitimet dhe pushtetin e pamatë të një njeriu, nuk ka pasur as dje dhe nuk mund të kishte kurrsesi numër 2. Mënyra se si e flakën Lalin është dhe shembulli më i pakundërshtueshëm për të gjithë ata që duan t’i rezistojnë kësaj të vërtete.

Etiketa: lalilamtumire

Lajme të lidhura

Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!
Breaking Views

“Korrupsionin e pranon vendi”/ Socialistja Ermelinda Meksi: Rama dhe Kos po relativizojnë fenomenin!

23:24 - 26/03/26
Gjekmarkaj: Protesta e tejkaloi mosbindjen civile
OP-ED

Satira e Gjekmarkajt: Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë!

11:11 - 25/03/26
Para
Thellohet skandali me abuzimet për godinën 19 në “Qytet Studenti”, Arbjan Mazniku dhe Taulant Tusha…

Thellohet skandali me abuzimet për godinën 19 në “Qytet Studenti”, Arbjan Mazniku dhe Taulant Tusha...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë
Aktualitet

Ngjarje tragjike në Durrës, nxënësi 17-vjeçar humb jetën në shkollë

16:16 - 03/04/26

Një rast i rëndë është shënuar pasditen e sotme në Durrës, ku një 17-vjeçar ka humbur jetën në ambientet e...

Lexo më shumë
A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

A po përjashton PD mbështetësit e Salianjit? Përgjigjet Vokshi, flet edhe për sherrin në Kuvend

16:09 - 03/04/26
Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

Para zgjedhjeve nis patronazhimi, Rama kërkon sërish adresat e qytetarëve, gjoba nëse…

15:55 - 03/04/26
Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

Presidenca: Dekreti për Ols Dadon, i ligjshëm/ Gjykata i kërkon Veliajt ta korrigjojë padinë

15:26 - 03/04/26
PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

PD kërkon Komision parlamentar për AKSHI-n: Të hetohen procedurat e tenderave

14:41 - 03/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com