GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lamtumirë, Mirush”/ I prekur, aktori Muharrem Hoxha ndahet me mikun

12:50 - 06/12/23
në Aktualitet, Art & Kulturë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lamtumirë, Mirush”/ I prekur, aktori Muharrem Hoxha ndahet me mikun
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në Muzeun Historik në Tiranë po zhvillohen sot homazhet e fundit në ndër të Mjeshtrit të Madh të skenës, Mirush Kabashit, i cili ndërroi jetë të martën në moshën 75 vjeçare.

Kolegë të tij, por mbi të gjitha qytetarë të shumtë që janë rritur me artin e tij dhe e kanë adhuruar atë në dekada, janë rreshtuar për t’i dhënë lamtumirën e fundit kolosit të skenës shqiptare.

Aktori i mirënjohur i humorit, Muharrem Hoxha, koleg dhe mik i Mirush Kabashit, tha për mediat:

“Siç ka shtëpia kolonat, unë them Mirushi ynë iku si një kolonë nga arti shqiptar. Nga arti durrsak dhe arti i gjithë Shqipërisë. Nderi i Kombit, po më duket se këtë dhimbje ia la kombit, kombit që i ka lënë dhe veprat e tij të mrekullueshme.

Ka qënë një punëtor i paparë, këmbëngulës, i zoti. Kudo, kudo ku ka shkuar ka marrë çmime, më duket rast i rrallë, jo në Kajro, jo në Ukrainë… Më duket se Sokratin, nuk e di, po është e vërtetë e ka mësuar përmendësh greqisht dhe ka dhënë shfaqje. E ka mësuar greqisht dhe e ka dhënë. E pabesueshme!

Ishte pa qejf dhe nuk e tregonte veten. Bile i thashë: “Hë mor Mirush (se ka qënë notar i tmerrshëm, fillonte në mars dhe deri në shtator) ke bërë nga 10 kilometra dhe …”

“Jo mor Rrem, nuk është ashtu, po sesi…Megjithatë s’jam keq…”. Por ai kishte qenë keq”, vazhdoi i prekur, Muharrem Hoxha.

Gjatë homazheve për nder të aktorit të njohur Mirush Kabashi, edhe aktori Luftar Paja e konsideron si një figurë shumëdimensionale.

“Do ta mbaj mend si një figurë shumëdimensionale, i papërsëritshëm. Si një njeri i qeshur dhe i miqësisë dhe do të më kujtohet nëpërmjet veprave që ka lënë.

Veprat e Mirush Kabashit janë të shumta dhe cilësore. Unë kam pasur rastet që kam punuar në koncertet e vitit të ri dhe do ta kujtoj për aftësinë e komunikimit, për talentin e tij. Çfarë mund t’i kujtosh më para Mirushit i cili siç kishte emrin rrezatonte mirësi”,

Etiketa: MirushMuharrem Hoxha

Lajme të lidhura

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja
Aktualitet

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi
Aktualitet

Kishin sherr për pronën, i djeg makinën, kapet autori dhe zbulohet porositësi

10:14 - 02/04/26
Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’
Aktualitet

Zgjidhet treshja e gjyqtarëve që do të shqyrtojnë dosjen ‘Meta’

10:10 - 02/04/26
Para
Fifi rrëfen planet për dasmë si dhe marrëdhënien me Adrola Dushin

Fifi rrëfen planet për dasmë si dhe marrëdhënien me Adrola Dushin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…
Breaking Views

Paralajmërimi për sulm nga Irani, reagon Ambasada Amerikane: Nuk ka përparësi më të lartë se siguria, po bashkëpunojmë…

12:11 - 02/04/26

Reagimi i Ambasadës Amerikane për TopNews: Faleminderit për kërkesën. Ne ofrojmë përgjigjen e mëposhtme në sfond (on background), që mund...

Lexo më shumë
Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

Blinte vota me 50 mijë lek, GJKKO dënon për korrupsion me 1 vit e 2 muaj burg

12:02 - 02/04/26
I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

I kërkuari nga Shkodra për tentativë vrasje, kapet në Tiranë nga Operacionalja

11:42 - 02/04/26
Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

Ministri i Brendshëm: Kemi dërguar 444 efektivë të Policisë nën hetim

11:33 - 02/04/26
Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

Ministri i Jashtëm pas njoftimit të Ambasadës: S’ka arsye për alarm/ PD: Të mblidhet Këshilli i Mbrojtjes!

11:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com