GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Lapaj: Kam marrë oferta nga të gjitha partitë

22:36 - 19/09/23
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Lapaj: Kam marrë oferta nga të gjitha partitë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Aktivisti Adriatik Lapaj, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” ka folur në lidhje me lëvizjen e re “Shqipëria Bëhet”, e cila u prezantua zyrtarisht ditën e djeshme.

Lapaj u shpreh se ky ishte një vendim i vështirë për të sa i përket lënies anash të karrierës si edhe marrjen e përgjegjësisë karshi shoqërisë. Ai zbuloi se ka pasur oferta për t’u bashkuar me partitë politike nga i gjithë spektri në vend, por ka kundërshtuar me arsyetimin se ka kërkuar ndryshimin.

Sipas tij lëvizja “Shqipëria Bëhet” nuk është ende një parti politike, por shtoi se do të vijë dita kur do të përballet në zgjedhje si parti politike me forcat e tjera.

“Ishte një vendim i vështirë pasi ka përgjegjësi karshi shoqërisë, familjes por edhe ndaj vetes. Unë jam një profesionist në karrierë dhe ky angazhim do bëjë të ul performancën time si avokat, gjë që është e vështirë për mua. Nga ana tjetër është përgjegjësia që marr për qytetarët, për të cilët dua të krijoj shpresë.

Mes ëndrrës së ngritjes në karrierë dhe asaj që të realizohen ëndrrat e fëmijëve të këtij kombi, anoj te kjo e dyta. Kam marrë oferta nga parti politike. Vendimet e kësaj republike janë marrë historikisht nëpër Bllok ose në kolltukët e Dhërmiut, aty ku elita e vendit mblidhet e merr vendime për ne. Them që mund të isha pjesë e tyre sepse jeta është zgjedhje. Mund të bëhesha palë, kam marrë gjithmonë oferta nga gjithë spektri politik. 

Po të ishte për biznes mund të rrija aty ku isha. Arsyeja janë betejat e mia prej moshës 22-vjeçare për të kërkuar një ndryshim në këtë vend. Nga jashtë mund të debatohet, por duhet angazhim i drejtpërdrejtë për ndryshimin. Kjo nuk është një parti, por mund të bëhet parti politike. Temat që trajton kjo lëvizje duhet të bashkojnë këdo përtej ndasive partiake.

Nëse gjithë Tirana e di që iks ministër është i korruptuar, por kryeministri nuk reflekton, ai nuk ndëshkohet dot me sistemin e sotëm, ndaj ne kërkojmë hapjen e listave. Qytetari duhet të ketë mundësi për atë që performon mirë ta ngrejë në renditje dhe ta fusë në parlament. Nuk duhet të ketë blloqe njerëzit që shkojnë pas dikujt për interesa, por shkon me fuqinë që të ka dhënë populli për të kundërshtuar.  Një ditë do përballemi si parti politike, por ky është rrugëtim”, u shpreh Lapaj.

Etiketa: lapaj

Lajme të lidhura

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”
Aktualitet

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur
Aktualitet

Blushi: Plumbi i gomës në ballin e një zonje, fytyra kriminale e regjimit të Ramës që duhet shporrur

15:10 - 21/02/26
Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit
Aktualitet

Gazi lotsjellës/ Berisha: Dënoj me forcën më të madhe dhunimin e xhamisë dhe besimtarëve gjatë faljes së namazit

14:51 - 21/02/26
Para
Vasili rendit faktet: Ja misioni i vetëm i Edi Ramës

Vasili: Vuçiç po sfidon Europën me deklarata skandaloze

Discussion about this post

TË FUNDIT

Big Brother VIP nis në dhjetor, ja disa nga emrat që do trazojnë shtëpinë këtë sezon
Show Biz

Zbulohet arsyeja shokuese pse Kristi Lamaj u përjashtua nga “Big Brother VIP”

22:55 - 21/02/26

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me përjashtimin e Kristi Lamaj nga Big Brother VIP Albania, një vendim që ka...

Lexo më shumë
Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

Ish-ministri Balla i përgjigjet Berishës: “Thirrjet për dhunë janë vepra penale”

22:27 - 21/02/26
Aksident në rrugën Vlorë-Novosel, plagosen 2 persona

Çmenduri/ Paralizohet Shqipëria, çfarë po ndodh?!

21:02 - 21/02/26
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20:22 - 21/02/26
ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

ASHK pa internet në rrethe, bllokohen shërbimet e kadastrës për qytetarët

19:52 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com