Në intervistën e dhënë për “RAC1”, presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur edhe për mundësinë që ylli argjentinas, Lionel Messi të rikthehet në “Camp Nou”.
Kreu një i blaugranave ka shuar çdo ëndërr të tifozëve katalanas, teksa është shprehur se nuk ka marrë asnjë mesazh rikthimi as nga sulmuesi i PSG apo edhe nga menaxherët e tij.
Sipas tij, katalunasit nuk kanë mundësi të shpenzojnë aq shumë para për ta rikthyer shtatë herë fituesin e Topit të Artë, i cili vitin e kaluar iu bashkua Paris Saint-Germainit.
“Unë nuk kam marrë ndonjë mesazh as nga Messi e as nga menaxherët e tij për një mundësi të rikthimit të tij në Barcelonë. Realiteti është se ne nuk po e konsiderojmë këtë mundësi. Sot për sot, ne nuk po e ngremë këtë çështje”, deklaroi Laporta.
Discussion about this post