GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Lapsusi i pandërgjegjshëm për SPAK që tradhëtoi Edi Ramën

20:24 - 08/05/24
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Afera e inceneratorëve, Basha kallëzon në SPAK Ramën dhe Veliajn
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ajo që lexohet nën reshta ndoshta e ka tradhëtuar mesazhin që kryeministri donte të përçonte publikisht. Edi Rama nuk e humbi rastin, as në fjalimin më të gjatë të karrierës së vet, të dilte në mbrojtje të SPAK, të garantonte se nuk e ka kapur atë dhe të vetëmburrej si arkitekt i tij.

Por ajo që bënte përshtypje, në shqyrtimin në filigran që Lapsi.al i bëri tekstit të tij, qe përdorimi i një fjalori ushtarak, në raport me Prokurorinë e Posaçme. Kryeministri u betua ta ketë seriozisht luftën për drejtësinë e re, madje duke mos e mbajtur “as lëkurën tonë larg zjarrit të saj”. Ai i etiketoi mbi tre herë, SPAK-un dhe GJKKO si “gryka zjarri”, të cilave PS u ka hapur rrugën për të goditur. Ai foli disa herë për luftë frontale dhe për furnizimin me municion që partia në pushtet i ka bërë prokurorëve dhe gjykatësve. “PS është e vetmja parti politike që ka dorëzuar një armë me të cilën të gjithë të tjerët janë mbrojtur, ndërsa ne jemi vetë çarmatosur”, u kujdes të theksonte ai.

Në pamje të parë përdorimi i këtij fjalori luftarak duket sikur i shkon për shtat qëndrimit të përhershëm të kryeministrit për drejtësinë e re, si një aleate ndaj betejës titanike kundër korrupsionit.

Por, pasi ke vënë në dukje këtë të lindin natyrshëm disa pyetje. A përshkruhet një aleat si dikush që të ka vënë në grykën e zjarrit? A flitet për një bashkë udhëtar në mision, si për dikë që të ka shenjëstruar lëkurën? A mund të frikësohesh se ndihesh i çarmatosur përballë tij? A tutesh nga furnizimi me mundicion që i ke bërë atij? A e percepton dot atë si dikë të prirur për të të ekzekutuar?

Të gjitha këto pikpyetje të bëjnë të mendosh se Edi Ramës të tjera gjëra i lexonte goja dhe në të tjera skuta ankthi e drejtonte nënndërgjegjja. E para, përshkruante një aleat, ndërsa e dyta i frikësohej një armiku të pakontrollueshm.

Ky dyzim është shumë domethënës. Jo për të vërtetuar se Edi Rama nuk e menaxhon aktualisht SPAK-un, por për një gjë tjetër. Për të thënë se ndryshe nga ç’thotë, ai as nuk e ka ideuar dhe as nuk e ka dashur atë. Mjafton ky dyzim për të kuptuar se, ndryshe nga sa pretendon, nuk ka qenë ai që i ka kërkuar perendimorëve në Berlin, Bruksel dhe Uashington një reformë në drejtësi kaq radikale. Po të qe kështu, po të kish qenë vetë nismëtari, ai do ta përshkruante SPAK-un si një aleat paqësor dhe miqësor dhe jo si një grykë zjarri që e shenjestron mbi lëkurë.

/Lapsi.al/

Etiketa: Edi RamaSpak

Lajme të lidhura

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!
Breaking Views

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani
Opinion

Cjapi dhe Koçi/ Skeda e zezë e dy arbitrave ordinerë që po “vrasin” futbollin! Si u masakrua sërish AF Elbasani

12:20 - 06/04/26
Po sikur të çmenden deputetët?
Breaking Views

Po sikur të çmenden deputetët?

17:44 - 02/04/26
Para
“Palaço”, Rama vazhdon debatin me Bardhin në Twitter

“Olsi trafikant i Xibrakës”, Bardhi replikë me Ramën: Merr avokat Engjëll Agaçin

Discussion about this post

TË FUNDIT

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte
Botë

OKB për luftën në Gjirin Persik: Sulmet ndaj infrastrukturës civile janë krime lufte

20:28 - 07/04/26

Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk, ka dënuar ashpër “retorikën nxitëse” që po shoqëron...

Lexo më shumë
Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

Policia aksion në Veri të Kosovës/ Arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë, shpërndanë zarfat e gjykatave serbe

20:04 - 07/04/26
“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com