GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Largimi i Berishës, Salianji: I jep mundësi PD-së të vijë në pushtet

20:29 - 30/09/21
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Largimi i Berishës, Salianji: I jep mundësi PD-së të vijë në pushtet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në një intervistë për mediat, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji e ka konsideruar si vendimmarrje të fortë përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar i PD. Salianji tha se ky vendim i jep një mundësi Partisë Demokratike që të vijë në pushtet.

“Fokusi i opozitës është mbrojtja e interesit publik. Nuk ka diskutim që një vendimmarrje e fortë ndikon të gjithë shoqërinë. Në PD mund të jetë e përjetuar me emocione të forta, me trauma tek disa. Por vendimmarrja e kryetarit të PD ka qenë një vendimmarrje që vjen pas një periudhe të gjatë reflektimi, është një vendimmarrje racionale. Dhe në vendimmarrje të tilla ku janë përfshirë shumë emocione ajo që do të gjykohet në fund është interesi. Dhe interesi që ky vendim është marrë, është për t’i dhënë mundësi PD-së që të vijë në pushtet, interesit të demokratëve. Mos partneriteti me SHBA-të e penalizon atë. Deklaratat e ambasadores janë optimiste për Partinë Demokratike”- tha ai.

Më tej ai tha se një vendim i tillë nuk mund të merrej në një kohë tjetër. Ai ka kërkuar që të gjithë të lënë mënjanë emocionet dhe se gabimet e së shkuarës nuk duhet të ndikojnë në një mendim irracionalist. Ai theksoi Lulzim Basha nuk ka pasur mundësi tjetër veçse marrjes së këtij vendimi.

Më tej ai shtoi se interesi kryesor duhet të jete ai i demokratëve dhe i Shqipërisë.

“Nuk mund të marrësh një vendim kur nuk ke tagër. Kryetari i ri që është Lulzim Basha duhet të merrte vendimmarrjen në bazë të informacioneve dhe interesave të qytetarëve dhe pa diskutim interesave të Shqipërisë. Vendimmarrja nuk mund të kishte kohë tjetër pasi janë bërë të gjitha përpjekjet për një zgjidhje tjetër. Berisha nuk është përjashtuar nga PD, por është thjesht një pezullim nga Grupi Parlamentar. Duhet të lëmë mënjanë emocionet dhe i gjithë mundi, rraskapitja dhe gabimet që ka bërë PD-ja në të shkuarën të ndikojnë në një mendim irracionalist. Nuk është një çështje në të cilën ti mund të zgjedhësh. Nuk ka interes më të madh për PD-në se të jetë aleat strategjik i SHBA-ve. Basha ishte shumë mirë në situatën që ishte. Në 8 vite e ka pasur mbështetjen e tij më të madhe në 8 vite. Duhet të shohim a ka pasur një mundësi tjetër Lulzim Basha në marrjen e këtij vendimi. Fakti që ambasadorja Kim vjen në PD dhe jep mesazhe inkurajuese për një opozitë fituese, tregon një qasje tjetër të SHBA ndaj Partisë Demokratike. SHBA, është qëndrimi zyrtar i tyre. Çdo përfitues i vogël që tenton të përfitojë nga kjo situatë e të bëjë lëmsh dynjanë e ka gabim. Mirë do të ishte të mos kishte ndodhur kjo. Ne jemi para faktit të ndodhur dhe duhen marrë vendime me interes absolut Partinë Demokratike. Unë nuk jam tek ata njerëz që për çdo vendimmarrje të Lulzim Bashës ka qenë dakord, kam qenë kundër djegies së mandateve, por nuk e kam thënë. Berisha është në të drejtën e vet për të diskutuar dhe folur. Njerëz që i kemi pasur përballë për 8 vite, që kanë pasuruar veten dhe familjarët në 8 vite dhe bëjnë sikur kanë interesin e PD-së”- tha ai.

Ai gjithashtu tha se interesi i përbashkët është bashkimi rreth Partisë Demokratike dhe kryetari partisë ka përgjegjësi më të mëdha, prandaj votohet me referendum që të marrë vendime të forta.

Etiketa: Ervin SalianjimundesiPartia Demokratikepushtet

Lajme të lidhura

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit
Breaking Views

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit, reagon Departamenti Amerikan i Shtetit

19:31 - 12/03/26
“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje
Breaking Views

“Përdorues droge”, Gjykata e Tiranës rrëzon padinë e Ramës ndaj Berishës për shpifje

19:11 - 12/03/26
Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren
Breaking Views

Politico: Brukseli bën thirrje për drejtësi, ndërsa Rama shpëton nga arresti ish-zëvendëskryeministren

19:00 - 12/03/26
Para
Iu ka ndodhur edhe ju, të flisni për diçka dhe në telefon iu ka ardhur direkt një reklamë me atë temë? Ekspertët hedhin dyshimet e forta

Iu ka ndodhur edhe ju, të flisni për diçka dhe në telefon iu ka ardhur direkt një reklamë me atë temë? Ekspertët hedhin dyshimet e forta

TË FUNDIT

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Lexo më shumë
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën

22:32 - 12/03/26
SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

SPAK: Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare

21:50 - 12/03/26
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri)

21:30 - 12/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com